Artivizem

    0

     

     

    Më 10 Maj 2019 tek Tirana Ekspres (The alternative art space of Tirana), u realizua ekspozita finale e projektit ARTIVIZËM. Në këtë ekspozitë u projektua dokumentimi i punëve artistike të artistëve bashkohorë Alketa Ramaj, Romeo Kodra, Ergin Zaloshnja, Sokol Peçi, Ani Muraku, Jorgjia Kallo, Ajet Rira.

    Programi

    – Hapja e ekspozitës (fjalët përshëndetëse)
    – Prezantimi i punëve artistike të realizuara
    – Shpallja e “MANIFESTI PER ARTIVIZMIN”
    – Bashkëbisedim me artistët pjesemarrës

    “Qëllimi i ARTIVIZËM është të komunikojë me anë të çdo formë të mundshme të shprehjes artistike si video, street art, postera, instalacione, performanca, disa qëndrime kritike që kanë artistët bashkohorë shqiptarë për perceptimin e pjesëtarëve të komuniteteve mbi ambjentet ku jetojnë, me qëllim që ti kthejnë ata në aktorë të ushtrimit të presionit qytetar ndaj autoriteteve lokale. ARTIVIZËM synon ta përdor artin si mjet të mirëfilltë protestë politike, pa bërë politikë, për të sjell një ndryshim rrënjësor social-kulturor që shkon në kah të dëshirave dhe pritshmërive të komunitetit”. ( Andi Tepelena, drejtues i projektit)

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.