Atlantid

poster_atlantid openingTE DASHUR MIQ! KAMPI ESHTE MBYLLUR QE dt. 20 SHTATOR 2014. FALEMINDERIT PER NJE SEZON E BUKUR! SHIHEMI VITIN TJETER TE ATLANTID BEACH!

Kampi Atlantid Beach i cili ndodhet në Fushqetë në komunën Ishëm është projekt i rradhës për zhvillim i eko turizmit nga Tirana Ekspres. Ky është destinacioni ideal për ju që jeni lodhur nga ndotja dhe zhurma, dhe kërkoni diçka të veçantë për pushimet tuaja. ATLANTID është nje plazh i virgjer, një një nga zonat më të bukura të Shqiperisë. I qetë, pa ndërtime, pa beton… i kristaltë! Dhë vetëm 40 km nga Tirana.
Duke qënë një vend aq i bukur dhe frymezues, e morem, e pastruam, rregulluam dhe ofruam ca mundesi e kushte për secilin që do, të vijë e ti bashkohet magjise së këtij vendi. Deti i pandotur, rëra e bardhë, muzika, zjarri, zgara dhe plot aktivitete kulturore-sportive po presin për ju.

Rezervoni çadrat ketu: https://tiranaekspres.com/web/sq/atlantid/rezervimet/

a98a93a9

 

 

 

 

 

 

ATLANTID PROMOVON EKO TURIZMIN

Ne kemi për qëllim të zhvillojmë një model turizmi të qëndrueshëm në Komunën Ishëm; të angazhojmë punonjës vendas; ë krijojmë impakt ekonomik direkt nga rritja e punësimit dhe krijimi i kërkesës për produkte e shërbime vendase; të krijojmë një modeli për zhvillimin e turizmit rural.  Kampi ynë bazohet në krijimin e një strukture ekologjike të përbërë materialet të ricikluara, çadra të ndërtuara konform natyrës, ushqime natyrale dhe aktivitete të ndryshme sportive.

Për të ardhshme jemi duke punuar për të krijuar një infastrukture që përdoret kompost tualet, energji me panel diellor dhe një menaxhim plehrave të qëndrueshme të zonës.

AKTIVITETE DHE SHERBIME

  • Infastruktura: akomodim (çadra kampingu me qera: 7€/1000 Leke nata/person që përfshin dysheku, batanijë, shezllonë dhe çadër plazhi), bar, restorant, tualete dhe dushe te thjeshta, biblioteka “Treks”.
  • Guida turistike në pikat e vrojtimit dhe kalanë e Skënderbeut, kurse Yoga (me prenotim), tours me kanoa, evente kulturore.

10446506_645436955549799_8586992987905472744_nSI TE GJEJME ATLANTID BEACH?

Në rast se keni makinë, rruga është shumë e mirë dhe bëhet për 1 orë nga Tirana. Rruga për në ATLANTID beach është një nga rruget më piktoreske të Shqiperisë. Fshatrat e vegjel, të ndërtuara me shtëpitë karakteristike; fushat e kodrat përmes të cilave kalon rruga janë vërtet mahnitëse. Prej sipër fshatit të bukur Shetaj, e deri në ATLANTID do ju shoqëroj relievi i pafund i detit. Pastaj vetëm 1km pas Shetajt do të merrni një kthesë në të majtë; 5-6 min rrugë fshati (e paasfaltuar) dhe ja ku jeni: ATLANTID beach.

Në rast se nuk e keni makinë, transporti i mundshëm bëhet me linjën e autobusit Tiranë – Shkafanë (Gjiri i Lalëzit). Nisja çdo ditë në 9:00, 11:00, 13:00 dhe 15:00 të Zogu i Zi. Një mundësi tjetër është që të merrni autobus ose furgon për në Durres deri në Maminas. Nga Maminasi apo Shkafana ka mundësi për transport me taksi ose furgon me rezervim paraprak. Edhe mënyra Autostop është një mundësi e mirë dhe mjaft atraktive për ta prekur nga afër këtë mrekuli të natyrës.

Për të marrë udhëzime, ju lutemi klikoni në linkun!

atlantid_1

NA KONTAKTONI:

Email: [email protected]

www.tiranaekspres.com/web/sq/atlantid

www.facebook.com/pages/Atlantid.Beach

 

FOTO GALERI: