Would you like to feature your art here

Submit your works today

Secure payments

PayPal, Bank Transfer, Cash on Delivery.

Email & Chat support

Click chat below

Ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave”

Tirana Ekspres nën përkujdesjen dhe kurimin e artistit Shpend Bengu, me rastin e Tiranës – 100 vjet kryeqytet, solli pranë qytetarëve një nga ekspozitat më të mrekullueshme të qytetit me plot 100 punime të 100 artistëve shqiptarë. Shpend Bengu, artist shqiptar, i lindur më 12 maj 1962 në Tiranë i diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Bashkëpunëtor aktiv në Universitetin e Kalabrisë si dhe në institucione të tjera publike të rajonit të Kalabrisë si ekspert në dizajnin grafik, pikturën, teknikat multimedia. Ai është Ambasador i vlerave të kulturës shqiptare përmes veprimtarive të artistëve të ndryshëm siç është dhe ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave”.

Ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave” vjen në Tiranë me vepra të realizuar përgjatë një shekulli nga artistet më në zë si Buza, Zajmi, Kaceli, Prizreni etj duke pasqyruar kryeqytetin, nga viti 1935 deri në ditët e sotme. Kjo ekspozitë me motive nga Tirana e dikurshme të nderthurur me ato bashkëkohore e që na sjell më afer Tiranës së vjetër, është një iniciativë e pambështetur nga institucionet kompetente, por është një shembull për këdo që dëshiron të krijoje art të pavarur.

Ekspozita ka qendruar e hapur pergjatë 3 ditëve nga data 23 Korrik në ambientin e Tirana Ekspres në rrugën “Jani Vreto”, në oborrin e banesës numër 6 ku mirepriti dhjetra vizitor artist , intelektual, si dhe turist nga vende të ndryshme të botës.

Loved this? Spread the word


About the Author

Tirana Ekspres