Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

MOVIE NIGHTS MAY – LABOUR #2

modern times13 Maj, ora 19:30: Modern Times (nga Charlie Chaplin, 87 min)

Amerika e viteve ’40. Chaplin eshte nje punonjes fabrike, qe lufton per mbijetese ne boten moderne te industrializuar. Filmi eshte nje pershkrim I gjendjes te deshperuar fiskale dhe punesimit me te cilat shume njerez u perballen gjate periudhes te Depresionit te Madh.

Fragment: https://www.youtube.com/watch?v=o-x2QArMpEQ

 

 Puna

Eshte llogaritur qe nje punonjes I zakonshem shpenzon 14% te jetes te tij ne pune, nje fakt interesant ky. Mund te sherbeje sin je arsye e forte per te reflektuar dhe per ta festuar Diten Nderkombetare te punes pak me teper… Prandaj ne po e shpallim Majin si Muajin e Punes ! Filmat e zgjedhur jane te lidhura me ceshtjet e punes dhe the gjitha mundimet, sakrificat dhe streset e saj. Punen e sotme mos e ler per neser… Dhe mos mungoni ne Mbremjet tona te Filmit.

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

EKSPOZITE – Tradita e Maleve te Veriut

tradita e maleve te veriutHapjes e ekspozites TRADITA E MALEVE E VERIUT – te enjten dt. 8 Maj 2014, ora 19.30  Tirana Ekspres.

Në epokën e teknologjisë dhe të globalizmit ku kultura po njesohet vazhdimisht është e rëndësishme të kthejmë vështrimin  herë pas here nga rrënjët, pasi kultura e sotshme ndërtohet mbi themele të forta të së shkuarës.

Ekspozita “Tradita e Maleve të Veriut”  synon promovimin e trashëgimisë etno-kulturore të zonave të veriut, duke sjellë një copëz të jetës së malësorëve që nga mjetet e jetesës, veglat e punës, punimet e ndryshme artizanale, veshjet popullore. Ju ftojmë në një mbrëmje ku ekspozita e objekteve shumëvjeçare do ndërthuret natyrshëm me diskutime, libra dhe poezi të autorëve të zonës shoqëruar nga tingujt e ëmbël të fyellit dhe çiftelisë, të cilat s’do ngurrojnë të marrin dhe nuanca rock-u.

Read More
Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara

EKSPOZITE FOTOGRAFIKE – Stacioni i harruar

Hapjes e ekspozites “STACIONI I HARRUAR” te enjten, dt. 1 Maj 2014, ora 19.00.                      Ekspozita do te jete e hapur deri me date 8 Maj!

Kontributi i 5000 vullnetareve te rinj ne vitin 1947 ne ndertimin e hekurudhes Durres-Tirane ende nuk eshte zhdukur totalisht.Kjo hekurudhe perpiqet te mbijetoje ne harresen e kapluar nga banoret dhe shteti.
Dikur mjeti i transportit me i rendesishem ne vend ,ku nuk perjashtonte asnje shtrese sociale,sot treni eshte nje mundesi e mire udhetimi i njerezve te skamur nga varferia.
Stacioni i trenit eshte nje realitet krejt i shkeputur nga dinamizmi i kryeqytetit.Treni per pjesen me te madhe te banoreve eshte inekzistent.Per ta treni eshte nje histori e mbushur me kujtime.Ndersa per te rinjte Shqiptare treni eshte dicka e turpshme.Edhe nese e ke bere ate “gabim” sduhet treguar tjetrit sepse ne syte e tij do te jesh thjesht nje i “rreckosur” .

Read More
Kryesore, Të kaluara, Workshop

5 RHYTHMS – KERCE VALLEN

kerce valenPerseri te dt. 7 dhe 28 Maj,  ora 20.00 @ Tirana Ekspres:

5Rhythms: Nje levizje e njohur meditimi e krijuar nga Gabrielle Roth ne fund te viteve 70’.  Autorja e pershkruan kete praktike si nje udhetim shpirteror dhe e shpjegon se duke levizur  trupin, duke cliruar zemren dhe mendjen, njeriu mund  lidhet me te brendshmen e shpirtit, rrenja e inspiracionit ku njeriu ka potencial dhe mundesi te pafundme.

Kontribut: 300 Leke

Read More
Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

MOVIE NIGHT – APRIL LOVE #4

amourTe marten, dt. 29 Prill ora 19.30: Amour (by Michael Haneke, 127 min)

Historia e nje cifti te vjeter, Anne dhe Georges, te cilet jane mesues muzike te dale ne pension dhe jetojne ne Paris. Anne peson nje goditje e cila paralizon njeren pjese te trupit te saj. Lidhja dashurore e ciftit testohet ne nje menyre te eger.

Trailer : https://www.youtube.com/watch?v=F7D-Y3T0XFA

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara

MULTILANGUAGES CAFE

Multilanguages cafe-NEW!!! CDO TE MERKUREN 16.00-18.00 @ Tirana Ekspres/ Stacioni No. 1 !!!

Multilanguages cafe (kafe ne shume gjuhe) eshte projekti me i ri i Tirana Ekspres.
Tirana Ekspres si ambjenti i vetem alternativ ne Tirane ne promovimin e artisteve te rinj dhe kultures ne teresi por jo vetem dhe si nje Organizate gjitheperfshirse per inkurajimin dhe mbeshtetjen e komuniteteve per te ndermarre nisma konkrete ne ndryshimin e cilesise se jetes ne pergjithesi, tashme lancon nje program te rri, alternativ po aq sa dhe te dobishem per te rinjte shqiptare.
Multilanguages cafe eshte nje nisme qe bazohet ne praktiken e drejtperdrejte te nje ose me shume gjuheve ne te njejten kohe, ajo fokusohet ne te mesuarin informal dhe ka si baze diskutimet, debatet, role play apo shkembimet nderinstitucionale dhe pse jo dhe nderkombetare.
Kjo praktike bazohet ne formatin e Universiteteve Europiane per studentet e gjuheve te huaja ku cdo individ eshte i lire te kontibuoje, te marri apo te japi aq sa ai/ajo deshiron per te permiresuar nivelin personal te nje gjuhe te huaj.
Cdo person eshte i mirepritur te bashkangjitet ne cilendo prej tavolineve te gjuheve:
Anglisht
Gjermanisht
Spanjisht
Frengjisht
Italisht
Shqip
Apo apsolutisht te ndjehet i lire te shprehi deshiren per nje gjuhe tjeter qe deshiron te praktikoje gjate orarit te vene ne dispozicion.

Perfitimet nga ky program jane te shumta por nder te tjera po permendim :
• Permiresimi i afteive komunikuese ne nje/disa gjuhe te huaja te ndryshme nga gjuha e nenes
• Ndryshimin e mentalitetit dhe thyerje te paragjykimeve te ndryshme sociale dhe gjuhesore ne vecanti
• Te punuarit me teknika alternative bashkohore te ndryshme nga ato teorike e akademike
• Nxitje dhe motivim per individet qe ne te ardhmen te zhvillojne ide dhe programe personale
• Permiresimi ne cilesi dhe sasi te njohurive
• Mundesi potencialish produktive per te qene pjese e rrjeteve te rreja sociale dhe per te shprehur vetveten
• Te punuarit ne grup dhe mundesine per te krijuar mardhenia te mira interpersonale
• Promovimin e shumllojshmerise kulturore, etnike, linguistike apo fetare ne diversitetin shoqeror
• Promovim te vlerave dhe tradites per te pasur nje shoqeri me pranuese dhe me te hapur ndaj ndryshueshmerise

Qellimi i programit eshte, tu vije ne ndihme te gjithe atyre qe deshirojne te praktikojne nje gjuhe te huaj, si alternativa me e mire e te mesuarit ne baze te edukimit informal, ose te mesuarit nepermjet te berit vete(learning by doing). Ky program do te ofrohet nga Tirana Ekspres per cdo te merkure.

Per cdo informacion te nevojshem apo per cdo paqartesi ose per pyetje te metejshme cdo kush eshte i mirepritur te kontaktoje me ne personalish emaili im eshte [email protected] gjithashtu Bruno dhe Andri jane cdo dite tek Tirana Ekspres (perballe Parlamentit ne te njejten godine me FRD)

Jeni te mirepritur te praktikojme sebashku, deshira jone eshte te permiresohemi sebashku.

Read More