Andi Papastefani sjell dekadat e para në 100 skica të arkitekturës së Tiranës .
Arkitektura e viteve 1920 – 1959 vjen përmes skicave të artistit Andi Papastefani.
Piktori dhe arkitekti rrëfen narrativën e Tiranës kryeqytet me gjuhën e banesave karakteristike ndër vite.
Pastefani si gjuetar i vilave të mbijetuara në cepa të qytetit jep edhe mesazhin e ruajtjes së magjisë së mbetur në këto ndërtesa.
Zgjedhja për t’i skicuar keto ndërtesa në vend të fotografimit ndihmon emocionalisht , duke shkrirë individualitetin e një teknike personale si vizatimi me një subjekt jo aq personal sa kujtesa urbane .