Nebi Bardhoshi & Olsi Lelaj
Instituti i Antropologjisё Kulturore & Studimit tё Artit
Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisё” nga pikёpamja shtetёrore ishte trualli pёrshёnjues dhe qendra e kulmimit tё aftёsisё krijuese dhe prodhuese tё shoqёrisё shqiptare gjatё socializmit shtetёror. E, si i tillё, ai konsiderohej edhe si vendi ku shqiptarёt duhet tё ofroheshin, kolektivisht dhe individualisht, nёpёrmjet punёs sё palodhur dhe vetmohuese, pёr t’iu sakrifikuar zotave tё panteonit komunist. Trupi i ofrohej “Zotit tё Çelikut” nё ritualet e punëve të pёrditshme tё cilat ishin organizuara nё tre turne. Ndёrsa shpirti i purifikuar nga “gjarpёrinjt e skuqur” prej çeliku dhe “temiani” kimik i ofrohej kryezotit “Parti” dhe perёndeshёs “Mёmёdhe”. Metalurgjiku, parё si qendёr religjoze e “orakull” profetik i kozmologjisё materialiste tё ideologjisё Marksiste-Leniniste mund tё konsiderohet shumё mirё si trualli i kalimit kolektiv nga profania tek e shenjta nё shoqёrinё shqiptare gjatё socializmit shtetёror nё tё cilёn dhe nёpёrmjet tё cilit “lajmёrohej”,“parashikohej” dhe “projektohej” e ardhmia qё (nuk) do tё vinte-Komunizmi. Njerёzit qё punonin aty, proletarёt, si trup dhe ndёrgjegje, nё kalvarin e mundimeve dhe vuajtjve, mishёruan nё ekzistencёn e tyre tё pёrkohёshme si sakrificёn po ashtu edhe rrugёn drejt tё ardhmes mileniare, e ditёs qё do tё vinte, tё parashikuar prej tё fundit profet qё komunizmi pati, Enver Hoxha. Si qendёr kalimi apo liminaliteti, Metalurgjiku pёrshёnjon gjithashtu edhe vendin ku njerёzit e “paplotё moralisht” duhet tё pastroheshin nёpёrmjet sistemit tё qarkullimit, ku tё jetuarit nё gjirin e klasёs punёtore e sidomos nёn sprovёn e “gjarpёrinjёve tё skuqur e temianit kimit” purifikonin ndёrgjegjet e “ndotura”. Ndёrsa nё terma tё jetёs sё pёrditshme apo profane metarlurgjiku pёrfaqёsonte njё botё ndryshme: vend pune dhe mundi, gjymtimesh, kujtimesh e gezimesh. Kёsisoj,me anё tё kёtij filmi etnografik, ne pёrpiqemi tё eksplorojmё politikёn dhe poetikёn e Metalugjikut dje dhe sot, duke marra si subjekt tё analizёs tonё trupat e shenjuar tё ish-punёtorёve, kёta loci tё kujtesёs pёrsonale dhe tё harresёs kolektive, qё nёpёrmjet narrativёs sё tyre njёherazi rindёrtojnё subjektivisht tё djeshmen duke denoncuar fort harresёn e tё tashmes.
ora 19:30
Qendra e Studimeva e Antropologjise Sociale dhe Kulturore (QSASK) dhe Tirana Ekspres ne bashkepunim.