Kultura, Mjedisi, Projekte, Vizatime, Workshop

N’Farkë Festë

Projekti i titulluar N’Farkë Festë u zhvillua në datat 5, 8, 11 dhe 12 Korrik. Ky projekt pati disa aktivitete të ndryshme të cilat sollën interesin e shumë vizitorëve, kryesisht dhe të fëmijëve.

Aktiviteti i parë u mbajt me datë 5 korrik, ku u zhvilluan lojërat popullore, pranë Sheshit Skëndërbej në Parkun Europa. Ky aktivitet u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Fëmijë dhe të rritur iu bashkuan lojrave popullore. Lojrat që u zhvilluan, animatorët dhe muzika e bënë mbrëmjen më argëtuese për pjesëmarrësit e këtij ativiteti.

Aktiviteti i dytë, i cili u mbajt me datë 8 Korrik, pati si qëllim panairin e artizanatit, ku u zhvillua në sheshin alternativ të Pazarit të Ri. 14 artizanë të teknikave të ndryshme morrën pjesë në këtë panair duke prezantuar punimet e tyre të punuara prej dore. Sigurisht që pjesë e këtij panairi ishte edhe muzika e bukur popullore shqipëtare. Një visibilitet pati edhe nga turisët, të cilët shfaqën interes rreth këtij panairi. Të rinj, fëmijë iu bashkuan grupit të valles. Ky panair u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Aktiviteti i tretë u zhvillua në një ambient ndryshe, në liqenin e Farkës. Ky aktivitet pati një ekspozitë të zhvilluar në natyrë dhe gjithashtu një workshop me punimet e fëmijëve. Rreth 11 piktura të punuara nga duart e fëmijëve u ekspozuan në liqenin e Farkës, ku gjithashtu u zhvillua dhe workshopi.

Aktiviteti i katërt dhe përfundimtar, i përmblodhi të gjitha aktivitetet e përmendura më sipër. Ky aktivitet u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 23:00. Në një pjesë të liqenit të Farkës u zhvilluan aktivitetet për fëmijë, kurse në një pjesë tjetër, u luajt muzikë nga dy DJ të cilët i dhanë atmosferë aktivitetit. Workshopi i balonave, panairi i cili pati 12 artizanë dhe shumë aktivitete të tjera sollën që ky event të kishte një audiencë të lartë dhe të pëlqehej si nga fëmijë ashtu dhe të rritur.

N’Farkë Festë pati shumë vizitorë në të katërta fazat e tija. Ky projekt u realizua nga Tirana Ekspres dhe u mbështet nga Bashkia Tiranë.

Read More
Exhibition, Workshop

Bli një pikturë, dhuro një edukim 2

Në datën 16 Mars TE’Galeria u çel ekspozita e solidaritetit “Bli një pikturë, dhuro një edukim 2”. Të ardhurat e këtij eventi bamirësie u erdhën në ndihmë femijëve në nevojë për blerjen e mjeteve shkollore dhe veshjeve. Kjo ekspozitë qëndroi e hupur nga data 16 deri në 20 Mars.

Workshopi dy ditor i pikturës u zhvillua nga rreth 20 fëmijë të moshave të ndryshme. Krijimet e tyre u prezantuan në ekspozitën që u mbajt në ambientet e TE’ Galeria. Në këtë ekspozitë morën pjesë njerëz të profesioneve të ndryshme, që mbështetën kauzën.

Këtë vit vendosëm të bashkëpunonim me organizatën “Autizmi Flet”, një organizatë e cila ka si qëllimi kryesor fuqizimin e personave me aftësi të kufizuar, të lindur ose të fituar me synim përmbushjen dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Përveç të tjerave në ekspozitë u prezantuan edhe disa punime nga disa fëmijë me çrregullime te spektrit të autizmit. Në këtë ekspozitë një pjesë e pikturave u prezantuan në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Këto u prezantuan në datë 3 prill te ambientet e Destil Creative Hub.

Një pjesë e madhe e pikturave u shit. Të gjitha kto të ardhura që u mblodhën shkuan për fëmijët të cilët kanë nevojë.

Falenderojmë organizaten e “Autizmi Flet”, prindërit, femijët, dashamirësit dhe të gjithë mbështetësit e kauzës që morën pjesë.

Read More
Exhibition, Exhibition, Kultura, Projekte, Workshop

Bli një pikturë, dhuro një edukim!

Në datën 8 Shator TE’Galeria u çel ekspozita e solidaritetit. "Bli një pikturë, dhuro një edukim" u erdhi në ndihmë fëmijëve të qytetit të Elbasanit. Kjo ekspozitë qëndroi e hupur për tre ditë dhe individë e institucione shprehën solidaritetin e tyre.

Workshopi dy ditor i pikturës u zhvillua me fëmijë të moshave 7-13 vjeç dhe kjo u finalizua me një ekspozitë solidariteti ndryshe nga ekspozitat e tjera të zhvilluara më herët. Të ardhurat, të cilat u grumbulluan nga kjo ekspozitë shkuan si një ndihmë për blerjen e mjeteve shkollore dhe veshje për disa fëmijë në qytetin e Elbasanit.

Ky projekt u ideua nga Ana Qirjazi dhe familja e saj dhe u soll në jetë nga Tirana Ekspres, TE'Galeria në bashkëpunim me organizatën A2A Albania në Elbasan. Klikoni link-un për të ndjekur kronikën e RTSH dedikuar projektit.

Read More
Artet vizuale, Projekte, Workshop

Qendra Artizanale Rinore (QAR)

“QAR” ka pasur per qëllim nxitjen dhe krijimin e mundësisë së personave meaftësi të kufizuara për të hyrë në treg dhe të gjeneronin të ardhurat e tyre.

Për këtë arsye u angazhuan 3 ekspertë të fushave të ndryshme artizanale për të mësuar dhe orientuar këtë grup personash drejt tregut të punës. Fushat ku u përqëndruan këto workshope ishin: 

  1. përpunim i bakrit në bizhu;
  2. përpunimi i allcisë;
  3. krijimi i bizhuterive me rruaza dhe material të ricikluar.

Në përfundim të këtij projekti, synuam zgjerimin e rrjetit për këtë kategori individësh, si dhe mundësimin e nxjerrjes në treg të produkteve finale të tyre.

FAZA E PARË

Si fillim të kësaj nismë janë zhvilluar takime me organizata të ndryshme, intervista me njerëz me nevoja të vecanta. Organizatat kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë që është ndërmarrë për këta persona. U zhvilluan takime për ti ardhur në ndihmë kësaj nismë me persona të tjerë të cilët shprehën dëshirën e tyre për të kontribuar.

FAZA E DYTË 

Ne fazen e dytë të kësaj nismë u organizuan workshope të cilat bënë bashkë njerëz me nevoja specifike ku prezantuan teknikat e ndryshme nga specialistet e artizanatit. U njohën me materialet dhe krijuan punimet e tyre.

FAZA E TRETË 

Pas një dedikimi dhe një angazhimi të palodhur për muaj me rradhë, rrugëtimi i ketij projekti u mbyll me sukses. Bashkëpunimi me grupin e individëve të vecantë që u përkushtuan maksimalisht në punimet e tyre të mrekullueshme artizanale.

Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa kontributin dhe suportin e madh që ofruan Western Balkans Fund (WBF) dhe EU Delegation to Albania, të cilët kanë qënë prezent në çdo hap që është ndërmarrë për organizimin e aktiviteteve me qëllim të argëtuarit dhe të mësuarit për artizanët e rinj.

Nje falenderim i veçantë gjithashtu shkon edhe për mentorët tanë që pa ndihmën e tyre, nuk do të realizoheshin këto punime artizanale: Ana Maria Ceko, Rudina Caca dhe Danjel Kucaj. 

Read More
Kultura, Mjedisi, Projekte, Workshop

Vjosa n’Fest

Festivali Vjosa n'Fest u mbajt në datat 27, 28 dhe 29 maj 2022 në qytetin e Përmetit nga ora 9:00 deri në orët e para të mëngjesit ku morën pjesë qindra dashamirës të cilët kishin udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Një festival gjithëpërfshirës me aktivitete të shumëllojshme si koncert muzikor me bande dhe DJ të njohur, aktivitete sportive dhe panair artizanal.
Promovimi i bizneseve vendase kishte një fokus të veçantë, prandaj u krijua një bazë të dhënash për çdo kategori të përfshirë në festival si Rafting, Hiking, Trekking etj. të qytetit. Gjithashtu u krijua një bazë të dhënash me të gjitha strukturat akomoduese të vendosura në qytet dhe fshatrat përreth.
Kontakti me banorët dhe krijimi i një rrjeti ishte i një rëndësie të veçantë. Ne patëm rastin të merrnim mendime të ndryshme prej tyre në lidhje me përzgjedhjen e vendosjes së çdo aktiviteti në terren bazuar në kushtet dhe specifikat e tyre. Në të njëjtën kohë u vendosën kontakte me subjekte të tjera të mundshme që mund të sillnin shërbimet e tyre nga Tirana. Shërbime që tejkaluan kapacitetet e qytetit të Përmetit, por të rëndësishme në mbarëvajtjen e festivalit, si krijimi i panairit të Artizanëve me njëzet stendat e vendosura në sheshin kryesor ku ishin vendosur artizanët e ftuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sportet ajrore

Aktiviteti tre ditor nisi rrugëtimin e tij me një performancë të parashutistëve të Sky Sports Albania me Alket Islamin, Jhonatan Islamin dhe pilotë të tjerë. Ata ofruan disa fluturime me parashutë për entuziastët e sporteve ekstreme. Fluturimet zgjatën nga 15 deri në 20 minuta. Paratrike, paragliding, paramotor dhe paragliding me motor ishin mënyrat e fluturimit që të interesuarit mund të zgjidhnin. Studimi i fluturimit u krye në Polimen, duke përshkuar zonën përgjatë luginës së Vjosës mbi qytetin e Përmetit deri në afërsi të fshatit Buhal.

Guida automobilistike

Garat me motoçikleta dhe Guidat e Motoçikletave u ofruan nga Enduro Albania Motors. 10
Çiklistët e certifikuar organizuan shfaqje të motoçikletave përgjatë rrugës kryesore të këmbësorëve të qytetit. Për të apasionuarit e motoçikletave për dy orë gjatë tre ditëve të festivalit u vunë në dispozicion edhe guida profesionale me të gjitha pajisjet e nevojshme. Rreth 100 persona arritën nga ky aktivitet, të regjistrohen në faqen e eventit www.vjosanfest.al, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe fizikisht në stendën e ngritur për këtë aktivitet.

Turne me biçikletë

Turne individuale dhe grupore me biçikleta në destinacione të ndryshme të qytetit të Përmetit, si në Banja Banjë, Alipostivan, Stërmbec dhe Ujvara e Sopotit. etj. Udhëtimet me biçikletë u ofruan nga Bike Doctor me 15 guida të certifikuara, përgjatë tre ditëve të festivalit duke filluar nga mëngjesi i datës 27 me një piknik në qendër të qytetit të Përmetit. Nëpërmjet stendës së vendosur në qendër të qytetit, kushtuar këtij aktiviteti, të interesuarit patën mundësinë të regjistrohen për të bërë një nga turet me biçikleta. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rreth 65 persona. Të interesuarit kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shipërisë si dhe nga Kosova.

Panairi i Artizanatit dhe Kulinarisë

Vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të produkteve vendore përmes Panairit. Përballë bashkisë u vendosën 20 stenda për panairin e kuzhinës së zonës, me produkte vendase dhe gatime tradicionale, si dhe panairin e artizanatit me artizanët nga qytetet e Përmetit, Ersekës, Gjirokastrës, Tiranës dhe qyteteve të tjera. Në këtë panair ata patën mundësinë që përmes mjeteve të ndryshme të promovojnë produktet e tyre të punuara me dorë.

Aktiviteti i fëmijëve

Paralelisht u zhvilluan aktivitete për fëmijë. Hapësira e dedikuar për fëmijët përfshinte animacione, lojëra popullore, ndërtimin dhe ngritjen e balonave, këndin e rrjedhjes dhe ekspozitën e pikturës “Kam pikturuar në sytë e mi” me vepra të fëmijëve të qytetit. Aktivitetet kushtuar fëmijëve u zhvilluan gjatë dy ditëve të para të festivalit, 27 dhe 28 maj, nga ora 10:00-17:00.

Edicioni i parë i Vjosa n'Fest pati feedback të mirë nga komuniteti lokal si dhe nga njerezit, te cilet erdhën ne qytetin e Permetit per te ndjekur festivalin.

Read More
Workshop

THE WANDERING CITY LAB

THE WANDERING CITY LAB – Një WORKSHOP mbi praktikat e ndërhyrjes artistike në hapësira publike | 24-26 Prill 2015

Organizuar nga Tirana Ekspres në bashkëpunim me Mobile Albania (Gjermani)

Përmes WANDERING CITY LAB, Tirana Ekspres dhe Mobile Albania po krijojnë një platformë e cila i ofron qytetarëve dhe artistëve te revokojne në menyrë artistike hapësirat publike në Tiranë.

Të gjithë artistët Shqipëtare prej disiplinave të ndryshme, aktivistët dhe qytetarët, janë të mirëpritur të zbulojne sëbashku mënyra të përvetësimit urban dhe trans-lokal. Për këte qëllim, Tirana Ekspres ka ftuar  “Mobile Albania” e cila vjen pas një eksperience të gjerë me “post-theatre-state” përreth Europes duke përqasur cështitje te ditëve të sotme si: mundësitë për krijimin e hapësirave të përbashkëta publike në një epoke të lulëzimit teknologjik, shpejtësisë dhe lëvizjes. Gjithmonë ata zhvillojnë faqe specifike teatrale dhe projekte me esencë qyteti të cilat përfshijnë grupe rezidenciale, individë dhe tema lokale.

Ky workshop do të përfaqësojë një forum praktik ku te gjithe pjesmarrësit jane të ftuar të përcjellin inputin e tyre. Kjo e fundit asiston në fuqizimin e punës në grup dhe krijimin e një network të pasur, si dhe stimulon identifikimin dhe klasterizimin e temave bashke me ndërhyrjet artistike. Duke testuar forma të ndryshme, ne do të nisim “lëvizjen migruese” përmes qytetit. Sëbashku, do të hulumtojmë mes qëndrimeve dhe besimeve; eksplorojmë zona të banueshme dhe periferi, qëndra e zona të gjelbërta. Zigzagu i ndërtuar përmes figurave urbane gjeometrike do të japë mundësinë të takojmë banorë lokal e të rastit.

 

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara, Workshop

FIND YOUR GEMS! – Encouragement exercises 20 dhjetor

Të dashur miq, të shtunën 20 Dhjetor në ora 3 pasdite                                                                                                               do të dëshironim t’ju ftojmë për një trajnim me Martha Otto dhe temën e VETVESHJES. Kemi një numër të kufizuar pjesëmarrësish!

Për të gjithë të interesuarit, ju lutemi na jepni një përgjigje të shkurtër : [email protected]

Ju lutemi gjeni programin e detajuar bashkangjitur në këtë faqe. Gjuha e punës do të jetë anglishtja. Pas një trajnimi të parë të suksesshëm, programi do të vazhdojë. Shihemi në Tirana Ekspres!

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara, Workshop

TRUPA SHENJUAR, SHPIRTRA TE HARRUAR 2 dhjetor

Olsi poster2shqipNebi Bardhoshi & Olsi Lelaj

Instituti i Antropologjisё Kulturore & Studimit tё Artit

Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisё” nga pikёpamja shtetёrore ishte trualli pёrshёnjues dhe qendra e kulmimit tё aftёsisё krijuese dhe prodhuese tё shoqёrisё shqiptare gjatё socializmit shtetёror. E, si i tillё, ai konsiderohej edhe si vendi ku shqiptarёt duhet tё ofroheshin, kolektivisht dhe individualisht, nёpёrmjet punёs sё palodhur dhe vetmohuese, pёr t’iu sakrifikuar zotave tё panteonit komunist. Trupi i ofrohej “Zotit tё Çelikut” nё ritualet e punëve të pёrditshme tё cilat ishin organizuara nё tre turne. Ndёrsa shpirti i purifikuar nga “gjarpёrinjt e skuqur” prej çeliku dhe “temi­ani” kimik i ofrohej kryezotit “Parti” dhe perёndeshёs “Mёmёdhe”. Metalurgjiku, parё si qendёr religjoze e “orakull” profetik i kozmologjisё materialiste tё ideologjisё Marksiste-Leniniste mund tё konsiderohet shumё mirё si trualli i kalim­it kolektiv nga profania tek e shenjta nё shoqёrinё shqiptare gjatё socializmit shtetёror nё tё cilёn dhe nёpёrmjet tё cilit “lajmёrohej”,“parashikohej” dhe “projektohej” e ardh­mia qё (nuk) do tё vinte-Komunizmi. Njerёzit qё punonin aty, proletarёt, si trup dhe ndёrgjegje, nё kalvarin e mundimeve dhe vuajtjve, mishёruan nё ekzistencёn e tyre tё pёrkohёshme si sakrificёn po ashtu edhe rrugёn drejt tё ardhmes mileniare, e ditёs qё do tё vinte, tё parashikuar prej tё fundit profet qё komunizmi pati, Enver Hoxha. Si qendёr kalimi apo liminaliteti, Metalurgjiku pёrshёnjon gjithashtu edhe vendin ku njerёzit e “paplotё moralisht” duhet tё pastroheshin nёpёrmjet sistemit tё qarkullim­it, ku tё jetuarit nё gjirin e klasёs punёtore e sidomos nёn sprovёn e “gjarpёrinjёve tё skuqur e temianit kimit” purifikonin ndёrgjegjet e “ndotura”. Ndёrsa nё terma tё jetёs sё pёrditshme apo profane metarlurgjiku pёrfaqёsonte njё botё ndryshme: vend pune dhe mundi, gjymtimesh, kujtimesh e gezimesh. Kёsisoj,me anё tё kёtij filmi etnografik, ne pёrpiqemi tё eksplorojmё politikёn dhe poetikёn e Metalugjikut dje dhe sot, duke marra si subjekt tё analizёs tonё trupat e shenjuar tё ish-punёtorёve, kёta loci tё kujtesёs pёrsonale dhe tё harresёs kolektive, qё nёpёrmjet narrativёs sё tyre njёherazi rindёrtojnё subjektivisht tё djeshmen duke denoncuar fort harresёn e tё tashmes.

ora 19:30

Qendra e Studimeva e Antropologjise Sociale dhe Kulturore (QSASK) dhe Tirana Ekspres ne bashkepunim.

Read More
Artet vizuale, Filma, Kryesore, Kultura, Muzika, Të kaluara, Workshop

12-13 Korrik @ ATLANTID

This weekend 12-13th July 2014 fundjave 12-13 korrik@ ATLANTID beach:

Saturday night:
++ Selection of animated short films

++++ Selected music @ the beach

+++ Video installation “FLUX – launch” by Kleidi Eski
(www.kleidieski.com/flux)

Flux is a moving exhibition of episodic video installations, based loosely around the theme of universal movement, transformation, motion paths and organic similarities between nature and classical notions of geometry. The animated projections aim to graphically recall these similarities by merging the digital projections on the physical matter found in nature.
Flux ep00, is the launch of this series, set on shores of Rodoni Cape, at Atlantid Beach.

Sunday:
++ Circus, juggling, pantomime, acrobatics workshop with ALBANIA STREET ART CIRCUS
(https://www.facebook.com/pages/Albania-Street-Art-Circus-Pantomime-Juggling-Acting/632139223515471?fref=ts)

Reserve your tents online: www.tiranaekspres.com/web/atlantid/reservations

Use our carpooling group to find your ride: https://www.facebook.com/groups/1499217196957291/

Welcome!

Read More