Tirana Ekspres nuk do te ekzistonte pa kontributin e këtyre njerëzve te çmuar.

Delina Ibrahimaj

DELINA IBRAHIMAJ

Zonja Delina Ibrahimaj është diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos, ku më pas ka përmbyllur me sukses edhe Masterin Shkencor për Menaxhim.

Në vitin 2015 ka mbrojtur Doktoratën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata.

Znj.Ibrahimi ka qenë anëtarë bashkëthemeluese e shoqatës Tirana Ekspres . Është angazhuar në të gjitha biznes planet e projekteve që organizata ka zhvilluar. Gjithashtu ka kontribuar dhe si këshilltare për çështjet ekonomike.

Znj. Ibrahimaj gëzon një ekspertizë të thelluar në analizë ekonomike dhe statistikë, ndërtuar gjatë përvojave të punës në Bankën e Shqipërisë mes viteve 2010-2015, në Kryeministri si Koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar të informacionit dhe statistikave operacionale qeveritare, gjatë periudhës 2015-2016.

Znj. Ibrahimaj ka njohuri dhe përvojë të suksesshme në menaxhimin e projekteve, ndërveprim me donatorë e aktorë të tjerë institucionalë të fushës, si dhe aftësi të spikatura në organizim e raportim financiar, në sajë edhe të eksperiencës së saj në menaxhimin e sektorit privat.

Znj. Ibrahimaj ka kontribuar si autore apo bashkëautore në botime dhe studime të rëndësishme në fushat e ekonomisë dhe financës.

Elvis Plaku

ELVIS PLAKU

Është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon një biznes privat dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Elvis Plaku ka punuar si web dizainer në Tirana Ekspres dhe gjithashtu si ekspert trajnimesh.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Andri Ibrahimaj

ANDRI IBRAHIMAJ

Në vitin 2010 Andri Ibrahimaj ka qenë Anëtar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv TIRANA EKSPRES (Shqipëri).

Andri zhvilloi dhe menaxhoi të gjitha aktivitetet financiare dhe operacionale të organizatës gjithashtu ka krijuar dhe menaxhuar programe dhe projekte të ndryshme. Gjithashtu ai është një aktivist në fushën e mjedisit dhe ka lançuar edhe projekte të ndryshme në lidhje me mbrojtjen mjedisore.

Andri ka studiuar në universitetin e Bolognas për drejtësi.

Ka 18 vjet përvojë si menaxher projektesh. Andri ka kombinuar
mendjemprehtësin në biznes me pasionin e tij për filantropi për të krijuar shoqëri të suksesshme në sipërmarrje. Dashuria e tij për artet e bëri atë bashkëthemelues të Tirana Ekpres.

Elsi Rizvanolli

Elsi Rizvanolli

Elsi është një menaxhues fondesh dhe projekt shkrues.     Elsi ka 15 vjet përvojë në projekte Latine, Amerikane, te Lindjes se Mesme, Evropa Lindore,dhe Afrika, në fusha të ndryshme si turizmi dhe zhvillim mjedisi, njeriu e të drejtat, sipërmarrja sociale, kultura etj. Ai e do shëtitjen dhe natyrën, dhe ëndërron për një ditë kur komunitetet e Tiranës rurale mund të përparojne. Elsi jeton midis Tiranes dhe Amsterdamit . Elsi ka dhene per Tirana ekspres nga përvoja e tij në zhvillimin e turizmit, menaxhimin e projekteve dhe mbledhjen e fondeve.

Rea Leka

             Rea Leka

Si një individ entuziast dhe krijues me aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese, Rea gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe ka investuar njohuritë e saj dhe energjinë pozitive në një mjedis të këndshëm dinamik të punës, siç është Tirana Ekspres.
Ajo ka përfunduar studimet për Informatikë Biznesi dhe është trajnuar në fusha të ndryshme të menaxhimit kulturor brenda dhe jashtë vendit.
Njohuritë e fituara ndër vite në këtë organizatë kanë formuar aftësinë e saj për të mësuar dhe për tu përshtatur shpejt, të mendojë në mënyrë krijuese dhe të punojë në mënyrë efektive individuale dhe si pjesë e një ekipi. Tirana Ekspres e ndihmoi atë të zhvillohej personalisht dhe profesionalisht përmes pjesëmarrjes në projekte të ndryshme.
Që nga viti 2017 Rea ka kontribuar në Tirana Ekspres si organizatore e eventeve dhe koordinatore e projekteve. Nga Janari i vitit 2020 Rea mban titullin e Drejtorit ekzekutiv të Tirana Ekspres.

Rubin Beqo

            RUBIN BEQO

Rubin Beqo ka lindur në Tiranë në vitin 1985.

Ai u përfshi me OJQ e të rinjve që në një moshë shumë të re dhe eshte aktiv si aktivist social dhe kulturor për 15 vitet e fundit. Studioi Shkencat Humane në Universitetin Anglo Amerikan të Pragës dhe që kur u kthye në Shqipëri në vitin 2009 ai ka qenë shumë aktiv si një promovues kulturor.

Rubini ka menaxhuar disa hapësira të drejtuar artisteve dhe ka organizuar ekspozita, koncerte dhe ngjarje të shumta artistike. Ai eshte anëtar i bordit të Tiranës Ekspres.

Ana Gjoka

         Ana Gjoka

Ana Gjoka është studiuese politike, e diplomuar për Shkenca Politike, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe është certifikuar si "Krijuese e politikave" në Akademinë "Elite Professional". Aktualisht, ajo është në vitin e saj të dytë të masterit në Studime Rajonale.
Ajo është aktive dhe e angazhuar në nisma dhe organizata të ndryshme.
Ana është Anëtare e Bordit në "Kongresin Kombëtar të Rinisë" për të forcuar rolin e rinisë në shoqëri. Gjithashtu ajo drejton grupin vullnetar të quajtur "Rinia në krye" - Lezhe që nga viti 2018. Ana ka bërë 4 praktika, dy prej tyre pranë Bashkisë së Tiranës, një në Lëvizjen Evropiane në Shqipëri dhe një në Digitalb Bee. Tani ajo po bën një praktikë tjetër në Drejtorinë e Rinisë- Bashkia e Tiranës.

Ana ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të kryera nga organizata të tilla si FES, NDI, KAS, New Vision, World Vision UK, MCW, BBA, etj. Ana është deleguar në "Forumin Rinor në Novi Sad" dhe më vonë në Ballkan Tour . Kohët e fundit ajo ishte pjesë e projektit ERASMUS + në Sremski Karlovci në Serbi në lidhje me "Edugaming for Diversity". Gjithashtu, ajo ishte lehtësuese në edicionin e 4-të dhe të 5-të të "Forumit të Lidhjes në Tiranë" të organizuar nga Instituti i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit dhe në Samitin e Shoqërisë Civile - WB6 të organizuar nga Fundi i Ballkanit Perëndimor.
Ana ka punuar për Tirana Ekspres si menaxhere e mediave sociale.

Euglena Hyseni

Euglena Hyseni

Euglena Hyseni ka mbaruar studimet në Fakultetin e Filologjikut në degën Gjuhë – Letërsi, më pas ka kyer masterin po në gjuhë letërsi.

Euglena ka eksperienca të ndryshme ne pune duke nisur nga asistente te Spitali Amerikan, mësuese në gjimnazin Besnik Sykja etj.

Euglena është e certifikuar si mësuese nga Zva-ja Tiranë.

Ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga organizata të tilla si “New Vision, BBA”.

Ka aftësi shumë të mira komunikimi, aftësi për planifikim organizim dhe menaxhim.

Euglena akualisht është asistente në Tirana Ekspres.