Natura lux et anima…

Posted in Exhibition, Projects on 27 January 2022 by Tirana Ekspres 

Tirana Ekspres prezantoi  Te’ Galeria ekspozitën e Felix Bilanit të titulluar “Natura lux et anima...”. Një ekspozitë me 46 fotografi  të tetë viteve të fundit të karrierës së artistit ku paraqitet një pjesë e natyrës Shqiptare. Ai sjell nëpërmjet aparatit të tij shpendët si flamingo e pelikani kaçurel, sjell  momente të  para në një mënyrë tjetër ku baza është detaji dhe finesa , një dritë që nxjerr në pah edhe kohën ku jetojme sot.

Ҫelja u bë më datë 27 Janar 2022 me pjesëmarrjen e mediave dhe artdashësve të shumtë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datë 5 Shkurt, nga e Hëna në të Shtunë.

Felix Bilani

1994 – 2014 Fotoreporter në: Agjensia Telegrafike Shqiptare (ATSH), Gazeta “Koha Jonë”, Gazeta “Albania”, Gazeta “55”, Gazeta “Shqiptare”, Gazeta “Dita”, Gazeta “Shekulli”, Agjensia “ALNA”, Revista “Spektë”, Gazeta “Panorama”, Revista “VIP”, Revista “Psikologji”, Jeta Media Company (Revista “Jeta”, “Mat”, “National Geographic Junior” Media Online “Blic.al” dhe “Dielli.al”.

Botime dhe ekspozita  Mars 2010: Ekspozitë vetiake me temeë “Nudo” ,Prill 2015: Ekspozitë vetiake me temë “Natyrë dhe Makro”, Tetor 2015: Ilustrim i botimit me poezi “L’origine” i shkrimtares Rita Petro botuar në Francë, me perzgjedhje nga shtepia botuese Franceze. Nëntor 2015: botim për fëmijë “Legjendat Shqiptare”,

Në vitin 2014 ndërmjet shumë fotografeve nga Shqiperia dhe nga Europa zgjidhet fotografia e Felix Bilanit si  kopertinë e albumit të ardhjes se Papa Franceskut ne Shqipëri. Në  vitin 2017 zgjidhen fotot dhe kopertina librit Lugina e Presheves, pjesë e unit kombëtar të publicistit Dashnim Hebibi. 17 Tetor 1999 merr çmim nga UNDP me motivacionin “Best article dealing with poverty issue in Albania".

Check our more works by Felix Bilani in our Store


Tags


Related Posts

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

“Go and don’t look back”

“Go and don’t look back”

Vjosa n’Fest Second Edition

Vjosa n’Fest Second Edition

“Her Energy”

“Her Energy”