Spirit Light in Vietnam

Posted in Culture, Exhibition, Photography on 5 March 2022 by Tirana Ekspres 

“Spirit Light in Vietnam” Eva Sula

Ditën e premte, datë 25 Shkurt u çel ekspozita personale e fotografes Eva Sula, me titull “Spirit Light in Vietnam”. Një rrugëtim nëpër copëza jete të Vietnaimit, sjellë nga këndvështrimi i fotografes Eva Sula. Në ekspozitë u prezantuan 17 fotografi bardh e zi me çaste të kapuara nga jeta e njerëzve të thjeshtë  nëpër rrugët e Vietnamit. Ekspozita qëndroi e hapur për publikun deri më datë 5 Mars.

Short Bio

Kam studiuar për fotografi kur isha në fillim të 20-ave. Pata fatin të kisha një nga profesorët më magjepsës, i cili më mësoi jo vetëm se si të bëja fotografi, por edhe se si të doja dhe të jetoja më  brenda saj, Shpend Bengu. Unë gjithmonë kam qenë e interesuar në portrete njerëzore dhe në thelb lakuriqësia ishte një Rrufe në qiell të hapur. Kam thënë shpesh nëse do të dija të pikturoja nuk do bëhesha asnjëherë fotografe, por kur dëgjoja që fotot e mia i quanin “piktura” kuptova se asgjë nuk ndodh pa arsye “ex nilhilo nihil fit”.

Ekspozitën time të parë e kam hapur me Rezarta Skendaj, në vitin 2012. Ai ishte hapi i pare dhe sigurisht jo i fundit. Ekspozita “THE HIDDEN FEMALE IDENTITY” e cila përfshinte foto dhe skica  ishte një ekspozitë mbi të cilën u fol shumë.

Në vitin 2016 hap ekspozitën e parë personale me nudo në ambientet e Qendrës Rinore Tiranë. Titulli i ekspozitës ishte “THE UNCOVERED MUSE”. Ekspozita u transferua edhe në Shkodër ku u mundësua nga Mirsad Basha (Eko Mëndje) në po të njëjtin vit.

Në vitin 2018 hapet ekspozita ime e tretë me titullin “MY BODY IS A CAGE” pranë ambienteve të Destil.

Janë shkruar shumë e thënë pak por kënaqesitë që kam marr janë po të njejta si ato vendngjarje.


Tags

city, evasula, exhibition, photography, post, project


Related Posts

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

“Go and don’t look back”

“Go and don’t look back”

Vjosa n’Fest Second Edition

Vjosa n’Fest Second Edition

“Her Energy”

“Her Energy”