Would you like to feature your art here

Submit your works today

Secure payments

PayPal, Bank Transfer, Cash on Delivery.

Email & Chat support

Click chat below

Formula “Demokraci- Kulturë- PR”

Nga Elion Kollçaku

Termi “public relations” ndryshoi botën. Thjesht, ndryshoi konceptin e të menduarit për botën. Kjo, nga një simbiozë Frojd- Bernays, ndërthurje e konceptit të të menduarit të njeriut me praktikën e realizuar në masë. Nevojat morën një trajtë tjetër. Ato u shndërruan tashmë në dëshirë. Kjo, pasi po lindte konsumi, njeriu po bëhej konsumator dhe dëshira e tij vinte në rend të parë. Gjithçka sillej rreth konsumit, mirëpo jo edhe rreth të të menduarit të njeriut si veprim.

Veprimi i njeriut ishte i rrezikshëm, por dëshira ishte arma kryesore e atyre që menaxhonin marrëdhëniet me publikun. Një njeri me ndjesi shtazore, nuk ishte i aftë të mendonte në mënyrë racionale, por duhej të bëhej pjesë e masës. Madje, do të arrinte deri në atë pikë, sa edhe librat ku përshkruheshin këto instikte, PR do t’i bënte pjesë të tregut dhe konsumit.

Kjo konvergjencë ishte shumë e dobishme, shumë fitimprurëse, korporatat po jetonin pjesën më të mirë të zhvillimit të tyre. Kjo lidhje ishte aq e thellë, sa orientimi ishte shumë drejtvizor.

Sipas kësaj qasjeje, njeriu është një kafshë e egër, kafsha më e egër që ekziston.

Lipmann fliste për demokracinë, ku masa nuk kishte arsye e as logjikë, dhe ngjasonte me kafshën.

Por, cila ishte në të vërtetë masdemokracia?

Ajo ishte demokracia që në zemër kishte konsumin, e që njëkohësisht jeton e lumtur dhe ishte e qetë.

Mirëpo, frika më e madhe ishte Roosevelt-i, dhe “lufta” e shpallur për korporatat, ose për tregun e lirë. Ai donte ta forconte demokracionë, sado që dukej e pamundur të ndodhte në realitet.

Opinioni publik ishte shumë i rëndësishëm për të, dhe ai donte që masa të ishte pjesëmarrëse në zhvillimin e demokracisë.

Kundërthënie të mëdha!

 

A do të duhej një shoqëri të luante rolin zhvillues apo të mbetej në heshtje absolute?

Kjo mbetet në dy kahje që kërkojnë analizë, se kush ka të drejtë e kush jo, mendimi që dominon tjetrin apo se ç’domethënë me të vërtetë demokracia.

Kjo lidhet mirë edhe me kulturën, kulturë konsumi ose e popullarizuar, kulturë elitare apo apo kulturë e bazuar në rolin e shoqërisë.

Pak a shumë, i njëjti funksion renditet në këtë kahje, qoftë ai demokratik, qoftë ai kulturor.

Përgjigjet absolute janë të vështira, mirëpo secila ka percpetime dhe argumente të forta.

Një shoqëri mund të zhvillohet nëse masa bëhet pjesë aktive e saj. Në të njëjtën kohë, nëse tregu dominon, kultura e popullarizuar dominon, ashtu siç po ndodh edhe tani, mbetet një elipsë, gjysmë rrugë.

Kahu i drejtë mund të jetë kah i gabuar, demokracia është term i gjerë, rrugëdalja mund të jetë një bashkëdyzim, një simbiozë e lidhur ndryshe. Aty ku teoria dhe praktika ndërlidhen më së miri. Çdo gjë, në këto rrethana ka imponuar që marrëdhëniet me publikun të jenë të domosdoshme, është kuptuar vlera e masës, se sa e rëndësishme është në shumë aspekte e jo vetëm një term që atriubon diçka vetvetiu. Ndërlidhja teori-praktikë mund të krijojë një demokraci që do të sillte të mirën e përbashkët. Një demokraci që do të krijonte një kulturë që mund të quhej e tillë, ku e personifikon emri që mban.

Demokraci, kulturë e marrëdhënie me publikun, një bashkim i tyre në formë të duhur, mund të jetë formula më e re dhe më e mirë e njerëzimit!

By Elion Kollçaku

 

The term “public relations” changed the world. It simply changed the concept of thinking about the world. This, by a Freud-Bernays symbiosis, combines the concept of human thinking with mass-realized practice. Needs took another form. They already turned into desire. This, after consumption was born, man was becoming a consumer and his desire came first. Everything revolved around consumption, but not even about human thinking as action.

Human action was dangerous, but desire was the main weapon of those who managed public relations. A man with animal senses, was not capable of thinking rationally, but had to become part of the mass. It would even go so far as to make PR part of the market and consumption the books describing these instincts.

 

This convergence was very rewarding, very profitable, corporations were living the best part of their development. This connection was so deep that the orientation was very straightforward.

According to this approach, man is a wild animal, the wildest animal that exists.

Lipmann spoke of democracy, where the mass had neither reason nor logic, and resembled the animal.

But what exactly was masdemocracy?

It was a democracy that had consumption in its heart, which at the same time lives happily and was peaceful.

However, the biggest fear was Roosevelt, and the “war” declared for corporations, or the free market. He wanted to strengthen democracies, even though it seemed impossible to happen in reality.

Public opinion was very important to him, and he wanted the masses to be participatory in the development of democracy.

Great controversy!

 

Should a society play a developmental role or remain in absolute silence?

This remains in two directions that require analysis, who is right and who is wrong, the opinion that dominates the other or what democracy really means.

This is also well related to culture, consumer or popular culture, elite culture or or culture based on the role of society.

More or less, the same function ranks in this direction, be it democratic or cultural.

Absolute answers are difficult, but each has strong perceptions and arguments.

A society can develop if the mass becomes an active part of it. At the same time, if the market dominates, popular culture dominates, as it is happening now, it remains an ellipse, half way.

 

The right direction can be the wrong direction, democracy is a broad term, the way out can be a combination, a differently related symbiosis. Where theory and practice interact best. Everything, in these circumstances has imposed that public relations is necessary, the value of the measure has been understood, how important it is in many aspects and not just a term that attributes something in itself. The theory-practice connection can create a democracy that would bring the common good. A democracy that would create a culture that could be called such, where it is personified by the name it bears.

Democracy, culture and public relations, a union of them in the right form, can be the newest and best formula of humanity!

Loved this? Spread the word


About the Author

Elion Kollçaku