Tirana Ekspres, një organizatë jofitimprurëse, qëllimi i së cilës është të shërbejë si një strukturë mbeshtetese për artistë, aktivistë socialë dhe kulturorë te cilet jane në zhvillim; si dhe një platformë e hapur për bashkëveprim shoqëror solli prane jush projektin me të ri Grande Pyramide K 2019 (Piramida e Madhe K 2019).
Një projekt i punuar në heshtje prej 6 vitesh solli pranë nesh një nga autoret e kinematografise. Fehmi Krasniqi, artisti më në zë që ka mahnitur Parisin, u bë dhe kryefjala e ditës 12 Gusht në qytetin e Tiranës dhe në mediat kombëtare.
Hipoteza që fillojnë me mitologjin: “Piramidat janë ndërtuar nga gjigandët”; në hipotezat pseudo-historike pa logjikë mbështetëse: “Piramidat janë ndërtuar nga mijëra e mijëra krahë punë skllevërish”; deri tek hipotezat fantashkencore: “Piramidat u ndërtuan nga Alienët.”
Dhe pikërisht atëherë, kur teoritë janë konsumuar dhe është hequr dorë nga shpjegimi logjik, Fehmi Krasniqi, një shqiptar që jeton në Francë, së bashku me bashkë-producenten MSc. Olsa Vila e diplomuar në Histori dhe Studime Evropiane, zbuluan këtë mister të lashtë duke na ardhur me teorinë e tyre të pakundër-shtueshme. Të paktën kështu thonë spektatorët e parë që patën mundësinë ta shikonin filmin në premierën e tij në 28 shtator në kinemanë parisiene Club D’Etoile.
Filmi pritet të shperndahet në mbarë botën .