PA FOKUS – DHJETOR 10 december

Posted in Culture, Main Category, Past Events on 3 December 2014 by Tirana Ekspres 

Pa Fokus

Dear Friends,

this event will be in Albanian!

Pa fokus për muajin e Dhjetorit prek një pjesë të konvencionale të shoqërisë me një çështje e cila përbën në vetëvete një vijëzim ekzistencial shumë delikat, të tillë si çmendurinë dhe mënyrat e manifestimit të saj përmes protagonizmit. Duke dashur që të prekim sa më shumë fusha ndonjëherë dhe të paprekura më parë kishim dëshirë që këtë herë të merreshim më këtë. Debatet kudo në botën akademike vlojnë, më së shumti rreth çmendurisë dhe konstruktit të saj social. Kjo më së shumti sepse dallimi ynë nuk bëhet gjithnjë me ato specie më pak inteligjente se ne por dhe midis nesh ku inteligjenca është diçka relative e lidhur me vargojtë e përkufizimeve. Një herë e një kohë për fenomenet e depresioni, ankthit dhe shumë lloje të tjera të çmendurisë shkruanin më së tepërmi shkrimtarët, për ndrojtjen ndaj vëmëndjes, për nevojën për të jetuar në brëndësinë e një konstrukti social të mirëpërcaktuar dhe për të qënë një instrument i shoqërisë, përpjekja e vetme dhe vendimtare për të ndaluar këtë aktivitet sjell dhe përcaktimin e çmendurisë në vetëvete. E prej andej çdo gjë tjetër shtrohet në kontekstin e mundësisë, të qëllimit dhe lirisë. Liria e cila vjen prej mungesës së qëllimit në vetëvete. Qëllimi ynë ishte të prezantonim një Protagonist Obsesiv, një njeri që shkon drejt diçkaje dhe që medoemos kërkon idhtarë. Të tillë heronj kemi plot në jetën tonë, njerëz që na paraprijnë në dëshirat tona dhe përcaktojnë qëllimet tona ekzistenciale. Protagonistët veçse janë obsesiv, gati të ndukur në qëllimet e tyre kaotike për të vendosur, rregulluar rënduar në realitetin që i rrethon në mënyrë që ato të mbeten të pandryshueshme, të hartohen qëllimet.

Në takimin e rradhës megjithatë kemi dhe plot njoftime e aktivitete që më shumë se me revistën këtë herë kanë për synim të ju argëtojnë kështu që ftesa është e hapur.

Meqënëse Tirana Ekspres ka një ambjent të ri dhe jo shumë dinë për vendodhjen e saj, kemi vënë numrin e mëposhtëm në dispozicion për t’u orientuar. Lutemi që thirrjet të jenë vetëm për këtë arsye.

+355 69 6104 706

ora 19.00

To be updated:


Tags


Related Posts

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

“Go and don’t look back”

“Go and don’t look back”

Vjosa n’Fest Second Edition

Vjosa n’Fest Second Edition

“Her Energy”

“Her Energy”