“Me’Ndje Hapur” titullohet projekti, i cili na shoqëroi përgjatë muajit Shtator. Ky projekt pati si qëllim edukimin e publikut të gjerë dhe trajtimin e çështjeve sociale nëpërmjet artit. Projekti synoi nxitjen dhe angazhimin në ngritjen e diskutimit për çështje sociale si: seksualteti, pabarazia gjinore, shëndeti mendor dhe korrupsioni.
Projekti ofroi një mundësi eksperimentimi për artistët në disiplina të ndryshme, në krijimin e veprave si dhe sjelljen e tyre në një ekspozitë finalizuese.
Ky projekt pati disa takime paraprake, ku artistët patën mundësi të zhvillonin diskutime rreth çështjeve që do të mbaheshin.
Data 1 Shator ishte data e çeljes së ekspozitës, e cila u mbajt në ambientet e galerisë. Ekspozita nxiti reflektim dhe debat për temat e rëndësishme shoqërore që na rrethojnë. Përmes artit u shqyrtua pabarazia gjinore, korrupsioni, shëndeti mendor dhe seksualiteti.
Veprat e realizuara nga Erald Nezaj, Kristanja Çene, Albi Yzo, Besa Mustafa, Samela Balazi dhe Kristian Zara shfaqën interes te vizitorët.





Me datë 4 Shator u mbajt një takim, i cili mblodhi artistë dhe njerëz të fushave të ndryshme për të diskutuar rreth temës “Seksualiteti dhe Pabarazia Gjinore”.





Data 6 Shator gjithashtu pati një temë mjaft interesante me titull “Korrupsioni”.
Në këtë takim u zhvilluan bisedime, u ndanë mendime dhe sugjerime të cilat ndihmuan në zhvillimin e një diskutimi cilësor dhe të frytshëm për cilindo të pranishëm dhe jo vetëm.



“Shëndeti Mendor” tema e katërt u mbajt me datën 8 Shator, e cila mblodhi një grup njerëzish, të cilët ndanë mendime dhe dhanë opinione të ndryshme. Artistët pjesëmarrës në këtë projekt diskutuan mbi krijimet e tyre dhe temën në fjalë.






Ekspozita finalizuese e këtij projekti u mbajt me datë 13 Shator. Në këtë ekspozitë pati një pjesëmarrje nga njerëz të fushave të ndryshme të artit.







Ky projekt u realizua nga Tirana Ekspres dhe u mbështet nga Fondi Kulturor Zvicerian, një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).