Partneriteti InNova MusEUm dëshiron të eksperimentojë metoda dhe qasje të reja të zhvillimit të audiencës duke zhvilluar veprime konkrete që ndërtojnë kapacitete të audiencës në kuadrin e konceptit Art & Food.
– Qëllimi i projektit In-NovaMusEUm ishte të krijojë qasje të ndërveprimit me vizitorët e muzeut dhe të fillojë një fazë pilot që lejon të diversifikohet audienca .
Arti dhe ushqimi janë dy gjëra të nevojshme për jetën .Artet pamore kanë pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me temën e ushqimit dhe ritualin e ngrënies së bashku.Ritualet dhe simbolet e produkteve ushqimore kanë kapërcyer të gjitha format e artit , nga antikiteti e tutje.
Milano 2015 e cila, ndër të tjera, ka frymëzuar ekspozitën “Arte dhe Ushqime’’. Ritualet që nga viti 1851 kushtuar vendeve të ushqimit dhe përfaqësimit të tij në piktura, skulptura, mobilje dhe objekte. Kjo na ndihmoi për të ndërtuar një projekt rreth rëndësisë së ushqimit për artin. Ne vendosëm ta përqendrojmë projektin tonë në muzetë evropianë me koleksione të pazgjidhura që, për shkak të vendndodhjes së tyre periferike ose për shkak të mungesës së strategjive të zhvillimit të audiencës nuk shfrytëzojnë avantazhet turistike të vendndodhjes së tyre, prandaj mbeten jashtë rrjedhave kryesore turistike dhe jo shumë shpesh ndikojnë në pjesëmarrjen e komunitetit lokal dhe përfshirjen në shërbimet e tyre kulturore.Këto muze (tani e tutje “muze periferik”) ndeshen me dy nivele të çështjeve:
– Mungesa e qasjeve dhe metodave të zhvillimit të audiencës për të përmbushur nevojat e audiencës ekzistuese dhe të mundshme:
1 – numri i ulët i vizitorëve vjetor
2 – pjesëmarrje e ulët e komunitetit lokal në programet e muzeve.
Projekti, që zgjati 18 muaj, ishte i strukturuar në pesë pika kryesore, duke përfshirë: trajnim dhe aktivitet kërkimor për strategjinë e zhvillimit të audiencës periferike , ngjarjen pjesëmarrëse me komunitetin lokal dhe artistik, angazhim digital ,aktivitetet e rrjeteve evropiane , dhe shpërndarjen.
Partneriteti ishte i përbërë nga 5 organizata, secila prej tyre me përvojë në një fushë specifike në lidhje me fushën e projektit. Në veçanti, Muzeu Innova përfshin drejtpërdrejt 2 Muze partnerë (Kalaja Skoklostersslott në Suedi dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor Theodoros Papagiannis në Greqi) dhe 5 Muze partnerë të lidhur: Palazzo Chigi di Ariccia (Itali), Museu Bordalo Pinheiro (Portugali), Muzeu Kilkis (Greqi), muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Kruja, Albania) Muzeu Arkeologjik Durres (Shqiperi).
Rrjetet e interesit të muzeve në Itali, Suedi, Portugali, Shqipëri dhe Greqi përfshihen indirekt.
Laboratori krijues dhe pjesëmarrës Tirana Ekspres (Shqipëri) dhe Njësia C&K R&D e Universitetit Lusofona e Lisbonës veprojnë si partnerë teknikë sëbashku lidhur me Departamentin e Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore (Universiteti i Patras).