Me’Ndje Hapur Së Shpejti…

Posted in Së shpejti on 28 July 2023 by Tirana Ekspres 

"Me’Ndje Hapur" tillohet projekti i cili do të zhvillohet së shpejti dhe qëllimi i këtij projekti është edukimi i publikut të gjerë dhe trajtimi i çështjeve sociale nëpërmjet artit. Ky projekt synon nxitjen dhe angazhimin në ngritjen e diskutimit për çështje sociale si: seksualteti dhe pabarazia gjinore, shëndeti mendor dhe korrupsioni.

Projekti ofron një mundësi eksperimentimi për artistët në disiplina të ndryshme në krijimin e veprave të si dhe sjelljen e tyre në një ekspozitë finalizuese.
Takimi i parë u zhvillua me datë 17 qershor dhe u disktuan tematikat dhe mënyrat se si mund të sillen nëpërmjet veprave të artit dhe bashkëbisedimeve.

Në takimin e dytë të rradhës që do të mbahet në fund të muajit gusht, do të bisedohet për ecurinë e punës, ku gjithashtu do të bëhet përzgjedhja e veprave dhe distutimi rreth tyre.

Takimi përfundimtar i këtij projekti do të jetë në muajin shtator, ku do të mbahen tre takime dhe në secilin prej tyre do të bisedohet për njërën nga temat. Njerëz të fushës, studiues dhe personalitete do të jenë të ftuar ti bashkohen këtij projekti.

Projekti do të përfundojë me një takim përfundimar në datën 13 Shtator ku do të diskutohen dhe rezultatet e projektit. Ky projekt është i mbështetur nga Fondi Kulturor Zvicerian.


Tags


Related Posts

Vjosa n’Fest Edicioni i Dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i Dytë

Ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave”

Ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave”

Ftesë

Ftesë

Përvoja jonë e parë Tandem

Përvoja jonë e parë Tandem