Kultura, Mjedisi, Projekte, Vizatime, Workshop

N’Farkë Festë

Projekti i titulluar N’Farkë Festë u zhvillua në datat 5, 8, 11 dhe 12 Korrik. Ky projekt pati disa aktivitete të ndryshme të cilat sollën interesin e shumë vizitorëve, kryesisht dhe të fëmijëve.

Aktiviteti i parë u mbajt me datë 5 korrik, ku u zhvilluan lojërat popullore, pranë Sheshit Skëndërbej në Parkun Europa. Ky aktivitet u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Fëmijë dhe të rritur iu bashkuan lojrave popullore. Lojrat që u zhvilluan, animatorët dhe muzika e bënë mbrëmjen më argëtuese për pjesëmarrësit e këtij ativiteti.

Aktiviteti i dytë, i cili u mbajt me datë 8 Korrik, pati si qëllim panairin e artizanatit, ku u zhvillua në sheshin alternativ të Pazarit të Ri. 14 artizanë të teknikave të ndryshme morrën pjesë në këtë panair duke prezantuar punimet e tyre të punuara prej dore. Sigurisht që pjesë e këtij panairi ishte edhe muzika e bukur popullore shqipëtare. Një visibilitet pati edhe nga turisët, të cilët shfaqën interes rreth këtij panairi. Të rinj, fëmijë iu bashkuan grupit të valles. Ky panair u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Aktiviteti i tretë u zhvillua në një ambient ndryshe, në liqenin e Farkës. Ky aktivitet pati një ekspozitë të zhvilluar në natyrë dhe gjithashtu një workshop me punimet e fëmijëve. Rreth 11 piktura të punuara nga duart e fëmijëve u ekspozuan në liqenin e Farkës, ku gjithashtu u zhvillua dhe workshopi.

Aktiviteti i katërt dhe përfundimtar, i përmblodhi të gjitha aktivitetet e përmendura më sipër. Ky aktivitet u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 23:00. Në një pjesë të liqenit të Farkës u zhvilluan aktivitetet për fëmijë, kurse në një pjesë tjetër, u luajt muzikë nga dy DJ të cilët i dhanë atmosferë aktivitetit. Workshopi i balonave, panairi i cili pati 12 artizanë dhe shumë aktivitete të tjera sollën që ky event të kishte një audiencë të lartë dhe të pëlqehej si nga fëmijë ashtu dhe të rritur.

N’Farkë Festë pati shumë vizitorë në të katërta fazat e tija. Ky projekt u realizua nga Tirana Ekspres dhe u mbështet nga Bashkia Tiranë.

Read More
Exhibition, Kultura, Piktura, Vizatime

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Ekspozita e quajtur “Ik dhe mos shiko mbrapa“ u çel ditën e mërkurë, datë 24 Maj TE’Galeria. Kjo ekspozitë u zhvillua nga studentë të Liceut Artistik “Jordan Misja“, në krye me petagogen e tyre. Krijimet e studentëve i dhanë ngjyrë kësaj ekspozite. Ekspozita u mbajt e hapur deri më datë 11 Qershor nga ora 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 19:00.

E veçanta e këtij projekti të quajtur “Ik dhe mos shiko mbrapa“ është antidot vizual i stereotipit të pashprehshmërisë të ekspozuar para nesh kohë më parë në të përditshmen e zakonshme. Këtë herë brenda imazhit është fshehur një rrëfim... Kështu nisëm një tjetër udhëtim magjepsës në shoqerinë e Arbit, Adelës, Livias, Danielit dhe Melinës, nxënësve të Liceut Artistik.

Ky rrëfim vizual është i ngarkuar me një potencial pamor nga tekstet e shkruara. Shkronjat, gramafetet përveç se kanë një kuptim e një tingull të lidhur me gjuhën e folur e të shkruar janë edhe simbole figuratve. Dhe duke qënë shkronja ato mund të lexohen edhe si imazhe. Ndriuçesit mesdhetar e kishin vënë re këtë kur transformuan kapakun e një libri në një kryevepër të vogël artistike figurative bazuar në format gjeometrik të inicialeve të ndryshme.

Kjo ekspozitë pati një kuriozitet të madh nga njerëzit, duke qënë se është dhe ekspozitë e cila kishte krijime nga nxënës të Liceut Artistik, pra artstë të rinj në këtë fushë.      

Read More
Exhibition, Kultura, Piktura, Projekte, Vizatime

E Panjohura Kolektive


Subjekti ose tema e trajtuar ka të bëjë me dukuritë e botës psikike dhe sidomos në lidhje të qartë me kujtesën; me atë pjesë të kujtesës që është depozituar brenda qenies sonë por që nuk është fort e qartë. Këto pjesë janë ato të cilat, rrallë, shfaqen më shumë si lëvizje e shpejtë në mendjen tonë dhe jo si një kujtesë e pastër e së kaluarës. Nëse i mbledhim bashkë ato krijojnë në vetëvete një kolektiv për të cilin nuk kemi një identitet apo përcaktim. Gjithësesi, ato krijojnë format e veta dhe kanë ndikim tek konceptet tona rreth botës së jashtme. Ndoshta, janë edhe pjesëza të ëndrrave, ndoshta figura të cilat i kemi parë por që nuk i kemi vëzhguar gjatë. Ndoshta!

Unknown Collective


"Brenda sferës së psikikës sonë, qëndrojnë me qindra ndodhi dhe gjëra. Ato mbushin thellësitë e forcave të jashtëzakonshme.  Të gjitha transformuar në një mater(ie) të padukshme që lëviz brenda unit.  Të ndërthurura me shqisat dhe ndjenjat, të prekura prej mendimeve dhe ëndrrave, ato krijojnë kështu valë që drejtojnë dritën dhe hijen.  Duke manifestuar një jetë të padukshme dhe aktive, të dy anët krijojnë një trajtë të vetme, një veçanti. Brenda energjisë mendore, në përkapjen time, të gjitha këto duken sikur vijnë nga qenie të panjohura kolektive..."

KRISTIAN ZARA

Përqasja e artistit

Në studimet e mia artistike, prej rreth 6 vitesh, veprat e C. G. Jung mbi psikanalizën dhe arketipat kanë influencë të fortë. Është një nga fushat që më tërheq shumë dhe tashmë është bërë edhe burim nxitës për punën time në art. Gjithësesi, stili eskpresionist mbizotëron tek vetë stili im personal, ndërkohë që konceptualizmi sa vjen e ndërthuret edhe më tepër brena punimeve të mia. Subjekti që unë prej kohësh trajtoj është njeriu apo njerëzit midis dy anëve, të brendshme e të pa dukshme dhe asaj të jashtme fizike. Gjithçka në botën e jashtme, për mua, nis nga bota jonë e brendshme ku gjenden edhe forcat jetike e veprimtarisë sonë së përditshme. 

E rëndësishme për mua të jap drejtime rreth punës sime artistike, dhe jo të shpjegoj se çfarë dua të them apo kam menduar, dhe përse. Mendoj se më e mira që unë mund të jam me anë të eskpozimit të punimeve të mia është nxitja e vëzhguesit për të nisur një proces reflektimi ose meditimi rreth fenomeneve që trillohen përpara tij nëpërmjet arsyes pamore.  Çdo kush është i lirë të gjejë përjetimin e tij brenda asaj që shikon, dhe i mirëpritur ta përcjellë atë po ashtu në liri të plotë. 

Ekspozita “E Panjohura Kolektive” përmban 21 punime arti të cilat ndahen në 14 vizatime në laps, dhe 7 piktura – vaj në beze. Këto punime janë pjesë e serisë me të njëjtin titull, të realizuara nga fundi i vitit 2020 deri në fillim të vitit 2022.  Stili i punimeve është llojit ekspresionizëm, por me ekzekutim minimalist (pa shumë detaje). 


Read More