E Panjohura Kolektive

Posted in Exhibition, Kultura, Piktura, Projekte, Vizatime on 13 February 2023 by Tirana Ekspres 


Subjekti ose tema e trajtuar ka të bëjë me dukuritë e botës psikike dhe sidomos në lidhje të qartë me kujtesën; me atë pjesë të kujtesës që është depozituar brenda qenies sonë por që nuk është fort e qartë. Këto pjesë janë ato të cilat, rrallë, shfaqen më shumë si lëvizje e shpejtë në mendjen tonë dhe jo si një kujtesë e pastër e së kaluarës. Nëse i mbledhim bashkë ato krijojnë në vetëvete një kolektiv për të cilin nuk kemi një identitet apo përcaktim. Gjithësesi, ato krijojnë format e veta dhe kanë ndikim tek konceptet tona rreth botës së jashtme. Ndoshta, janë edhe pjesëza të ëndrrave, ndoshta figura të cilat i kemi parë por që nuk i kemi vëzhguar gjatë. Ndoshta!

Unknown Collective


"Brenda sferës së psikikës sonë, qëndrojnë me qindra ndodhi dhe gjëra. Ato mbushin thellësitë e forcave të jashtëzakonshme.  Të gjitha transformuar në një mater(ie) të padukshme që lëviz brenda unit.  Të ndërthurura me shqisat dhe ndjenjat, të prekura prej mendimeve dhe ëndrrave, ato krijojnë kështu valë që drejtojnë dritën dhe hijen.  Duke manifestuar një jetë të padukshme dhe aktive, të dy anët krijojnë një trajtë të vetme, një veçanti. Brenda energjisë mendore, në përkapjen time, të gjitha këto duken sikur vijnë nga qenie të panjohura kolektive..."

KRISTIAN ZARA

Përqasja e artistit

Në studimet e mia artistike, prej rreth 6 vitesh, veprat e C. G. Jung mbi psikanalizën dhe arketipat kanë influencë të fortë. Është një nga fushat që më tërheq shumë dhe tashmë është bërë edhe burim nxitës për punën time në art. Gjithësesi, stili eskpresionist mbizotëron tek vetë stili im personal, ndërkohë që konceptualizmi sa vjen e ndërthuret edhe më tepër brena punimeve të mia. Subjekti që unë prej kohësh trajtoj është njeriu apo njerëzit midis dy anëve, të brendshme e të pa dukshme dhe asaj të jashtme fizike. Gjithçka në botën e jashtme, për mua, nis nga bota jonë e brendshme ku gjenden edhe forcat jetike e veprimtarisë sonë së përditshme. 

E rëndësishme për mua të jap drejtime rreth punës sime artistike, dhe jo të shpjegoj se çfarë dua të them apo kam menduar, dhe përse. Mendoj se më e mira që unë mund të jam me anë të eskpozimit të punimeve të mia është nxitja e vëzhguesit për të nisur një proces reflektimi ose meditimi rreth fenomeneve që trillohen përpara tij nëpërmjet arsyes pamore.  Çdo kush është i lirë të gjejë përjetimin e tij brenda asaj që shikon, dhe i mirëpritur ta përcjellë atë po ashtu në liri të plotë. 

Ekspozita “E Panjohura Kolektive” përmban 21 punime arti të cilat ndahen në 14 vizatime në laps, dhe 7 piktura – vaj në beze. Këto punime janë pjesë e serisë me të njëjtin titull, të realizuara nga fundi i vitit 2020 deri në fillim të vitit 2022.  Stili i punimeve është llojit ekspresionizëm, por me ekzekutim minimalist (pa shumë detaje). 



Tags


Related Posts

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë