Exhibition, Kultura, Piktura, Vizatime

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Ekspozita e quajtur “Ik dhe mos shiko mbrapa“ u çel ditën e mërkurë, datë 24 Maj TE’Galeria. Kjo ekspozitë u zhvillua nga studentë të Liceut Artistik “Jordan Misja“, në krye me petagogen e tyre. Krijimet e studentëve i dhanë ngjyrë kësaj ekspozite. Ekspozita u mbajt e hapur deri më datë 11 Qershor nga ora 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 19:00.

E veçanta e këtij projekti të quajtur “Ik dhe mos shiko mbrapa“ është antidot vizual i stereotipit të pashprehshmërisë të ekspozuar para nesh kohë më parë në të përditshmen e zakonshme. Këtë herë brenda imazhit është fshehur një rrëfim... Kështu nisëm një tjetër udhëtim magjepsës në shoqerinë e Arbit, Adelës, Livias, Danielit dhe Melinës, nxënësve të Liceut Artistik.

Ky rrëfim vizual është i ngarkuar me një potencial pamor nga tekstet e shkruara. Shkronjat, gramafetet përveç se kanë një kuptim e një tingull të lidhur me gjuhën e folur e të shkruar janë edhe simbole figuratve. Dhe duke qënë shkronja ato mund të lexohen edhe si imazhe. Ndriuçesit mesdhetar e kishin vënë re këtë kur transformuan kapakun e një libri në një kryevepër të vogël artistike figurative bazuar në format gjeometrik të inicialeve të ndryshme.

Kjo ekspozitë pati një kuriozitet të madh nga njerëzit, duke qënë se është dhe ekspozitë e cila kishte krijime nga nxënës të Liceut Artistik, pra artstë të rinj në këtë fushë.      

Read More
Kultura, Mjedisi

Hoja Hostel

Hoja Hostel është një hapësirë e re në afërsi të qendrës së Tiranës, pranë Pazarit të Ri i projektuar veçanërisht për njerëzit që duan një vend për të qëndruar duke shijuar qytetin.

Hoja Hostel është një hostel me çmime të arsyeshme që ofron strehim bazë dhe të përbashkët. Ajo përmban një dhomë të madhe me shtretër të veçantë dhe një banjë të përbashkët. Dhomat ofrojnë krevate marinari dhe gjithashtu hosteli ka një teracë me një pamje të mrekullueshme, ku mund të kalosh një mbrëmje të këndshme. Për njerëzit që preferojnë një çmim të përballueshëm për të qëndruar gjatë eksplorimit të qytetit, Hoja Hostel është vendi i përsosur.

Hoja Hostel ka një hapësirë dedikuar artit, Art Residency Room, e cila mirëpret artistë dhe artdashës, duke e kthyer atë në një hapësirë kulturore. Ne besojmë sinqerisht në vlerën dhe rëndësinë e përvojës së përbashkët të zbulimit personal, profesional dhe artistik që ndodh brenda një mjedisi mbështetës. Rezidenca është e hapur për muzikantë, piktorë, fotografë, artizanë dhe shkrimtarë. Hoja Hostel ofron një lidhje me një rrjet artistësh përmes takimeve dhe vizitave në hapësira të ndryshme të artit në qytetin e Tiranës. Një vend për të qëndruar dhe punuar larg nga shpërqendrimet e jetës së përditshme.

Hidhini një sy <a href=" https://www.momondo.de/city-guides/discover-tirana.49437.guide.ksp " > momondo’s Tirana Guide</a> për udhëtime frymëzuese.

Read More
Poster Sting in The target
Kultura, Exhibition, Exhibition, Kultura, Projekte, Projekte

Thumbi në Shenjestër

“Thumbi në Shenjestër” titullohet ekspozita që u çel ditën e premte, datë 18 Nëntor TE’Galeria, ora 19:00. Në të u prezantuan katalogu si dhe rreth 30 punime në teknika të ndryshme si laps, akuarel, akrelik apo digital print. Publiku pjesëmarrës në celjen e kësaj ekspozite, u njoh më nga afër me artin e karikaturës të Endri Beqos.

Bota e paraqitur nëpërmjet artit të karikaturës nga syri i artistit Endri Beqo. Tema sociale dhe ndryshimet që kanë ndodhur në këtë dhjetëvjecar. Lufta, ndotja, ngrohja globale, Virusi Covid-19, kriza ekonomike dhe ndryshimet që kanë sjellë risitë e teknologjisë në jetët e njerëzve janë disa nga tematikat që ka trajtuar artisti në punën e tij. Pas 10 vitesh këto punime i ka përmbledhur në një katalog, i cili tanimë gjendet në libraritë e Tiranës. Portrete, karaktere e fenomene të një realiteti shoqëror Shqipëtar e botëror të paraqitura me doza ironie e humori në mënyrë që të bëjnë të reflektosh. 

Ekspozita “Thumbi në Shenjestër” qëndroi e hapur për artdashësit deri në datë 27 Nëntor 2022 nga ora 10:00 deri në orën 18:00.


Rreth autorit

Endrit Beqo është lindur në Tiranë dhe është diplomuar në Universitetin e Artëve në Tiranë për skulpturë dhe grafik 2010-2015. Ai ka marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme në kategorinë e Artit te karikaturës në portrete dhe bashkepunime ne shumë evente të ndryshem si dhe nga Bashkia e Tiranës.

Ka marre pjesë ne "Info Network" ku ka marrë çmimin e dytë në temën e karikaturave të BE-së. Ai gjithashtu ka marrë çmime ndërkombëtare në Festivale te ndryshem si në Bienale te Strip dhe Cartoon në Galerinë HAMAM në Prizren, Maqedoni Prishtinë dhe në Turqi. Gjithashtu edhe në ekspoziten (Flaka e Janarit) në Gjilan.

Karikatura hyri për herë të parë në hartën e Shqipërisë në vitin 2020 ku u organizua Konkursi i Bienales nga Niko Nikolla, në qytetin e Pogradecit, ku artisti gjithashtu ishte pjesëmarrës. Dhe e fundit në Ferizaj në festivalin e Shoqatës së Karikaturës-HITHI kur u vlerësua me çmimin (për vlerat e larta Artistike). Ka  marrë pjesë në ekspozita kolektive në rrethet e Shqipërise në grupe, ka bërë tre ekspozita personale me Karikatura sociale për Termetin  dhe e fundit për Covidin në (Galerine Gat). Gjithashtu ka bërë ilustrime artikuj libra botues per femije “,ka punuar dhe në gazeta online dhe në botime me artikuj të ndyshëm në karikatura sociale, si dhe skenografi skenike të teatrit Skampa dhe postera të kompozuara në karikaturë. Ilustrimi  i tij është edhe libra Comic book që ka botuar dhe një libër me tematiken të emigrimit ku ka marrë pjesë në Novelat Grafike nga Ministria e Kultures.

 

Read More
Artizanes
Artet vizuale, Kultura, Projekte

Artizanes

Me e nxanë artin.

Artizanes është një biznes social i cili ka për qëllim promovimin e artizanëve të rinj në Shqipëri. I krijuar në nëntor të 2021, Artizanes numëron sot rreth 60 Artizanë të cilët promovojnë krijimet e tyre në hapsirën e dyqaint tonë fizik të pozicionuar në Pazarin e Ri. 

Artizanes synon të zgjerojë gamën e produkteve handmade si dhe të nxisë promovimin e shitjes së  produkteve të prodhuara nga artizanët e rinj.

Read More
Exhibition, Exhibition, Kultura, Projekte, Workshop

Bli një pikturë, dhuro një edukim!

Në datën 8 Shator TE’Galeria u çel ekspozita e solidaritetit. "Bli një pikturë, dhuro një edukim" u erdhi në ndihmë fëmijëve të qytetit të Elbasanit. Kjo ekspozitë qëndroi e hupur për tre ditë dhe individë e institucione shprehën solidaritetin e tyre.

Workshopi dy ditor i pikturës u zhvillua me fëmijë të moshave 7-13 vjeç dhe kjo u finalizua me një ekspozitë solidariteti ndryshe nga ekspozitat e tjera të zhvilluara më herët. Të ardhurat, të cilat u grumbulluan nga kjo ekspozitë shkuan si një ndihmë për blerjen e mjeteve shkollore dhe veshje për disa fëmijë në qytetin e Elbasanit.

Ky projekt u ideua nga Ana Qirjazi dhe familja e saj dhe u soll në jetë nga Tirana Ekspres, TE'Galeria në bashkëpunim me organizatën A2A Albania në Elbasan. Klikoni link-un për të ndjekur kronikën e RTSH dedikuar projektit.

Read More
Kultura, Mjedisi, Projekte, Workshop

Vjosa n’Fest

Festivali Vjosa n'Fest u mbajt në datat 27, 28 dhe 29 maj 2022 në qytetin e Përmetit nga ora 9:00 deri në orët e para të mëngjesit ku morën pjesë qindra dashamirës të cilët kishin udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Një festival gjithëpërfshirës me aktivitete të shumëllojshme si koncert muzikor me bande dhe DJ të njohur, aktivitete sportive dhe panair artizanal.
Promovimi i bizneseve vendase kishte një fokus të veçantë, prandaj u krijua një bazë të dhënash për çdo kategori të përfshirë në festival si Rafting, Hiking, Trekking etj. të qytetit. Gjithashtu u krijua një bazë të dhënash me të gjitha strukturat akomoduese të vendosura në qytet dhe fshatrat përreth.
Kontakti me banorët dhe krijimi i një rrjeti ishte i një rëndësie të veçantë. Ne patëm rastin të merrnim mendime të ndryshme prej tyre në lidhje me përzgjedhjen e vendosjes së çdo aktiviteti në terren bazuar në kushtet dhe specifikat e tyre. Në të njëjtën kohë u vendosën kontakte me subjekte të tjera të mundshme që mund të sillnin shërbimet e tyre nga Tirana. Shërbime që tejkaluan kapacitetet e qytetit të Përmetit, por të rëndësishme në mbarëvajtjen e festivalit, si krijimi i panairit të Artizanëve me njëzet stendat e vendosura në sheshin kryesor ku ishin vendosur artizanët e ftuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sportet ajrore

Aktiviteti tre ditor nisi rrugëtimin e tij me një performancë të parashutistëve të Sky Sports Albania me Alket Islamin, Jhonatan Islamin dhe pilotë të tjerë. Ata ofruan disa fluturime me parashutë për entuziastët e sporteve ekstreme. Fluturimet zgjatën nga 15 deri në 20 minuta. Paratrike, paragliding, paramotor dhe paragliding me motor ishin mënyrat e fluturimit që të interesuarit mund të zgjidhnin. Studimi i fluturimit u krye në Polimen, duke përshkuar zonën përgjatë luginës së Vjosës mbi qytetin e Përmetit deri në afërsi të fshatit Buhal.

Guida automobilistike

Garat me motoçikleta dhe Guidat e Motoçikletave u ofruan nga Enduro Albania Motors. 10
Çiklistët e certifikuar organizuan shfaqje të motoçikletave përgjatë rrugës kryesore të këmbësorëve të qytetit. Për të apasionuarit e motoçikletave për dy orë gjatë tre ditëve të festivalit u vunë në dispozicion edhe guida profesionale me të gjitha pajisjet e nevojshme. Rreth 100 persona arritën nga ky aktivitet, të regjistrohen në faqen e eventit www.vjosanfest.al, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe fizikisht në stendën e ngritur për këtë aktivitet.

Turne me biçikletë

Turne individuale dhe grupore me biçikleta në destinacione të ndryshme të qytetit të Përmetit, si në Banja Banjë, Alipostivan, Stërmbec dhe Ujvara e Sopotit. etj. Udhëtimet me biçikletë u ofruan nga Bike Doctor me 15 guida të certifikuara, përgjatë tre ditëve të festivalit duke filluar nga mëngjesi i datës 27 me një piknik në qendër të qytetit të Përmetit. Nëpërmjet stendës së vendosur në qendër të qytetit, kushtuar këtij aktiviteti, të interesuarit patën mundësinë të regjistrohen për të bërë një nga turet me biçikleta. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rreth 65 persona. Të interesuarit kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shipërisë si dhe nga Kosova.

Panairi i Artizanatit dhe Kulinarisë

Vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të produkteve vendore përmes Panairit. Përballë bashkisë u vendosën 20 stenda për panairin e kuzhinës së zonës, me produkte vendase dhe gatime tradicionale, si dhe panairin e artizanatit me artizanët nga qytetet e Përmetit, Ersekës, Gjirokastrës, Tiranës dhe qyteteve të tjera. Në këtë panair ata patën mundësinë që përmes mjeteve të ndryshme të promovojnë produktet e tyre të punuara me dorë.

Aktiviteti i fëmijëve

Paralelisht u zhvilluan aktivitete për fëmijë. Hapësira e dedikuar për fëmijët përfshinte animacione, lojëra popullore, ndërtimin dhe ngritjen e balonave, këndin e rrjedhjes dhe ekspozitën e pikturës “Kam pikturuar në sytë e mi” me vepra të fëmijëve të qytetit. Aktivitetet kushtuar fëmijëve u zhvilluan gjatë dy ditëve të para të festivalit, 27 dhe 28 maj, nga ora 10:00-17:00.

Edicioni i parë i Vjosa n'Fest pati feedback të mirë nga komuniteti lokal si dhe nga njerezit, te cilet erdhën ne qytetin e Permetit per te ndjekur festivalin.

Read More
Kultura, Projekte

Dita e Balonave

Balona ka qenë prej kohësh një ndër lojrat më të dashura për fëmijët. Bashkëveprimi me natyrën, erën e fluturimin e zogjve ka qenë dhe mbetet gjithmonë një ndjesi e pakrahasueshme. Risjellja e një aktiviteti të tillë në kohën ku jetojmë, me dixhitalizimin e vrullshëm që po ndodh është sfidues, megjithatë na bën t’i kujtojmë vetes rëndësinë që ka kontakti me natyrën dhe aktiviteti fizik te fëmijët e të gjitha moshave.

Dita e balonave u mbajt në Fushën e Balonave në Parkun e Liqenit, në 8 Maj 2022 dhe u ftuan prindër dhe fëmijë për t’ju bashkuar aktivitetit. Fëmijët më ndihmën e prindërve u ftuan të krijojnë balonat e tyre, handmade. Pasi përfundoi faza e parë, balonat u shfaqen duke u ngritur në qiell. Eventi u shoqërua me muzikë nga dj të njohur dhe aktivitete të tjera argëtuese.

Read More
Filma, Kultura

Kino Screening  Te’Galeria “Mbjellja e Pemëve”

Kino Screening  Te’Galeria

     Mbrëmjen e 18 Shkurtit, në hapsirën Te’ Galeria nisëm ciklin e mbrëmjeve kushtuar filmit, Kino Screening.

     E hapëm siparin me dy filma dokumentarë të shkurtër portet, të dy regjizorëve të rinj që aktualisht vazhdojnë studimet master në Universitetin e Arteve. Dy filma tepër intim dhe të sinqertë për dy njerëz me një botë të madhe.  “Harmoni” titullohej filmi i Klaudia Pashnjarit. Një lidhje e ngushtë midis njeriut dhe natyrës. Domethënia e ekszistencës. Dhurata e të jeturit në nënën natyrë. Harmonia shpirtërore, fizike dhe mendore nëpërmjet syve të një njeriu që vendosi t’i  jepet plotësisht natyrës.

    Dhe filmi i dytë që u shfaq për publikun titullohej “Dritarja Blu e Gurit”. Jetesa e një ëndërrimtari të moshuar i cili përballet me mungesat e tij, pa u dorëzuar.

Bio e shkurtër e artistëve

     Klaudia Pashnjari  ka lindur në Shqipëri, është rritur dhe ka studiuar në Korfuz të Greqisë. Është diplomuar në Universitetin e Arteve, Tiranë për regji filmi dhe televizion. Ajo ka marrë pjesë në disa festivale filmi dhe ka realizuar tre dokumentarë dhe një film të shkurtër.

     Mauro Zaçe ka lindur në Tiranë,Shqipëri. Ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja”, në degën Pikturë dhe Fotografi. Aktualisht vazhdon studimet Master në Universitetin e Arteve, Tiranë, për Regji Filmi dhe Televizioni. Ka marrë pjesë në disa festivale filmi dhe numëron tre filma dokumentarë artistikë dhe një film të shkurtër. Gjithashtu, ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme kolektive rreth fotografisë dhe pikturës.

(english)

Artists short bio  

    Klaudia Pashnjari  Albanian born, studied and raised in Corfu, Greece. She graduated in University of Arts of Albania  for Film directing and Television. She has participated in several  film festivals and has made three documentaries and one short film.

“Harmony”

    Synopsys -  A deep bond between man and nature. The meaning of existence. The gift of living on mother earth. The spiritual , physical and mental harmony through the eyes of the person who decided to completely give himself to nature.

    Mauro Zaçe was born in Tirana, Albania. He finished "Jordan Misja" Art High School, for 'Painting and Photography'. He is currently continuing his Master studies at the "University of Arts", Tiranë, for Film Directing and Television. He has participated in several film festivals and counts three feature documentaries and one short film. Also, he has participated in different collective exhibitions about photography and painting.

“Guri’s Blue Window”

Synopsys- The subsistence of an elderly dreamer, who faces his absences, without relinquishing.

Read More