Thumbi në Shenjestër

Posted in Kultura, Exhibition, Exhibition, Kultura, Projekte, Projekte on 20 November 2022 by Tirana Ekspres 

“Thumbi në Shenjestër” titullohet ekspozita që u çel ditën e premte, datë 18 Nëntor TE’Galeria, ora 19:00. Në të u prezantuan katalogu si dhe rreth 30 punime në teknika të ndryshme si laps, akuarel, akrelik apo digital print. Publiku pjesëmarrës në celjen e kësaj ekspozite, u njoh më nga afër me artin e karikaturës të Endri Beqos.

Bota e paraqitur nëpërmjet artit të karikaturës nga syri i artistit Endri Beqo. Tema sociale dhe ndryshimet që kanë ndodhur në këtë dhjetëvjecar. Lufta, ndotja, ngrohja globale, Virusi Covid-19, kriza ekonomike dhe ndryshimet që kanë sjellë risitë e teknologjisë në jetët e njerëzve janë disa nga tematikat që ka trajtuar artisti në punën e tij. Pas 10 vitesh këto punime i ka përmbledhur në një katalog, i cili tanimë gjendet në libraritë e Tiranës. Portrete, karaktere e fenomene të një realiteti shoqëror Shqipëtar e botëror të paraqitura me doza ironie e humori në mënyrë që të bëjnë të reflektosh. 

Ekspozita “Thumbi në Shenjestër” qëndroi e hapur për artdashësit deri në datë 27 Nëntor 2022 nga ora 10:00 deri në orën 18:00.


Rreth autorit

Endrit Beqo është lindur në Tiranë dhe është diplomuar në Universitetin e Artëve në Tiranë për skulpturë dhe grafik 2010-2015. Ai ka marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme në kategorinë e Artit te karikaturës në portrete dhe bashkepunime ne shumë evente të ndryshem si dhe nga Bashkia e Tiranës.

Ka marre pjesë ne "Info Network" ku ka marrë çmimin e dytë në temën e karikaturave të BE-së. Ai gjithashtu ka marrë çmime ndërkombëtare në Festivale te ndryshem si në Bienale te Strip dhe Cartoon në Galerinë HAMAM në Prizren, Maqedoni Prishtinë dhe në Turqi. Gjithashtu edhe në ekspoziten (Flaka e Janarit) në Gjilan.

Karikatura hyri për herë të parë në hartën e Shqipërisë në vitin 2020 ku u organizua Konkursi i Bienales nga Niko Nikolla, në qytetin e Pogradecit, ku artisti gjithashtu ishte pjesëmarrës. Dhe e fundit në Ferizaj në festivalin e Shoqatës së Karikaturës-HITHI kur u vlerësua me çmimin (për vlerat e larta Artistike). Ka  marrë pjesë në ekspozita kolektive në rrethet e Shqipërise në grupe, ka bërë tre ekspozita personale me Karikatura sociale për Termetin  dhe e fundit për Covidin në (Galerine Gat). Gjithashtu ka bërë ilustrime artikuj libra botues per femije “,ka punuar dhe në gazeta online dhe në botime me artikuj të ndyshëm në karikatura sociale, si dhe skenografi skenike të teatrit Skampa dhe postera të kompozuara në karikaturë. Ilustrimi  i tij është edhe libra Comic book që ka botuar dhe një libër me tematiken të emigrimit ku ka marrë pjesë në Novelat Grafike nga Ministria e Kultures.

 


Tags

culture, exhibition, project, project


Related Posts

Vjosa N’Fest Edicioni i Trete

Vjosa N’Fest Edicioni i Trete

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”