Vjosa n’Fest

Posted in Kultura, Mjedisi, Projekte, Workshop on 1 June 2022 by Tirana Ekspres 

Festivali Vjosa n'Fest u mbajt në datat 27, 28 dhe 29 maj 2022 në qytetin e Përmetit nga ora 9:00 deri në orët e para të mëngjesit ku morën pjesë qindra dashamirës të cilët kishin udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Një festival gjithëpërfshirës me aktivitete të shumëllojshme si koncert muzikor me bande dhe DJ të njohur, aktivitete sportive dhe panair artizanal.
Promovimi i bizneseve vendase kishte një fokus të veçantë, prandaj u krijua një bazë të dhënash për çdo kategori të përfshirë në festival si Rafting, Hiking, Trekking etj. të qytetit. Gjithashtu u krijua një bazë të dhënash me të gjitha strukturat akomoduese të vendosura në qytet dhe fshatrat përreth.
Kontakti me banorët dhe krijimi i një rrjeti ishte i një rëndësie të veçantë. Ne patëm rastin të merrnim mendime të ndryshme prej tyre në lidhje me përzgjedhjen e vendosjes së çdo aktiviteti në terren bazuar në kushtet dhe specifikat e tyre. Në të njëjtën kohë u vendosën kontakte me subjekte të tjera të mundshme që mund të sillnin shërbimet e tyre nga Tirana. Shërbime që tejkaluan kapacitetet e qytetit të Përmetit, por të rëndësishme në mbarëvajtjen e festivalit, si krijimi i panairit të Artizanëve me njëzet stendat e vendosura në sheshin kryesor ku ishin vendosur artizanët e ftuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Sportet ajrore

Aktiviteti tre ditor nisi rrugëtimin e tij me një performancë të parashutistëve të Sky Sports Albania me Alket Islamin, Jhonatan Islamin dhe pilotë të tjerë. Ata ofruan disa fluturime me parashutë për entuziastët e sporteve ekstreme. Fluturimet zgjatën nga 15 deri në 20 minuta. Paratrike, paragliding, paramotor dhe paragliding me motor ishin mënyrat e fluturimit që të interesuarit mund të zgjidhnin. Studimi i fluturimit u krye në Polimen, duke përshkuar zonën përgjatë luginës së Vjosës mbi qytetin e Përmetit deri në afërsi të fshatit Buhal.

Guida automobilistike

Garat me motoçikleta dhe Guidat e Motoçikletave u ofruan nga Enduro Albania Motors. 10
Çiklistët e certifikuar organizuan shfaqje të motoçikletave përgjatë rrugës kryesore të këmbësorëve të qytetit. Për të apasionuarit e motoçikletave për dy orë gjatë tre ditëve të festivalit u vunë në dispozicion edhe guida profesionale me të gjitha pajisjet e nevojshme. Rreth 100 persona arritën nga ky aktivitet, të regjistrohen në faqen e eventit www.vjosanfest.al, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe fizikisht në stendën e ngritur për këtë aktivitet.

Turne me biçikletë

Turne individuale dhe grupore me biçikleta në destinacione të ndryshme të qytetit të Përmetit, si në Banja Banjë, Alipostivan, Stërmbec dhe Ujvara e Sopotit. etj. Udhëtimet me biçikletë u ofruan nga Bike Doctor me 15 guida të certifikuara, përgjatë tre ditëve të festivalit duke filluar nga mëngjesi i datës 27 me një piknik në qendër të qytetit të Përmetit. Nëpërmjet stendës së vendosur në qendër të qytetit, kushtuar këtij aktiviteti, të interesuarit patën mundësinë të regjistrohen për të bërë një nga turet me biçikleta. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rreth 65 persona. Të interesuarit kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shipërisë si dhe nga Kosova.

Panairi i Artizanatit dhe Kulinarisë

Vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të produkteve vendore përmes Panairit. Përballë bashkisë u vendosën 20 stenda për panairin e kuzhinës së zonës, me produkte vendase dhe gatime tradicionale, si dhe panairin e artizanatit me artizanët nga qytetet e Përmetit, Ersekës, Gjirokastrës, Tiranës dhe qyteteve të tjera. Në këtë panair ata patën mundësinë që përmes mjeteve të ndryshme të promovojnë produktet e tyre të punuara me dorë.

Aktiviteti i fëmijëve

Paralelisht u zhvilluan aktivitete për fëmijë. Hapësira e dedikuar për fëmijët përfshinte animacione, lojëra popullore, ndërtimin dhe ngritjen e balonave, këndin e rrjedhjes dhe ekspozitën e pikturës “Kam pikturuar në sytë e mi” me vepra të fëmijëve të qytetit. Aktivitetet kushtuar fëmijëve u zhvilluan gjatë dy ditëve të para të festivalit, 27 dhe 28 maj, nga ora 10:00-17:00.

Edicioni i parë i Vjosa n'Fest pati feedback të mirë nga komuniteti lokal si dhe nga njerezit, te cilet erdhën ne qytetin e Permetit per te ndjekur festivalin.


Tags

culture, koncert, project


Related Posts

Vjosa N’Fest Edicioni i Trete

Vjosa N’Fest Edicioni i Trete

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”