Balona ka qenë prej kohësh një ndër lojrat më të dashura për fëmijët. Bashkëveprimi me natyrën, erën e fluturimin e zogjve ka qenë dhe mbetet gjithmonë një ndjesi e pakrahasueshme. Risjellja e një aktiviteti të tillë në kohën ku jetojmë, me dixhitalizimin e vrullshëm që po ndodh është sfidues, megjithatë na bën t’i kujtojmë vetes rëndësinë që ka kontakti me natyrën dhe aktiviteti fizik te fëmijët e të gjitha moshave.



Dita e balonave u mbajt në Fushën e Balonave në Parkun e Liqenit, në 8 Maj 2022 dhe u ftuan prindër dhe fëmijë për t’ju bashkuar aktivitetit. Fëmijët më ndihmën e prindërve u ftuan të krijojnë balonat e tyre, handmade. Pasi përfundoi faza e parë, balonat u shfaqen duke u ngritur në qiell. Eventi u shoqërua me muzikë nga dj të njohur dhe aktivitete të tjera argëtuese.