Të Martat e Janarit të vitit të ri 2014, Movie Night, do të na presin me prezantimin e Neorealizmit Italian.
Te marten, 28/01/2014, ora 19.30: “Roma” (Komedi, 127min, 1972) nga Federico Fellini
—
Neorealismi i përket një epoke midis masakrave dhe progreseve, të shekullit të luftrave dhe të totalitarizmave. Lind nga një situatë e dërrmuar prej luftës së dytë botërore, ku kultura ka dështuar. Kinemaja Neorealiste rikthen ose mendon t’i rikthejë artit një rol për të shpëtuar njeriun, taman aty kur ky ka prekur pikën më të errët të civilizimit të tij. Neorealizmi, për Roberto Rossellini-n (një regjizor kyç i kësaj lëvizje), është një mjet për të përballuar jetën e vërtetë dhe për t’iu afruar sa më shumë gjërave të vërteta.
Gjejni gjithë programin këtu: