“Her Energy”

Posted in Exhibition, Kultura, Piktura on 7 April 2023 by Tirana Ekspres 

“Her Energy” titullohet  ekspozita që u çel ditën e premte, datë 7 Prill TE’ Galeria, ora 18:00. Në të u prezantuan rreth 20 piktura, kryesisht me teknikën Akrilik në Kanavacë . Publiku pjesëmarrës në çeljen e kësaj ekspozite, u njoh më nga afër me pikturat e artistes Kristina Shkurti.

Ekspozita solli në dukje figurën e femrës për bukurinë, karakterin, energjinë e shpirtin e saj. Kristina solli nëpërmjet penelatës së saj, ngjyrave vibruese e kontrasteve te forta të cilat për të kanë rrjedhur natyrshëm në krijimtarinë e saj. Kompozimet e dinamike të subjekteve vijnë shpesh dhe si një ëndërr që të tërheq të bëhesh pjesë. Ajo u shpreh se shpesh frymëzimin e gjen në pavetëdijen e saj e cila lundron në kanacavë së bashku me ngjyrat.

"Ne si qënie njerëzore kemi brenda nesh 2 lloje energjish, atë femërore dhe mashkullore, pavarsisht gjinisë dhe secila nga natyra përfaqësohet nga karakteristika të ndryshme të kundërta.
Këto energji duhet të jenë në harmoni dhe nuk duhet të dominojnë mbi njëra-tjetrën.
Ritmet e jetës moderne vitet e fundit janë bërë shumë të shpejta. Ështe krijuar një tendencë për të poseduar sa më shumë gjëra materiale dhe pushtet.
Gratë janë çdo ditë në një luftë të vazhdueshme për të vërtetuar që mund t’ja dalin të vetme pa asnjë ndihmë, që janë po aq të afta në punë, dhe kjo gjë është shumë në rregull. Por në këtë luftë të përditshme pa kuptuar kanë filluar të humbasin fuqinë e tyre, feminitetin. Dhe kjo ndodh kur je në një gjëndjë mbijetese.
Krijimet e mija me ngjyra dhe kontraste të forta duan të përcjellin pikërisht këtë. Mos harroni fuqinë tuaj natyrore, feminitetin tuaj, nxirreni në pah, jeni më të hapura për të pranuar ndihmë.
Jini si ujë të buta, jo si shkëmb të forta."

Kristina Shkurti

Ekspozita qëndroi e hapur deri në datë 10 Prill nga ora 10:00 deri në orën 19:00.


Tags


Related Posts

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë