Kryesore, Kultura, Së shpejti, Të kaluara, Teatri

Shfaqja “Perendimi i Vertete”

Perendimi i vertete eshte historia e dy vellezerve qe takohen pas 5 vjetesh ne shtepne e nenes se tyre qe ka shkuar me pushime ne Alaske. Austin, vellai i vogel eshte skenarist dhe po punon mbi nje skenar me shume rendesi per karrieren e tij , nderkohe qe vellai i madh Lee i prish qetesine. Perplasja e jeteve ekstremisht te ndryshme , xhelozia, inatet e vjetera mes njeri-tjetrit do te sjellin nje konflikt te ashper ne skene dhe shume interesant.

Per me shume , ju ftojme te ndiqni shfaqjen ne Tirane Ekspres , diten e merkure ,ora 21:00

 

Read More
Kultura, Së shpejti, Teatri

“5 Djelmoshat”

“5 djelmoshat” eshte shfaqja me e re e cila po shfaqet per publikun e kryeqytetit ne Teatrin Kombetar. Kjo eshte veper e autores sllovene Simona Semiovic, pjese edhe e panairit dramaturgjik “My name is Balkan”, organizuar nga artistja Ema Andrea, shtatorin e kaluar.

Shfaqja vjen me regji te Helidon Fino dhe me lojen e aktoreve te njohur: Neritan Licaj, Gentian Hazizi, Dritan Borici, Laert Vasili dhe Genti Decka. Fokusi kryesor i saj eshte bota e femijeve, menyra se si ata e perceptojne shoqerine dhe marredheniet njerezore, sjellje kjo nga optika e te rriturve.
Filozofia dhe psikologjia qe vepra permban eshte sa e veshtire aq edhe delikate, duke qene se femijet perfaqesojne familjen e familja eshte qeliza kryesore e vete kombit.Kjo tematike eshte trajtuar edhe nga filozofi ekzistencialist frances Zhan Pol Sarter ne vepren e vet “Fjalet”, nje veper me nota autobiografike, ne te cilen Sartri sheh vetem femije. Shkruar ne moshen 59 vjecare, ky liber eshte nje retrospektive e 10 viteve te tij te para. Dhe ky liber tregon shume per filozofin e madh.

Komedia satirike “5 djelmoshat” eshte reflektive dhe e nevojshme per shoqerine sepse jep nje leksion te forte per ate qe “duhet” dhe ate qe “nuk duhet”.Nje nga aktoret kryesor Neritan Licaj (ne rolin e Krostoforit) shprehet: “Ky eshte nje nga rolet e mi te me te veshtire sepse eshte e veshtire te kthehesh ne moshen e 11 vjecarit, ne sinqeritetin, mentalitetin dhe pafajesine e tij. Veshtiresia tjeter qendron te sjellesh figuren e nenes dhe pertej kesaj personazhi i cili vuan nga bulizmi, eshte i papranuar ne shoqeri dhe ben gjithcka per tu ndjere pjese e saj. Kristofori vret veten ne moshen 23 vjecare sepse ai do te jetoje, por nuk jeton dot.“

Aktoret jane gjithe kohes ne skene dhe u duhet te luajne disa role, shfaqja nuk ndjek vetem nje vije lineare, por eshte shume dinamike dhe e gjalle. Eshte nje pasqyre ne te cilen te gjithe e gjejne veten, duke pasur parasysh qe autorja eshte ballkanase dhe linja e mendimit te popullit ballkanas eshte pothuajse e njejte.

Homofobia, te mos qenit i pranuar ne shoqeri, marredhenia prind – femije, marredhenia ndermjet bashkeshorteve dhe shume te tjera tregohen me se miri tek.“

 

Read More
Filma, Kryesore, Kultura, Muzika, Teatri

LA TOUCHE FRANCAISE

All fr. PictureDear all Friends,

The Alliance Francaise in collaboration with Tirana Ekspres is going to prepare an evening at the venue of Tirana Ekspres. The evening at February the 6th, will be in the name of THE FREEDOM OF SPEECH! This event will be colourful, creative and diverse, as the Freedom of Speech in our world should be. With different activities this evening, we would like to hold something for everybody. Going from movie, to performances and live-paintings; all artistic ways of creating, sharing and shouting opinions, ideas and criticism should be combined this evening, to remind everybodies right to talk free and loud!

Combined with a good french wine and snacks, you will enjoy a beautiful night in good company! Starting from 19.30 with a movie projection, we would like to welcome you and all your friends here.

Directions: Rr. Dritan Hoxha (ish shkolla a partise), Zogu i Zi

 

Read More
Artet vizuale, Filma, Kryesore, Kultura, Letërsia, Muzika, Së shpejti, Të kaluara, Teatri

THE OPENING 24 tetor

IMG_8895Tirana Ekspres ka deshiren tj’u ftoje te merrni pjese ne eventin e rihapjes se aktivitetit kuturor ne stacionin qendror te saj .E vleresojme prezencen tuaj si nje kontribut te cmuar dhe mbeshtetje ndaj insitucioneve kulturore dhe artit ne qytet.
Ju mirepresim me date 24 tetor 2014,ora 20:30 !

Programi I fundjaves :
E premte :
Trio Band ( kitare, violin,cello)
Ekspozite Pikture
Performance ( Metal T’20-26)
DJ( elektro ,DnB)

Vendodhja : Rr Dritan Hoxha, ish Shkolla e Partise (biblioteka) ,perballe pallatit te sportit Asllan Rusi

Stay tuned for Saturday & Sunday:

Read More
Artet vizuale, Filma, Kryesore, Kultura, Letërsia, Muzika, Së shpejti, Teatri

Jepi ngjyra hapesires se re te Tirana Ekspres

Artists WantedCommunity Art!

Po shpallim nje thirrje per artistet e rinj te cilet do te deshirojne te lene nje gjurme plot ngjyra ne muret e hapesires se re te Tirana Ekspres.

Cdokush cili mendon se ka nje ide kreative dhe ka deshire te ndaje Artin e tij me komunitetin eshte i mirepritur te dergoje konceptin (skicen) tek [email protected] deri ne daten 12 Tetor.

Ne do te mundesojme te gjithe materialet e nevojshme per punen tuaj Artistike!

Disa foto do te publikohen per t’ju ofruar nje ide me te qarte rreth hapsires ku do punoni:

Read More
Artet vizuale, Filma, Kryesore, Kultura, Letërsia, Muzika, Së shpejti, Të kaluara, Teatri

SE SHPEJTI: INAGUROHET HAPESIRA E RE E TIRANA EKSPRES NE QYTET

Tirana Ekspshkolla e partiseres ka kenaqesi t’ju njoftoje qe se shpejti do te  inaguroje hapesiren e saj te re !

Save the date:  24 tetor 2014

Disa foto te ‘work in progress’ mund ti gjeni ketu:

 

Read More
Artet vizuale, Filma, Kryesore, Kultura, Muzika, Së shpejti, Teatri

WANTED: ARTISTS

Atlantid Beach

+++ TE DASHUR MIQ DHE ARTISTE! Nese keni dashur gjithmone te performoni ne plazh nen perendimin magjik >>> kjo eshte mundesia juaj per ta realizuar ! Ne po kerkojme per muzikante, akrobat, xhonglere, Dj, instruktore Yoga, piktore eko , artiste artizanale te cilet mund te performojne ne eko-kampin ATLANTID ! Ne nuk mund te ofrojme nje pagese por nje eksperience te bukur dhe akomodim falas ne tendat tona. NDANI FJALEN dhe na shkruani ne [email protected] +++

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara, Teatri

TEATRI E ENDRRAVE

teatri e endrraveShfaqja “Teatri e Endrrave” te enjten dt. 24 Prill ora 19.00 @ Tirana Ekspres!

Dy fjalë për “Teatrin e Ëndrrave”

Përpara një viti me 23 maj 2013, në sallën Shakespeare të Teatrit Metropol u shfaq në skenë vepra dramatike “Lotët e Ekzistencës”. Shfaqia u realizua në mbështetje të nje kauze bamirsie, të mblidheshin fonde për një vogëlushe 3 vjeç e cila vuante nga një sëmundje e rrallë në tru. Përveç kauzës, e veçanta e shfaqies ishin edhe kasti i aktorve ku midis tyre aktronin persona me aftësi të kufizuar. Me këtë shfaqie lindi edhe “Teatri i Ëndrrave”, ku nje grup vullnetarësh që kanë pasion artin, pavarsisht pengesave të tyre fizike ata ngrihen edhe mbi to, dhe ngjiten në skenë për të realizuar shfaqie teatrale të veçanta dhe të arritura artistikisht.

“Teatri i Ëndrrave”  duke u bazuar vetëm në një parim për të gjithë pjestarët vullnetar të saj:
Pa dallim gjinije, kulture, feje, ngjyre, klase shoqërore & sociale – e vetmja e vërtetë e rëndesishme është  pasioni për artin dhe guximin për të ndiekur ëndrrat; u krijua si projekt nga comunity theater – “Akademia e Ëndrrave”.

Kush është  “Akademia e Ëndrrave”?

“Akademia e Ëndrrave” është nje Comunity Theater qëllimi i të cillit është të jetë shtëpia e të gjithë vullnetarve, pasioni i të cilëve është arti. Të jetë “arena” ku të gjithë  mund të ngjiten mbi të dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.

Çdo individ që ka pasion artin dhe dëshiron të meret me art, por nuk ka mundësi; duhet vetëm te trokasë në Akademine e Ëndrrave dhe NE do të jemi aty per t’iu dëgjuar dhe per t’iu ndimuar që ëndrra juaj të realizohet.

Çdo individ që dëshiron të merret me vullnetarizëm në fushën e artit (si teatër, ekspozita, koncerte, etj), mjafton të trokasë tek NE dhe ti bashkohet nismës – Art Për Të Gjithë…

dhe në kuadrin e kësaj nisme lindi projekti “Teatri i Ëndrrave”:

Ky projekt me anë të përfshirjes përmes artit, ka si qëllim integrimin e personave me aftesi të kufizuar në shoqërinë sociale dhe atë kulturore nëpërmjet terapis së teatrit. Ajo që ne duam të arrijmë është promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuar, si dhe lobim për ekzekutimin e të drejtave të tyre për tu përfshirë në mënyrë aktive në jetën sociale dhe kulturore. Në vendin tonë aftësia e kufizuar shikohet ende me syrin negativ dhe jo në raste të rralla janë edhe vetë familjarët e këtyre personave të cilët ende e trajtojnë prapambetjen mendore si nje sëmundje e cila duhet fshehur nga mjedisi social. Synimi i projektit nuk është vetiak, ne nuk duam të ngrem një emër. Ajo që ne duam është të ngrem një familje të përbashkët, të tregojmë që ne vlejmë, fakti që kemi një aftësi të veçantë nuk na bën të identifikohemi ndryshe nga të tjerët. Duam të arrijmë atë që na përket. Të tregojmë që pas kësaj fytyre që disa e quajnë të shëmtuar ekziston një shpirt i cili ka vlera, por që për ti promovuar ato duhet mbështetje.

Gati 1 vit nga shfaqia e parë, “Teatri i Ëndrrave” rikthehet por kësaj radhe më i plotë se kurrë. Skenari është ripërpunuar (tashmë janë 13 personazhe nga 6 personazhe që ishin në shfaqien e parë) duke u bërë me i plotë dhe gjithpërfshirës. Kasti i aktorve është edhe më i larmishëm, pasi përbëhet nga perfaqësues të çdo komuniteti që jeton në Shqipëri, është një miksim i personave me aftësi të kufizuar, personave të verbër, personave nga komuniteti rom dhe aktorve amator.

Vepra dramatike “Lotët e Ekzsitencës” është nje miksim i dramës me poezitë, të shoqëruar nën tingujt e kitares. Vepra është e shkruajtur në varg lirik dhe për një orë e gjysëm premtojmë që do shijoni tekste dhe vargje të mbushur me melodicitet dhe ngarkesa emocionale. Gjithashtu mesazhi i veprës është i fortë, pasi do të bërtitet thirrja për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve me sëmundje të rënda patologjike  dhe racizmit. Vepra përbëhet nga 2 akte, dhe është vendosur: në aktin e parë në gojën e një adoloshenti që vuan nga leucemia dhe në aktin në gojën e një adoloshenti me ngjyrë.

Në javën e fundit të prillit do të ngjitemi në skenën e teatrit të Tiranës për të vazhduar më pas me një turne në qytete të tjera të Shqiperisë, sepse duam që zëri jonë të përcillet anë e mbanë Shqipërisë.

Shfaqie të tillë kërkojnë kontributin e gjith-kujt,  prandaj në fund duam ti bëjmë apel çdo individi dhe institucioni (qeveritar dhe jo qeveritar), që ti bashkohen këtij projekti. Sepse kemi nevojë për çdo “forcë, entuziasëm & humanizëm” për të përmbushur një mision të tillë.

BASHKOHUNI dhe JU me NE, të realizojmë një ËNDËRR

Edvin Dusha

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara, Teatri

Dite Boterore te Teatrit

world theatre dayMë datë 27 mars, në ora 17 e 45, në ambientet e Tirana Ekspres, do bëhet një lexim skenik i pjesës “Tërmeti” prej Oltion Kadaifçiut.

Bota e teatrit shpreson që më 27 mars, botën ta ketë të vetën, më shumë se në ditët e tjera. Megjithëse, ndoshta jo. Varet se kush e ku je, si thotë në fjalën e vet blatuar kësaj dite , Brett Barley, teatër shkruesi jugafrikan. Ose të kundërtën, se u harrova. Prandaj dhe fjala e tij vjen në këtë ballinë e para ndër shoqe.

Mesazhi i Brett Bailey-it, shkrimtar dhe shkrues për teatër prej Afrikës së Jugut.

Kudo që ndodhet shoqëria njerëzore, shpirti i pamposhtshëm i shfaqjes shfaqet.

Nën pemë, në fshatra të vegjël dhe në skena të teknologjisë së lartë të metropoleve globale; në salla shkollash dhe në fusha dhe në tempuj; ndër kampe, në sheshe urbane, qendra komunitare dhe bodrumesh të qytetit të brendshëm, njerëzit mblidhen bashkë të shoqërizohen në botë teatrale fluturake që ne krijojmë për të shprehur kompleksitetin tonë njerëzor, larminë tonë, thyeshmërinë tonë, në mishin e gjallë, dhe frymë, dhe zë.

Ne mblidhemi të vajtojmë dhe të kujtojmë; të qeshim dhe qahemi; të mësojmë dhe të përforcojmë dhe të imagjinojmë. Të çuditemi me shkathtësitë teknike dhe të rimishërojmë zotat. Të kapim frymën tonë kolektive në mundësinë tonë për të bukurën, dashamirësi e përbindshmëri.ne vimë të gjallërohemi e fuqizohemi. Të festojmë bollëkun e kulturave të ndryshme dhe të shpërbëjmë kufijtë që na ndajnë.

Kudo që ka shoqëri njerëzore, shpirti i pathyeshëm i shfaqjes shfaqet. Lindur prej komunitetit, ai vesh maska dhe kostume të traditave të ndryshme. Ai vjel gjuhët tona, dhe rtimet, dhe gjestet, dhe pastron një hapsirë ndër ne.

Dhe ne, artistët që punojmë me këtë shpirt të lashtë, ndjehemi të thirrur ta kanalizojmë atë përmes zemrës sonë, ideve tona dhe trupave tanë për të zbuluar realitet tona në gjithë mondanitetin dhe misterin vezullitës.

Por, në ketë moshë, në të cilën kaq shumë miliona po sfiliten të mbijetojnë, po vuajnë nën regjime shtypës dhe kapitalizëm grabitqar, po i arratisen konfliktit dhe mundimit; në të cilën fshehtësia jote pushtohet prej shërbimesh sekrete dhe fjalët tona censurohen prej qeverish që fusin hundën ngado; në të cilat po zhduken pyje, shfarosen specie dhe helmohen oqeane: çfarë ndjehemi të shtyrë për zbuluar?

Në këtë botë fuqish të pabarabarta, në të cilën urdhra të ndryshëm përpiqen të na bindin se kombe, raca, gjini, preferenca seksuale, fe, ideologji, korniza kulturore është sunduese ndër të gjithaa i dilet krah këmbënguljes se artet duhen shkundur prej afatesh shoqërore?

A jemi ne, artistët e arenave e skenave, duke ju epur kërkesave të sterilizuara të tregut, apo jemi duke rrëmbyer pushtetin që e kemi tonin: që të pastrojmë një hapsirë zemrat dhe mendjet e shoqërisë, të mbledhim rreth vetes njerëz, të frymëzojmë, magjepsim dhe informojmë dhe të krijojmë një botë shprese dhe bashkëpunimi zemërçelur.

http://www.world-theatre-day.org/en/message.html
përktheu: Oltion Kadaifçiu

Meqë ra fjala!!!
Ftesë në leximin skenik të pjesës “Tërmeti” nga Oltion Kadaifçiu prej studentësh të masterit në vitin e parë të artit skenik në Akademinë e Arteve

Më datë 27 mars, në ora 17 e 45, në ambientet e TiranaEkspres, do bëhet një lexim skenik i pjesës “Tërmeti” prej Oltion Kadaifçiut. Shfaqja po lehtësohet prej Stefan Çapalikut, që ngjizi e nxiti këtë lexim dhe komunikoi me studentët për ti ftuar në këtë ngjarje e prandaj edhe meriton falenderime. Studentët do ta marrin hakun pas leximit, si edhe unë.

Leximi skenik është një mënyrë e mirë e shpërndarjes së një teksti, megjithëse aktrimi përcjell më shumë larmi e tërheqje. Gjithsesi ca probleme ka, se plot gjëra konsumohen e plot mbeten pa u ofruar.

Për shembull:

Shumë artistë ruajnë një vend të veçantë për prezantimin e parë me një vepër dhe kjo mbështet edhe prej teorish të shqyrtuara prej psikologësh që thonë se edhe në marrëdhënien mes njerëzish prezantimi i parë qenkësh gati vendimtar. Edhe me shkaktu një dëm të tillë ndër artistë që rastis e e kanë ndjeshmërinë të shtuar është për ‘largë qoftë’.

Pjesa në skenografinë e vet kërkon që skena të zhvendoset në një rrafsh vertikal dhe kjo do ti mungojë tentativës për të arritur ngjashmëri me vënien më artistike të rregulluar prej regjisori e artistësh në kushte më të përshtatshme.

Nga leximi, personalja shpërndahet individualisht, por në teatër komunikimi është kolektiv (qoftë edhe vetëm nga këndvështrimi i artistit.) kjo sjell një kundërshti meqenëse kërkohet të jenë të pranishme të dy të kundërtat. Gjithsesi prap.

Pra, gjithsesi, një lexim është shumë i këndshëm, prandaj ejani. Nëse gjykojmë që jeni me leverdi mund edhe t’ju qerasim dhe do përpiqemi të jemi me humor të mirë.

Ju mirëpresim më datë 27 mars.

Read More