Dt. 8 Mars eshte dita e te drejtave e grave!
Miss Representation (87 min) zbulon një realitet krejt të qartë, të cilin e jetojmë përditë por që shpeshherë nuk e shohim. Shkruar dhe drejtuar nga Jennifer Siebel Newsom, filmi nxjerr në pah mënyrën sesi media mainstream jep një dorë në nën-përfaqësimin e grave në pozita pushteti dhe influence në Amerikë. Filmi sfidon portretizimin e kufizuar dhe të nënvlerësuar të grave dhe vajzave, çka e bën akoma më të vështirë për gratë të arrijnë në pozita drejtuese apo fuqizimin e grave. Titruar në shqip
Në përfundim të filmit, do të ketë diskutime.