Projekti i titulluar N’Farkë Festë u zhvillua në datat 5, 8, 11 dhe 12 Korrik. Ky projekt pati disa aktivitete të ndryshme të cilat sollën interesin e shumë vizitorëve, kryesisht dhe të fëmijëve.
Aktiviteti i parë u mbajt me datë 5 korrik, ku u zhvilluan lojërat popullore, pranë Sheshit Skëndërbej në Parkun Europa. Ky aktivitet u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Fëmijë dhe të rritur iu bashkuan lojrave popullore. Lojrat që u zhvilluan, animatorët dhe muzika e bënë mbrëmjen më argëtuese për pjesëmarrësit e këtij ativiteti.


Aktiviteti i dytë, i cili u mbajt me datë 8 Korrik, pati si qëllim panairin e artizanatit, ku u zhvillua në sheshin alternativ të Pazarit të Ri. 14 artizanë të teknikave të ndryshme morrën pjesë në këtë panair duke prezantuar punimet e tyre të punuara prej dore. Sigurisht që pjesë e këtij panairi ishte edhe muzika e bukur popullore shqipëtare. Një visibilitet pati edhe nga turisët, të cilët shfaqën interes rreth këtij panairi. Të rinj, fëmijë iu bashkuan grupit të valles. Ky panair u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 22:00.




Aktiviteti i tretë u zhvillua në një ambient ndryshe, në liqenin e Farkës. Ky aktivitet pati një ekspozitë të zhvilluar në natyrë dhe gjithashtu një workshop me punimet e fëmijëve. Rreth 11 piktura të punuara nga duart e fëmijëve u ekspozuan në liqenin e Farkës, ku gjithashtu u zhvillua dhe workshopi.




Aktiviteti i katërt dhe përfundimtar, i përmblodhi të gjitha aktivitetet e përmendura më sipër. Ky aktivitet u zhvillua nga ora 18:00 deri në orën 23:00. Në një pjesë të liqenit të Farkës u zhvilluan aktivitetet për fëmijë, kurse në një pjesë tjetër, u luajt muzikë nga dy DJ të cilët i dhanë atmosferë aktivitetit. Workshopi i balonave, panairi i cili pati 12 artizanë dhe shumë aktivitete të tjera sollën që ky event të kishte një audiencë të lartë dhe të pëlqehej si nga fëmijë ashtu dhe të rritur.





N’Farkë Festë pati shumë vizitorë në të katërta fazat e tija. Ky projekt u realizua nga Tirana Ekspres dhe u mbështet nga Bashkia Tiranë.