PREZANTIMI I REVISTES “PA FOKUS”

Posted in on 19 December 2013 by Tirana Ekspres 

Të hënën, 23/12/2013, ora 16.30 @ Tirana Ekspres:

 

Miq po vinë festat, atm

osfera sado pak e ftohtë duket se na ngroh aq sa duhet për të dashur gjërat e bukura që kjo periudhë sjell. Në këto ditë të ftohta Pa Fokus mendoji për dhuratat për secilin nga ju. Gjatë dy muajve të fundit nuk kemi menduar gjë

tjetër më shumë sesa këto ditë, dhe e dinim, e pamë në fund të horizontit këtë ditë dhe synuam  me gjithë forcat drejt këtij plani. Nuk menduam gjë tjetër veçse gëzimin tuaj për dhuratat që do të mund të ju je

pnim dhe rrahëm për ditë e ditë mendimet për të gjetur dhuratat më të mira për ju.

Më datë 23 jemi vetëm disa ditë larg krishtlindjeve, dhe ne kemi përgatiru dhurata. Vetë ngjarja që do të realizohet tek Tirana Express është në vetë vete një dhuratë për ju sepse ajo do të përmbajë në vetëvete shumë surpriza, të cilat do të sillen para jush nga individë që kanë qënë kontribues të revistës dhe nismës Pa Fokus gjatë gjithë veprimtarisë së saj. Ata do të sjellin pak ngjarje nga veprimtaria e tyre, do të ju sjellin mbi të gjitha gëzimin që ata kanë ndjerë në punën e tyre, dhe ne vetë si staf I revistës duam të dëshmojmë në këtë gëzim të tyrin, dhe jemi krenar që kemi ndihmuar sado pak në këtë gëzim.

Data 23 është një ngjarje e shënuar për revistën, bashkëpunëtorët dhe në vetë, sepse ndryshojmë faqe, hyjmë në një kapitull të ri, dhe presim që këtij kapitulli mos t’I mungojnë ngjyrat apo dhe përbërja unike e saj.

Atë ditë ju mirëpresim të festojmë fundin e vitit me revistën dhe pesë mujorin tonë të parë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky pesë mujor kërkon një tribut të madh, një dhuratë të veçantë, dhe për këtë arsye kemi përgatitur diçka për  të përmbushur pritshmëritë tuaja për këtë event.

Sa na përket ne si revistë, duam prej jsuh një adresë emaili ose një usb, ndërsa nga të ftuarit e tjerë do të përjetoni eksperiencën më të mrekullueshme të një viti.

Ju mirëpresim!

pa fokus fest


Tags


Related Posts

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë