“QAR” ka pasur per qëllim nxitjen dhe krijimin e mundësisë së personave meaftësi të kufizuara për të hyrë në treg dhe të gjeneronin të ardhurat e tyre.
Për këtë arsye u angazhuan 3 ekspertë të fushave të ndryshme artizanale për të mësuar dhe orientuar këtë grup personash drejt tregut të punës. Fushat ku u përqëndruan këto workshope ishin:
- përpunim i bakrit në bizhu;
- përpunimi i allcisë;
- krijimi i bizhuterive me rruaza dhe material të ricikluar.
Në përfundim të këtij projekti, synuam zgjerimin e rrjetit për këtë kategori individësh, si dhe mundësimin e nxjerrjes në treg të produkteve finale të tyre.





FAZA E PARË
Si fillim të kësaj nismë janë zhvilluar takime me organizata të ndryshme, intervista me njerëz me nevoja të vecanta. Organizatat kanë dhënë kontributin e tyre në këtë nismë që është ndërmarrë për këta persona. U zhvilluan takime për ti ardhur në ndihmë kësaj nismë me persona të tjerë të cilët shprehën dëshirën e tyre për të kontribuar.
FAZA E DYTË
Ne fazen e dytë të kësaj nismë u organizuan workshope të cilat bënë bashkë njerëz me nevoja specifike ku prezantuan teknikat e ndryshme nga specialistet e artizanatit. U njohën me materialet dhe krijuan punimet e tyre.
FAZA E TRETË
Pas një dedikimi dhe një angazhimi të palodhur për muaj me rradhë, rrugëtimi i ketij projekti u mbyll me sukses. Bashkëpunimi me grupin e individëve të vecantë që u përkushtuan maksimalisht në punimet e tyre të mrekullueshme artizanale.
Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa kontributin dhe suportin e madh që ofruan Western Balkans Fund (WBF) dhe EU Delegation to Albania, të cilët kanë qënë prezent në çdo hap që është ndërmarrë për organizimin e aktiviteteve me qëllim të argëtuarit dhe të mësuarit për artizanët e rinj.
Nje falenderim i veçantë gjithashtu shkon edhe për mentorët tanë që pa ndihmën e tyre, nuk do të realizoheshin këto punime artizanale: Ana Maria Ceko, Rudina Caca dhe Danjel Kucaj.



