TOLERANC – Movie Nights ne Shkurt 2014

Posted in on 21 February 2014 by Tirana Ekspres 

poster faith movieNe shkurt 2014 filmat tane i dedikohen tolerances dhe te drejtave te njerut! Shikoni programmin ketu:

dt. 25 Shkurt, 19.30:
“Submission” (11min, Theo van Gogh)
& “Paradise: Faith” (Ulrich Seidl)

dt. 4 Shkurt, ora 19.30: tre filma me metrazh të shkurtër nga regjisorë e rinj shqiptarë

dt. 11 shkurt, ora 19.30:
“PARADA” (Fiction, by Srdjan Dragojevic, Serbia 2011)

dt. 18 shkurt, ora 19.30:
HAROLD & MAUDE (Black comedy by Hal Ashby, 1971, 91min)

MOVIE NIGHT në muajin Shkurt do të pasojë me “TOLERANCE”. Ditën e Martë, më datë 4 Shkurt 2014, do të shfaqen tre filma me metrazh të shkurtër nga artistët emergjent Kelmend Karuni, Sokol Peçi dhe Arjan Serjanaj. Tematika pasqyron aktualisht momentin historik të Shqipërisë, ku toleranca si vlerë lën për të dëshiruar. Në të vërtetë gjatë jetës tonë të përditshme në Tiranë bëhemi shpeshherë prè e intolerancës apo dëshmitar okular…

Inaugurimi bëhet në orën 19:30 me një prezantim të shkurtër nga stafi ynë mbi temën e muajit. Mbasi të përfundojnë projektimet e filmave do të kemi edhe një debat duke i dhënë artistëve mundësinë të flasin për punët e tyre. Gjithashtu do të jetë i ftuar edhe një profesionist i cili do flasë shkurtimisht mbi çështjet e të drejtave të njeriut. Të Martat e tjera të ketij muaji do të shfaqen filma që përfshihen në të njëjtën tematikë. Janari i këtij viti na përcolli me Neorealizmin Italian. Idea e muajit që lamë ishte: të njihet me këtë lëvizje kulturore një audiencë më e gjerë si dhe të ngacmohet vëmendja e artistëve.

Të bësh film nuk do të thotë patjetër të kesh skenografi apo aktorë që kanë një kosto të egzagjeruar. Njerëzit jo aktorë mund të luajnë rolin e personazhit të tyre në jetën e përditshme. Skenaret e filmave mund të dalin nga peisazhi i së vërtetës në rrugë e kudo, duke çarë realitetet e shumëfishtë e të mbyllur nga njëri-tjetri në shoqërinë tonë, dhe duke marrë parasysh kontekstin historik të së tashmes së globalizuar, duke e dokumentuar atë si një fenomen që po ndodh. Natyrisht nuk mund të ezauronim Neorealizmin Italian vetëm me 4 filma si dhe të kënaqnim kërkesat e audiencës cinephile.

TOLERANCE

Qytetërimi para së gjithash është vullneti për të jetuar në bashkësi. Një njeri konsiderohet i barabartë me një të pacivilizuar dhe barbar kur nuk konsideron të tjerët. Toleranca lind ga divergjencat dhe nga opinionet e ndryshme, diversiteti dhe dimensioni human. Respekti mbi të tjerët konsiston pikërisht në mbrojtjen e opinioneve dhe bindjeve vetjake përballë të tjerëve. Respekti fillon duke thënë atë që mendon. Shoqëria civile konsiston në një regullator social dhe dinamik që bazohet mbi instrumentë të qartë të komunikimit midis vetëve të cilët janë edhe tolerant, që kanë aftësitë të ndjejnë. Të respektojnë të drejtën, legjitimitetin e mendimit ndryshe dhe kundër. Fakti i deklarimit dhe respektimit të të drejtave themelore në një shoqëri nga ana e vetë qytetarëve, duke e respektuar këtë vlerë, reflekton respektin reciprok midis njëri-tjetrit. Toleranca, konflikti, konsensusi, janë instrumentat kryesorë për funksionimin e një shoqërie civile si edhe të amortizimit të llogjikshëm të konflikteve midis individëve dhe grupeve sociale të ndryshëm. Në kohët e sotme, të mendosh një konflikt që rrjedh si pasojë të mendimit ndryshe nga ti, të fesë, racës, seksit, është treguesi më i besueshëm për të hamendësuar që niveli i civilizimit, dhe të qenit civil të një bashkësie të caktuar, është tepër i ulët. Shpesh, nëpër botë, konfliktet ndodhin si për pasojë të mungesës së tolerancës dhe konsensusit civil. Ky fakt është i lidhur ngushtë me zhvillimin e ulët të civilizimit si dhe varfërisë. Popujt që nuk kanë arritur një zhvillim të lartë civil dhe të vlerave, shndërrohen në prehë të kollajtë të manipulimit nga të tretë që i n johin mirë mekanizmat e qytetërimit por që nuk bashkohen me vlerat duke i shfrytëzuar për interes personal dhe negativ. Shoqëria civile kultivon mbi njerëzit vlerat njerëzore, të llogjikës, të tolerancës, të simpatisë kundrejt të tjerëve përtej dallimeve shoqërore.


Tags


Related Posts

Vjosa N’Fest Edicioni i Trete

Vjosa N’Fest Edicioni i Trete

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”