Vjosa N’Fest Edicioni i Trete

Posted in Projekte on 3 July 2024 by Tirana Ekspres 

Vjosa N’Fest u zhvillua për të tretin vit radhazi në qytetin e Përmetit, duke e mbushur atë plot me eksperienca dhe aktivitete të ndryshme për të gjitha moshat. Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, festivali Vjosa N’Fest solli risi duke shtuar aktivitete interesante dhe argëtuese për qytetin e Përmetit.

Disa aktivitete të reja që u zhvilluan gjatë Vjosa N’Fest 3 përfshinin: Mbrëmjen Poetike, workshopin e biznesit, aktivitetin “Mësojmë duke u argëtuar” në bashkëpunim me DPSHTRR, dhe eventin “Retro” për të gjithë të apasionuarit pas targave suvenir. Një tjetër nismë e rëndësishme ishte “Vjosa Sjell Lule”, e cila synonte riciklimin e shisheve plastike, duke theksuar rëndësinë e kujdesit për mjedisin. Gjithashtu, gjatë këtyre tre ditëve, kinemaja qëndroi e hapur, duke shfaqur filmin “Guxim” të aktorit të njohur shqiptar, Drilon Hoxha. Këto aktivitete shtuan një dimension të ri dhe të larmishëm në përvojën e festivalit.

Festivali u zhvillua në datat 17, 18 dhe 19 maj. Çdo ditë fillonte në orët e para të mëngjesit me panairin e artizanatit dhe kulinarisë, duke vazhduar deri në orët e vona të natës me muzikë folklorike dhe elektronike. Kjo krijoi një atmosferë të zjarrtë për të gjithë turistët dhe qytetarët.

Shumë artistë iu bashkuan këtij festivali, duke e ndezur skenën e Vjosa N’Fest në qendër të qytetit. Gjithashtu, shumë DJ të talentuar luajtën muzikë në skenën elektronike, e cila u mbajt te ish-reparti ushtarak.

Ky festival solli eksperienca të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit që na u bashkuan gjatë tre ditëve të festivalit. Atmosfera festive, aktivitetet e shumta dhe energjia e veçantë e Vjosa N’Fest krijuan kujtime të jashtëzakonshme për të gjithë ata që morën pjesë.


Tags


Related Posts

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

E Panjohura Kolektive

E Panjohura Kolektive