Të hënën datë 16 Dhjetor 2013, në orën 20:00 Tirana Ekspres në bashkëpunim me Akademinë Hollywood organizojnë një Workshop me Enrico “Kikko” Sesselego mbi teknikat e audios live si dhe teknike të regjistrimit.
Në këtë Workshop do të mbulohen shumë detaje, por mbi të gjitha do të flitet dhe për EQ, Compresorët si dhe FX.
Workshop është i hapur dhe është i rekomanduar për të gjithë të interesuarit e teknikave të zërit si dhe për muzikantët.
Enrico Sesselego me origjinë italiane është një kitarist/pianist multiinstrumentalist i cili gjeti pasionin e tij për “Teknik zëri” në Los Angeles të Kalifornisë, ndërsa ndiqte aty studimet në MI. (Musicians Institute)
Më pas ai punoi si pedagog në të njëjtën shkollë (2003 – 2007) mbi programe si Pro TOols, Logic, dhe mbi teknika të tjera të regjistrimit. Gjithashtu ka punuar si pedagog në SAE (school of audio Engineering) në Nashville si dhe në Konservatorin e Muzikës në Cagliari.
Ai gjithashtu jep workshop nëpër vende të ndryshme të botës si Itali, Meksikë, SHBA, Spanjë, Brazil, Japoni, etj.
Ai ka punuar me artistë të ndryshëm si në regjistrime në studio ashtu dhe si teknik zëri në koncerte live.
Nga artistët mund të përmendet: Paul Gilbert European Tour 2013 – në 30 qytete.
FEstival Acusmativca, Music in Touch, Miniere Sonore.
Ka punuar si inxhiner me Eddie Kramer, Ken Allardyce, Jeff Peters, Steve Vai, etj.
WORKSHOP – Teknikat e Audios Live
Tags