“5 Djelmoshat”

Posted in Kultura, Së shpejti, Teatri on 27 February 2017 by Tirana Ekspres 

“5 djelmoshat” eshte shfaqja me e re e cila po shfaqet per publikun e kryeqytetit ne Teatrin Kombetar. Kjo eshte veper e autores sllovene Simona Semiovic, pjese edhe e panairit dramaturgjik “My name is Balkan”, organizuar nga artistja Ema Andrea, shtatorin e kaluar.

Shfaqja vjen me regji te Helidon Fino dhe me lojen e aktoreve te njohur: Neritan Licaj, Gentian Hazizi, Dritan Borici, Laert Vasili dhe Genti Decka. Fokusi kryesor i saj eshte bota e femijeve, menyra se si ata e perceptojne shoqerine dhe marredheniet njerezore, sjellje kjo nga optika e te rriturve.
Filozofia dhe psikologjia qe vepra permban eshte sa e veshtire aq edhe delikate, duke qene se femijet perfaqesojne familjen e familja eshte qeliza kryesore e vete kombit.Kjo tematike eshte trajtuar edhe nga filozofi ekzistencialist frances Zhan Pol Sarter ne vepren e vet “Fjalet”, nje veper me nota autobiografike, ne te cilen Sartri sheh vetem femije. Shkruar ne moshen 59 vjecare, ky liber eshte nje retrospektive e 10 viteve te tij te para. Dhe ky liber tregon shume per filozofin e madh.

Komedia satirike “5 djelmoshat” eshte reflektive dhe e nevojshme per shoqerine sepse jep nje leksion te forte per ate qe “duhet” dhe ate qe “nuk duhet”.Nje nga aktoret kryesor Neritan Licaj (ne rolin e Krostoforit) shprehet: “Ky eshte nje nga rolet e mi te me te veshtire sepse eshte e veshtire te kthehesh ne moshen e 11 vjecarit, ne sinqeritetin, mentalitetin dhe pafajesine e tij. Veshtiresia tjeter qendron te sjellesh figuren e nenes dhe pertej kesaj personazhi i cili vuan nga bulizmi, eshte i papranuar ne shoqeri dhe ben gjithcka per tu ndjere pjese e saj. Kristofori vret veten ne moshen 23 vjecare sepse ai do te jetoje, por nuk jeton dot.“

Aktoret jane gjithe kohes ne skene dhe u duhet te luajne disa role, shfaqja nuk ndjek vetem nje vije lineare, por eshte shume dinamike dhe e gjalle. Eshte nje pasqyre ne te cilen te gjithe e gjejne veten, duke pasur parasysh qe autorja eshte ballkanase dhe linja e mendimit te popullit ballkanas eshte pothuajse e njejte.

Homofobia, te mos qenit i pranuar ne shoqeri, marredhenia prind – femije, marredhenia ndermjet bashkeshorteve dhe shume te tjera tregohen me se miri tek.“

 


Tags


Related Posts

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

“Her Energy”

“Her Energy”