Ekspozitë me artistët e rinj

Posted in Artet vizuale, Exhibition, Kultura, Piktura on 9 May 2022 by Tirana Ekspres 

Ditën e Premte më 25 Mars 2022, u çel ekspozita me artistet e rinj në ambientet e TE’ Galeria, nën kurimin e Andi Tepelena. Shtatë artist të rinj të bërë bashkë, sollën punimet e tyre në teknikën vaj në kanavacë dhe jo vetëm. Një vazhdimësi prezantimesh për publikun të veprave të tyre të viteve të fundit . Rutina e përditshme, jeta artistike, gjendja shpirterore, femijëria, tradita ishin disa nga temat e trajtuara nga artistët Albi Yzo, Enea Ziu, Kristian Zara, Hert’ha Pataj, Edinjo Jahja, Resina Meçani, Stefania Balla.

Ekspozita qëndroi e hapur për publikun deri më datë 4 Prill dhe u finalizua me një bisedë ku ishin të ftuar vet artistët pjesëmarrës dhe kuratori. U bashkuam për të mesuar më tepër për përmbajtjen e veprave por dhe realitetin artistik në qytet, shqetësimt dhe hapat që mund të ndërmerren për të bërë kontributin e gjithsecilit akoma më të vyer.

NJIHU ME DISA NGA ARTISTËT

Albi Yzo

Të krijoj në epokën tonë bashkëkohore, është për mendimin tim, të jesh i angazhuar të zgjedhësh forma të ndryshme të të shprehurit duke ruajtur thelbin e vetes, në mënyrë që kjo energji të shpërndahet në kohën dhe në hapësirën në të cilën ne jetojmë.

Arti, për mua, është aftësia e mendjes për të prodhuar  vepra, të cilat shoqëria do t’i vëri në funksion të përmirësimit estetik dhe kulturor të tij. Puna ime tregon qartë interesin tim për bukurinë, kërkimi im ontologjik për risi, heterogjenitet i pamohueshëm, dashuri për njeriun se ai është sublim.

Balanca dhe harmonia mes tyre përbëjnë çfarë mund të jetë e veçanta e punës sime.

Hert’ha Pataj

Unë quhem Hert’ha Pataj, kam lindur në 6 maj 2001 në Tiranë. Në moshë të vogël u interesova për artin dhe vzhdova ta praktikoja atë vetë. Kam mbaruar shkollën e mesme në “Petro Nini Luarasi” dhe aktualisht studioj në Fakultetin e Shkencës dhe Ekonomisë së Aplikuar, në Departamentin e Artit dhe Dizajnit. Unë jam duke bërë një intership në një kompani marketingu për dizajn dhe reklamim dhe gjithashtu punoj online ndonjëherë si dizajner.

  Objektivi im ishte arkitektura për një kohë të gjatë derisa u përfshiva më shumë me artin, gjë që bëri ndryshimin tim në Art dhe Dizajn. Një pjesë e madhe e artit tim është e ndikuar nga shumë artistë, piktorë, grafistë nga epoka të ndryshme dhe gjithashtu nga muzika, ku unë e gjej veten më të frymëzuar sidomos në pjesën e konceptimit të çfarë do të krijojë.

Kristian Zara

Në hulumtimin tim artistik, ndërthurja e veprimtarive bashkë me manifestimin shpirtëror
të psikikës janë tashmë pjesë e rëndësishme e studimeve të mia si artist. Unë përdor figurën e njeriut nëpërmjet së cilës mund të shpreh të gjithë vëzhgimet artistike, filozofike, që burojnë nga një proces i pandërprerë meditimi dhe analize.
Duke vërejtur ndërveprimin midis botës së brendshme dhe të jashtme, njeriut dhe shoqërisë, natyrës dhe njerëzimit, shpesh ndodhë të zhytem në një bashkëbisedim me të panjohurën e dikurshme.
Pavarësisht se unë përdor figurën e dikujt tjetër, vetë e panjohura është një pjesë e vetvetes sime e cila si rrjedhojë kthehet në vetë-thelb-temë (subjekt) dhe objekt për t’u vëzhguar dhe zhvilluar konceptualisht.

Enea Ziu 

Në një shoqëri ku njeriu po jeton më shumë brenda mëndjes së tij, apo botës virtuale, dua të vë
në dukje rëndësinë e marrëdhenieve shoqërore e familjare, marrëdhenieve me hapsiren ku jetojmë e objekteve që na rrethojnë. Piktura për mua është përjetësim i një momenti, qoftë ai dhe
i zakonshem, real apo imagjinar. Momentet spontane nga jeta e përditshme zënë një pjesë të
rëndësishme në krijimtarinë time. Këto momente jo vetëm zbulojnë ndjesitë e perceptimet e mia
mbi realitetin por gjithashtu zbulojnë dhe vetë procesin e krijimit.

Photo credits Inda Sela

Tags

exhibition, tirana

Related Posts

Me’Ndje Hapur

Me’Ndje Hapur

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë