MULTILANGUAGES CAFE

Posted in Kryesore, Kultura, Të kaluara on 14 April 2014 by Tirana Ekspres 

Multilanguages cafe-NEW!!! CDO TE MERKUREN 16.00-18.00 @ Tirana Ekspres/ Stacioni No. 1 !!!

Multilanguages cafe (kafe ne shume gjuhe) eshte projekti me i ri i Tirana Ekspres.
Tirana Ekspres si ambjenti i vetem alternativ ne Tirane ne promovimin e artisteve te rinj dhe kultures ne teresi por jo vetem dhe si nje Organizate gjitheperfshirse per inkurajimin dhe mbeshtetjen e komuniteteve per te ndermarre nisma konkrete ne ndryshimin e cilesise se jetes ne pergjithesi, tashme lancon nje program te rri, alternativ po aq sa dhe te dobishem per te rinjte shqiptare.
Multilanguages cafe eshte nje nisme qe bazohet ne praktiken e drejtperdrejte te nje ose me shume gjuheve ne te njejten kohe, ajo fokusohet ne te mesuarin informal dhe ka si baze diskutimet, debatet, role play apo shkembimet nderinstitucionale dhe pse jo dhe nderkombetare.
Kjo praktike bazohet ne formatin e Universiteteve Europiane per studentet e gjuheve te huaja ku cdo individ eshte i lire te kontibuoje, te marri apo te japi aq sa ai/ajo deshiron per te permiresuar nivelin personal te nje gjuhe te huaj.
Cdo person eshte i mirepritur te bashkangjitet ne cilendo prej tavolineve te gjuheve:
Anglisht
Gjermanisht
Spanjisht
Frengjisht
Italisht
Shqip
Apo apsolutisht te ndjehet i lire te shprehi deshiren per nje gjuhe tjeter qe deshiron te praktikoje gjate orarit te vene ne dispozicion.

Perfitimet nga ky program jane te shumta por nder te tjera po permendim :
• Permiresimi i afteive komunikuese ne nje/disa gjuhe te huaja te ndryshme nga gjuha e nenes
• Ndryshimin e mentalitetit dhe thyerje te paragjykimeve te ndryshme sociale dhe gjuhesore ne vecanti
• Te punuarit me teknika alternative bashkohore te ndryshme nga ato teorike e akademike
• Nxitje dhe motivim per individet qe ne te ardhmen te zhvillojne ide dhe programe personale
• Permiresimi ne cilesi dhe sasi te njohurive
• Mundesi potencialish produktive per te qene pjese e rrjeteve te rreja sociale dhe per te shprehur vetveten
• Te punuarit ne grup dhe mundesine per te krijuar mardhenia te mira interpersonale
• Promovimin e shumllojshmerise kulturore, etnike, linguistike apo fetare ne diversitetin shoqeror
• Promovim te vlerave dhe tradites per te pasur nje shoqeri me pranuese dhe me te hapur ndaj ndryshueshmerise

Qellimi i programit eshte, tu vije ne ndihme te gjithe atyre qe deshirojne te praktikojne nje gjuhe te huaj, si alternativa me e mire e te mesuarit ne baze te edukimit informal, ose te mesuarit nepermjet te berit vete(learning by doing). Ky program do te ofrohet nga Tirana Ekspres per cdo te merkure.

Per cdo informacion te nevojshem apo per cdo paqartesi ose per pyetje te metejshme cdo kush eshte i mirepritur te kontaktoje me ne personalish emaili im eshte [email protected] gjithashtu Bruno dhe Andri jane cdo dite tek Tirana Ekspres (perballe Parlamentit ne te njejten godine me FRD)

Jeni te mirepritur te praktikojme sebashku, deshira jone eshte te permiresohemi sebashku.


Tags


Related Posts

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

“Her Energy”

“Her Energy”