PANAIRI I LIBRIT TE PERDORUR

Posted in Kryesore, Kultura, Letërsia, Të kaluara on 11 December 2013 by Tirana Ekspres 

Ditën e shtunë book fair14.12.2013 në orën 19.00 në Tirana Ekspres do të sjellim libra, do të lexojmë poezi, poema, copëza nga novela, tregime, etj,.

Do t’i këndojmë librit dhe letërsisë në një mbrëmje të ngrohtë plot dashuri për fjalën e shkruar. Në prag festash e bëjmë më të lehtë vendimin tuaj për dhuratat e fundvitit.

Librat e huazuar nga libraria e vogël, por e bukur e “Furrës së Books” do të shiten me çmime shumë të përballueshme nga 200lek deri në 500lek.

Poetë dhe jo poetë do të lexojnë paragrafe poezish dhe poemash. Ina Koxha do t’i këndojë dashurisë për librin e shoqëruar në kitarë nga Vin Leli.

Për të qënë mes miqsh e mes librash ju presim. Ejani të shfletoni!

 


Tags


Related Posts

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

“Her Energy”

“Her Energy”