ROJET E KEPIT TE RODONIT – SPRING CLEAN-UP

Posted in Kryesore, Mjedisi, Të kaluara on 7 April 2014 by Tirana Ekspres 

clean-up spring kepiROJET E KEPIT TE RODONIT – SPRING CLEAN-UP – te shtunen dt. 12 Prill, ora 9.00!

Në vazhdim të fushatës së pastrimit  në Kepin e Rodonit , duke iu afruar  sezonit turistik  2014 ,ju ftojmë të merrni pjesë ne aksionin tonë te radhës. Bashkohuni në  mbështetje të kësaj pasurie natyrore kombëtare në datën 12 Prill, ditën e Shtunë ora 09:00.

Kontributi juaj në kohë, përpjekje apo mbështetje financiare do të na mundësojë te bëjme një ndryshim ne cilësinë e jetës së komunës Ishëm dhe gjithë Turizmit Ekologjik Shqiptar.

Aksioni do të kordinohet nga Tirana Ekspres dhe Rojet e Kepit të Rodonit. Për më shumë detaje ju lutem te kontaktoni në adresën tonë:  [email protected]

Detaje mbi zonën dhe gjëndjen:

“Rojet e Kepit të Rodonit” është një grup qytetar të cilët operojnë prej 2012 në parandalim të degradimit të mëtejshem të Kepit, dhe restaurimit të zonave të ndotura përqark. Projekti i vazhdueshëm i grupit ndërton idenë e ruajtjes dhe promovimit të Kepit të Rodonit, duke u mbështetur tek vullnetarizmi e duke inkurajuar njerëzit të vizitojnë zonën për aktivitete të ndryshme mjedisore e kulturore me një fokus të vecantë në zgjidhjen e problemit të ndotjes. Zona më problematike është lumi  Ishëm, i cili luan një rol thelbësor në ekosistem . Të gjithë degët e lumit Ishëm tërheqin mbetjet e gjeneruara nga qyteti,fshati apo biznese dhe i derdhin në det. Ndotja është duke u akumuluar në deltën e lumit dhe shpesh herë përçohet në detin Adriatik  ku rryma e tërheq për në vende të tjera fqinje. Shumë qytetarë i janë bashkuar shqetësimit tonë dhe kanë ofruar ndihmë për te zgjidhur këtë problem duke iu drejtuar medias,institucioneve  edhe organizatave të tjera, mirëpo deri tani nuk janë marrë masa konkrete për të ndryshuar gjendjen. Ndotja e Ishmit është kimike dhe mikrobiologjike. Shumë elemente me bazë metalike dhe plastike kanë vështiresi për tu tretur dhe grumbullimet në toke apo në nën uje krijojnë  qëndrueshmeri. Një ndotje e tillë e përkeqësuar nga dita në ditë është një shqetësim për të gjithë qëniet njerëzore. Ne jemi  të sigurtë se zotërojme të gjithe cilësitë e duhura dhe burimet njerëzore për ta pastruar zonën nga të gjithë  mbetjet e dëmshme .


Tags


Related Posts

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Hoja Hostel

Hoja Hostel

Vjosa n’Fest

Vjosa n’Fest