Të hënën, 16 Dhjetor, ora 18.00 @ Tirana Ekspres:
“Shtatë” është një ekspozitë fotografike me foto që pasqyrojnë realitetin e grave apo të
qënurit grua në Shqipëri. Më shumë se 30 fotografë ju përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në
konkursin e fotografisë të quajtur “Shtatë” dhe 15 prej tyre u përzgjodhën për të qënë pjesë e
kësaj ekspozite.
Fotot u ekspozuan për herë të parë gjatë performancës së shfaqjes “Shtatë” në Tiranë, në 8
Nëntor 2013.
Kjo ekspozitë nuk pretendon të portretizojë të gjithë shumëllojshmërinë e realiteteve të grave
në Shqipëri, ajo është thjesht një koleksion modest i disa prej këtyre realiteteve. Shpresojmë që
ato do të terheqin vëmëndjen tuaj!
Në ceremoninë e hapjes do të ndahen cmimet për 3 fotot më të mira.
Ekspozita është pjesë e nismës së Seven on Tour www.sevenwomen.se/en, Fb: Seven on
Tour dhe organizohet nga Qëndra për Nisma Ligjore Qytetare, Ambasada Suedeze në Tiranë,
Civil Rights Defenders dhe Hedda Production AB me mbështetjen e Institutit Suedez – “SHTATË”
është një shfaqje dokumentare inovative e bazuar në intervistat me shtatë gra aktiviste të të
drejtave të njeriut nga e gjithë bota, përpjekjet dhe historitë e vështira jetësore të të cilave janë
burim frymëzimi.
Jeni të mirëpritur të na bashkoheni ditën e hapjes së ekspozitës ose në një nga ditët në vijim!