SHTATE – EKSPOZITE FOTOGRAFIKE

    0

    Të hënën, 16 Dhjetor, ora 18.00 @ Tirana Ekspres:

    “Shtatë” është një ekspozitë fotografike me foto që pasqyrojnë realitetin e grave apo tëekspozite fotografie
    qënurit grua në Shqipëri. Më shumë se 30 fotografë ju përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në
    konkursin e fotografisë të quajtur “Shtatë” dhe 15 prej tyre u përzgjodhën për të qënë pjesë e
    kësaj ekspozite.
    Fotot u ekspozuan për herë të parë gjatë performancës së shfaqjes “Shtatë” në Tiranë, në 8
    Nëntor 2013.
    Kjo ekspozitë nuk pretendon të portretizojë të gjithë shumëllojshmërinë e realiteteve të grave
    në Shqipëri, ajo është thjesht një koleksion modest i disa prej këtyre realiteteve. Shpresojmë që
    ato do të terheqin vëmëndjen tuaj!
    Në ceremoninë e hapjes do të ndahen cmimet për 3 fotot më të mira.
    Ekspozita është pjesë e nismës së Seven on Tour www.sevenwomen.se/en, Fb: Seven on
    Tour dhe organizohet nga Qëndra për Nisma Ligjore Qytetare, Ambasada Suedeze në Tiranë,
    Civil Rights Defenders dhe Hedda Production AB me mbështetjen e Institutit Suedez – “SHTATË”
    është një shfaqje dokumentare inovative e bazuar në intervistat me shtatë gra aktiviste të të
    drejtave të njeriut nga e gjithë bota, përpjekjet dhe historitë e vështira jetësore të të cilave janë
    burim frymëzimi.
    Jeni të mirëpritur të na bashkoheni ditën e hapjes së ekspozitës ose në një nga ditët në vijim!
    Partnerët e Seven në Shqipëri.

    Invalid Displayed Gallery

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.