Exhibition, Kultura, Piktura, Vizatime

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Ekspozita e quajtur “Ik dhe mos shiko mbrapa“ u çel ditën e mërkurë, datë 24 Maj TE’Galeria. Kjo ekspozitë u zhvillua nga studentë të Liceut Artistik “Jordan Misja“, në krye me petagogen e tyre. Krijimet e studentëve i dhanë ngjyrë kësaj ekspozite. Ekspozita u mbajt e hapur deri më datë 11 Qershor nga ora 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 19:00.

E veçanta e këtij projekti të quajtur “Ik dhe mos shiko mbrapa“ është antidot vizual i stereotipit të pashprehshmërisë të ekspozuar para nesh kohë më parë në të përditshmen e zakonshme. Këtë herë brenda imazhit është fshehur një rrëfim... Kështu nisëm një tjetër udhëtim magjepsës në shoqerinë e Arbit, Adelës, Livias, Danielit dhe Melinës, nxënësve të Liceut Artistik.

Ky rrëfim vizual është i ngarkuar me një potencial pamor nga tekstet e shkruara. Shkronjat, gramafetet përveç se kanë një kuptim e një tingull të lidhur me gjuhën e folur e të shkruar janë edhe simbole figuratve. Dhe duke qënë shkronja ato mund të lexohen edhe si imazhe. Ndriuçesit mesdhetar e kishin vënë re këtë kur transformuan kapakun e një libri në një kryevepër të vogël artistike figurative bazuar në format gjeometrik të inicialeve të ndryshme.

Kjo ekspozitë pati një kuriozitet të madh nga njerëzit, duke qënë se është dhe ekspozitë e cila kishte krijime nga nxënës të Liceut Artistik, pra artstë të rinj në këtë fushë.      

Read More
Poster Sting in The target
Kultura, Exhibition, Exhibition, Kultura, Projekte, Projekte

Thumbi në Shenjestër

“Thumbi në Shenjestër” titullohet ekspozita që u çel ditën e premte, datë 18 Nëntor TE’Galeria, ora 19:00. Në të u prezantuan katalogu si dhe rreth 30 punime në teknika të ndryshme si laps, akuarel, akrelik apo digital print. Publiku pjesëmarrës në celjen e kësaj ekspozite, u njoh më nga afër me artin e karikaturës të Endri Beqos.

Bota e paraqitur nëpërmjet artit të karikaturës nga syri i artistit Endri Beqo. Tema sociale dhe ndryshimet që kanë ndodhur në këtë dhjetëvjecar. Lufta, ndotja, ngrohja globale, Virusi Covid-19, kriza ekonomike dhe ndryshimet që kanë sjellë risitë e teknologjisë në jetët e njerëzve janë disa nga tematikat që ka trajtuar artisti në punën e tij. Pas 10 vitesh këto punime i ka përmbledhur në një katalog, i cili tanimë gjendet në libraritë e Tiranës. Portrete, karaktere e fenomene të një realiteti shoqëror Shqipëtar e botëror të paraqitura me doza ironie e humori në mënyrë që të bëjnë të reflektosh. 

Ekspozita “Thumbi në Shenjestër” qëndroi e hapur për artdashësit deri në datë 27 Nëntor 2022 nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Rreth autorit

Endrit Beqo është lindur në Tiranë dhe është diplomuar në Universitetin e Artëve në Tiranë për skulpturë dhe grafik 2010-2015. Ai ka marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme në kategorinë e Artit te karikaturës në portrete dhe bashkepunime ne shumë evente të ndryshem si dhe nga Bashkia e Tiranës.

Ka marre pjesë ne "Info Network" ku ka marrë çmimin e dytë në temën e karikaturave të BE-së. Ai gjithashtu ka marrë çmime ndërkombëtare në Festivale te ndryshem si në Bienale te Strip dhe Cartoon në Galerinë HAMAM në Prizren, Maqedoni Prishtinë dhe në Turqi. Gjithashtu edhe në ekspoziten (Flaka e Janarit) në Gjilan.

Karikatura hyri për herë të parë në hartën e Shqipërisë në vitin 2020 ku u organizua Konkursi i Bienales nga Niko Nikolla, në qytetin e Pogradecit, ku artisti gjithashtu ishte pjesëmarrës. Dhe e fundit në Ferizaj në festivalin e Shoqatës së Karikaturës-HITHI kur u vlerësua me çmimin (për vlerat e larta Artistike). Ka  marrë pjesë në ekspozita kolektive në rrethet e Shqipërise në grupe, ka bërë tre ekspozita personale me Karikatura sociale për Termetin  dhe e fundit për Covidin në (Galerine Gat). Gjithashtu ka bërë ilustrime artikuj libra botues per femije “,ka punuar dhe në gazeta online dhe në botime me artikuj të ndyshëm në karikatura sociale, si dhe skenografi skenike të teatrit Skampa dhe postera të kompozuara në karikaturë. Ilustrimi  i tij është edhe libra Comic book që ka botuar dhe një libër me tematiken të emigrimit ku ka marrë pjesë në Novelat Grafike nga Ministria e Kultures.

Read More
Exhibition, Exhibition, Kultura, Projekte, Workshop

Bli një pikturë, dhuro një edukim!

Në datën 8 Shator TE’Galeria u çel ekspozita e solidaritetit. "Bli një pikturë, dhuro një edukim" u erdhi në ndihmë fëmijëve të qytetit të Elbasanit. Kjo ekspozitë qëndroi e hupur për tre ditë dhe individë e institucione shprehën solidaritetin e tyre.

Workshopi dy ditor i pikturës u zhvillua me fëmijë të moshave 7-13 vjeç dhe kjo u finalizua me një ekspozitë solidariteti ndryshe nga ekspozitat e tjera të zhvilluara më herët. Të ardhurat, të cilat u grumbulluan nga kjo ekspozitë shkuan si një ndihmë për blerjen e mjeteve shkollore dhe veshje për disa fëmijë në qytetin e Elbasanit.

Ky projekt u ideua nga Ana Qirjazi dhe familja e saj dhe u soll në jetë nga Tirana Ekspres, TE'Galeria në bashkëpunim me organizatën A2A Albania në Elbasan. Klikoni link-un për të ndjekur kronikën e RTSH dedikuar projektit.

Read More
Artet vizuale, Exhibition, Kultura, Piktura

Ekspozitë me artistët e rinj

Ditën e Premte më 25 Mars 2022, u çel ekspozita me artistet e rinj në ambientet e TE’ Galeria, nën kurimin e Andi Tepelena. Shtatë artist të rinj të bërë bashkë, sollën punimet e tyre në teknikën vaj në kanavacë dhe jo vetëm. Një vazhdimësi prezantimesh për publikun të veprave të tyre të viteve të fundit . Rutina e përditshme, jeta artistike, gjendja shpirterore, femijëria, tradita ishin disa nga temat e trajtuara nga artistët Albi Yzo, Enea Ziu, Kristian Zara, Hert’ha Pataj, Edinjo Jahja, Resina Meçani, Stefania Balla.

Ekspozita qëndroi e hapur për publikun deri më datë 4 Prill dhe u finalizua me një bisedë ku ishin të ftuar vet artistët pjesëmarrës dhe kuratori. U bashkuam për të mesuar më tepër për përmbajtjen e veprave por dhe realitetin artistik në qytet, shqetësimt dhe hapat që mund të ndërmerren për të bërë kontributin e gjithsecilit akoma më të vyer.

NJIHU ME DISA NGA ARTISTËT

Albi Yzo

Të krijoj në epokën tonë bashkëkohore, është për mendimin tim, të jesh i angazhuar të zgjedhësh forma të ndryshme të të shprehurit duke ruajtur thelbin e vetes, në mënyrë që kjo energji të shpërndahet në kohën dhe në hapësirën në të cilën ne jetojmë.

Arti, për mua, është aftësia e mendjes për të prodhuar  vepra, të cilat shoqëria do t’i vëri në funksion të përmirësimit estetik dhe kulturor të tij. Puna ime tregon qartë interesin tim për bukurinë, kërkimi im ontologjik për risi, heterogjenitet i pamohueshëm, dashuri për njeriun se ai është sublim.

Balanca dhe harmonia mes tyre përbëjnë çfarë mund të jetë e veçanta e punës sime.

Hert’ha Pataj

Unë quhem Hert’ha Pataj, kam lindur në 6 maj 2001 në Tiranë. Në moshë të vogël u interesova për artin dhe vzhdova ta praktikoja atë vetë. Kam mbaruar shkollën e mesme në “Petro Nini Luarasi” dhe aktualisht studioj në Fakultetin e Shkencës dhe Ekonomisë së Aplikuar, në Departamentin e Artit dhe Dizajnit. Unë jam duke bërë një intership në një kompani marketingu për dizajn dhe reklamim dhe gjithashtu punoj online ndonjëherë si dizajner.

  Objektivi im ishte arkitektura për një kohë të gjatë derisa u përfshiva më shumë me artin, gjë që bëri ndryshimin tim në Art dhe Dizajn. Një pjesë e madhe e artit tim është e ndikuar nga shumë artistë, piktorë, grafistë nga epoka të ndryshme dhe gjithashtu nga muzika, ku unë e gjej veten më të frymëzuar sidomos në pjesën e konceptimit të çfarë do të krijojë.

Kristian Zara

Në hulumtimin tim artistik, ndërthurja e veprimtarive bashkë me manifestimin shpirtëror
të psikikës janë tashmë pjesë e rëndësishme e studimeve të mia si artist. Unë përdor figurën e njeriut nëpërmjet së cilës mund të shpreh të gjithë vëzhgimet artistike, filozofike, që burojnë nga një proces i pandërprerë meditimi dhe analize.
Duke vërejtur ndërveprimin midis botës së brendshme dhe të jashtme, njeriut dhe shoqërisë, natyrës dhe njerëzimit, shpesh ndodhë të zhytem në një bashkëbisedim me të panjohurën e dikurshme.
Pavarësisht se unë përdor figurën e dikujt tjetër, vetë e panjohura është një pjesë e vetvetes sime e cila si rrjedhojë kthehet në vetë-thelb-temë (subjekt) dhe objekt për t’u vëzhguar dhe zhvilluar konceptualisht.

Enea Ziu 

Në një shoqëri ku njeriu po jeton më shumë brenda mëndjes së tij, apo botës virtuale, dua të vë
në dukje rëndësinë e marrëdhenieve shoqërore e familjare, marrëdhenieve me hapsiren ku jetojmë e objekteve që na rrethojnë. Piktura për mua është përjetësim i një momenti, qoftë ai dhe
i zakonshem, real apo imagjinar. Momentet spontane nga jeta e përditshme zënë një pjesë të
rëndësishme në krijimtarinë time. Këto momente jo vetëm zbulojnë ndjesitë e perceptimet e mia
mbi realitetin por gjithashtu zbulojnë dhe vetë procesin e krijimit.

Photo credits Inda Sela