THE WANDERING CITY LAB

Posted in Workshop on 22 April 2015 by Tirana Ekspres 

THE WANDERING CITY LAB – Një WORKSHOP mbi praktikat e ndërhyrjes artistike në hapësira publike | 24-26 Prill 2015

Organizuar nga Tirana Ekspres në bashkëpunim me Mobile Albania (Gjermani)

Përmes WANDERING CITY LAB, Tirana Ekspres dhe Mobile Albania po krijojnë një platformë e cila i ofron qytetarëve dhe artistëve te revokojne në menyrë artistike hapësirat publike në Tiranë.

Të gjithë artistët Shqipëtare prej disiplinave të ndryshme, aktivistët dhe qytetarët, janë të mirëpritur të zbulojne sëbashku mënyra të përvetësimit urban dhe trans-lokal. Për këte qëllim, Tirana Ekspres ka ftuar  “Mobile Albania” e cila vjen pas një eksperience të gjerë me “post-theatre-state” përreth Europes duke përqasur cështitje te ditëve të sotme si: mundësitë për krijimin e hapësirave të përbashkëta publike në një epoke të lulëzimit teknologjik, shpejtësisë dhe lëvizjes. Gjithmonë ata zhvillojnë faqe specifike teatrale dhe projekte me esencë qyteti të cilat përfshijnë grupe rezidenciale, individë dhe tema lokale.

Ky workshop do të përfaqësojë një forum praktik ku te gjithe pjesmarrësit jane të ftuar të përcjellin inputin e tyre. Kjo e fundit asiston në fuqizimin e punës në grup dhe krijimin e një network të pasur, si dhe stimulon identifikimin dhe klasterizimin e temave bashke me ndërhyrjet artistike. Duke testuar forma të ndryshme, ne do të nisim “lëvizjen migruese” përmes qytetit. Sëbashku, do të hulumtojmë mes qëndrimeve dhe besimeve; eksplorojmë zona të banueshme dhe periferi, qëndra e zona të gjelbërta. Zigzagu i ndërtuar përmes figurave urbane gjeometrike do të japë mundësinë të takojmë banorë lokal e të rastit.

 


Tags


Related Posts

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

Bli një pikturë, dhuro një edukim 2

Bli një pikturë, dhuro një edukim 2

Bli një pikturë, dhuro një edukim!

Bli një pikturë, dhuro një edukim!

Qendra Artizanale Rinore (QAR)

Qendra Artizanale Rinore (QAR)