Në datën 16 Mars TE’Galeria u çel ekspozita e solidaritetit “Bli një pikturë, dhuro një edukim 2”. Të ardhurat e këtij eventi bamirësie u erdhën në ndihmë femijëve në nevojë për blerjen e mjeteve shkollore dhe veshjeve. Kjo ekspozitë qëndroi e hupur nga data 16 deri në 20 Mars.
Workshopi dy ditor i pikturës u zhvillua nga rreth 20 fëmijë të moshave të ndryshme. Krijimet e tyre u prezantuan në ekspozitën që u mbajt në ambientet e TE’ Galeria. Në këtë ekspozitë morën pjesë njerëz të profesioneve të ndryshme, që mbështetën kauzën.
Këtë vit vendosëm të bashkëpunonim me organizatën “Autizmi Flet”, një organizatë e cila ka si qëllimi kryesor fuqizimin e personave me aftësi të kufizuar, të lindur ose të fituar me synim përmbushjen dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Përveç të tjerave në ekspozitë u prezantuan edhe disa punime nga disa fëmijë me çrregullime te spektrit të autizmit. Në këtë ekspozitë një pjesë e pikturave u prezantuan në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Këto u prezantuan në datë 3 prill te ambientet e Destil Creative Hub.
Një pjesë e madhe e pikturave u shit. Të gjitha kto të ardhura që u mblodhën shkuan për fëmijët të cilët kanë nevojë.
Falenderojmë organizaten e “Autizmi Flet”, prindërit, femijët, dashamirësit dhe të gjithë mbështetësit e kauzës që morën pjesë.