Hapjes e ekspozites TRADITA E MALEVE E VERIUT – te enjten dt. 8 Maj 2014, ora 19.30 Tirana Ekspres.
Në epokën e teknologjisë dhe të globalizmit ku kultura po njesohet vazhdimisht është e rëndësishme të kthejmë vështrimin herë pas here nga rrënjët, pasi kultura e sotshme ndërtohet mbi themele të forta të së shkuarës.
Ekspozita “Tradita e Maleve të Veriut” synon promovimin e trashëgimisë etno-kulturore të zonave të veriut, duke sjellë një copëz të jetës së malësorëve që nga mjetet e jetesës, veglat e punës, punimet e ndryshme artizanale, veshjet popullore. Ju ftojmë në një mbrëmje ku ekspozita e objekteve shumëvjeçare do ndërthuret natyrshëm me diskutime, libra dhe poezi të autorëve të zonës shoqëruar nga tingujt e ëmbël të fyellit dhe çiftelisë, të cilat s’do ngurrojnë të marrin dhe nuanca rock-u.