EKSPOZITE – Tradita e Maleve te Veriut

Posted in Artet vizuale, Kryesore, Kultura, Të kaluara on 30 April 2014 by Tirana Ekspres 

tradita e maleve te veriutHapjes e ekspozites TRADITA E MALEVE E VERIUT – te enjten dt. 8 Maj 2014, ora 19.30  Tirana Ekspres.

Në epokën e teknologjisë dhe të globalizmit ku kultura po njesohet vazhdimisht është e rëndësishme të kthejmë vështrimin  herë pas here nga rrënjët, pasi kultura e sotshme ndërtohet mbi themele të forta të së shkuarës.

Ekspozita “Tradita e Maleve të Veriut”  synon promovimin e trashëgimisë etno-kulturore të zonave të veriut, duke sjellë një copëz të jetës së malësorëve që nga mjetet e jetesës, veglat e punës, punimet e ndryshme artizanale, veshjet popullore. Ju ftojmë në një mbrëmje ku ekspozita e objekteve shumëvjeçare do ndërthuret natyrshëm me diskutime, libra dhe poezi të autorëve të zonës shoqëruar nga tingujt e ëmbël të fyellit dhe çiftelisë, të cilat s’do ngurrojnë të marrin dhe nuanca rock-u.


Tags


Related Posts

N’Farkë Festë

N’Farkë Festë

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

“Ik dhe mos shiko mbrapa”

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

Vjosa n’Fest Edicioni i dytë

“Her Energy”

“Her Energy”