Të dashur miq dhe mbështetës,
“Pa Fokus ka tashmë gati aktivitetin e rradhës në takimin e përmuajshëm për numrin e ri të revistës. Tema që kemi marrë në trajtim është “Të tjerët” si një reflektim arti dhe filozofie ndaj raportit njerëzor midis tyre në shoqëri.
Fillimi është në ora 7 pasdite të martën në 10 shkurt. Prezantimi do të jetë në shqip!
Në eventin e Pa Fokus për muajin Shkurt do të jetë e ftuar Albania Horns Ensamble të cilët do të performojnë live në ambientet e Tirana Expres.
Një mbrëmje për të mos u humbur!