Së shpejti

Vjosa n’Fest Edicioni i Dytë

Projekti i titulluar "Vjosa n'Fest" synon të promovojë nismat e turizmit natyror dhe kulturor nëpërmjet aventurës, artizanatit dhe kulinarisë, si një strategji për ruajtjen e biodiversitetit përgjatë luginës së Vjosës, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

TIRANA EKSPRES prej disa vitesh kontribuon  në  përmirsimin e turizmit, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe natyrore të vendit tonë. TE synon që nëpërmjet këtij festivali në edicionin e dytë të tij, synon t’i japë jetë duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore përgjatë luginës së VJOSES. Do të realizohen tre ditë të plota festival, me aktivitete maratonë në disa qëndra të ndryshme të qytetit të Permetit. Vjosa n’Fest do të mbahet më datë 28, 29 dhe 30 Prill duke pritur kështu celjen e sezonit turistik, datën 1 Maj.

Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar” e ka bërë prioritet mbrojtjen e mjedisit. Për rrjedhojë, turizmi është kthyer në një synim unifikues, me potencialin për të pozicionuar zonën si një destinacion turistik konkurues, me vlerë në tregun kombëtar, rajonal dhe global.

 Aktivitetet kryesore që do të mbahen përgjatë Festivalit janë: 

 - Koncerte Muzikore folk, live, DJ. 

 - Panair i artizanatit dhe kulinarisë. 

 - Hapësira e fëmijëve me lojërat popullore, krijimin e balonave dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese.

 - Sporte dhe aktivitete outdoor si rafting në lumin Vjosë,

 - Guida ditore, trekking kulturor në kishën e shekullit XVIII të Leusës, hiking në Ujërat Termale të Bënjës, ecje në     parkun kombëtar Bredhi i Hotovës, trekking në Grykën e Këlcyrës.

 - Paratrike/Fluturim Parashutë, paramotorr/ fluturim parashute me motorr.

HotAir Baloons, Balona e madhe me gaz, do të pozicionohet në qëndrën e qytetit dhe do tu japë mundësinë të pranishmëve të shijojnë bukurinë e qytetit të Përmetit, gjatë ngritjes dhe uljes së komanduar.  Hipizëm për të apasionuarit pas kuajve. Mountain Bike Fest. Climbing të "Guri i Qytetit" simboli i identitetit të qytetit të Përmetit. 

Ju mirëpresim në këtë edicion të dytë të këtij festivali!

Read More
Së shpejti

Ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave”

Tirana Ekspres nën përkujdesjen dhe kurimin e artistit Shpend Bengu, me rastin e Tiranës – 100 vjet kryeqytet, solli pranë qytetarëve një nga ekspozitat më të mrekullueshme të qytetit me plot 100 punime të 100 artistëve shqiptarë. Shpend Bengu, artist shqiptar, i lindur më 12 maj 1962 në Tiranë i diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Bashkëpunëtor aktiv në Universitetin e Kalabrisë si dhe në institucione të tjera publike të rajonit të Kalabrisë si ekspert në dizajnin grafik, pikturën, teknikat multimedia. Ai është Ambasador i vlerave të kulturës shqiptare përmes veprimtarive të artistëve të ndryshëm siç është dhe ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave”.

Ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave” vjen në Tiranë me vepra të realizuar përgjatë një shekulli nga artistet më në zë si Buza, Zajmi, Kaceli, Prizreni etj duke pasqyruar kryeqytetin, nga viti 1935 deri në ditët e sotme. Kjo ekspozitë me motive nga Tirana e dikurshme të nderthurur me ato bashkëkohore e që na sjell më afer Tiranës së vjetër, është një iniciativë e pambështetur nga institucionet kompetente, por është një shembull për këdo që dëshiron të krijoje art të pavarur.

Ekspozita ka qendruar e hapur pergjatë 3 ditëve nga data 23 Korrik në ambientin e Tirana Ekspres në rrugën “Jani Vreto”, në oborrin e banesës numër 6 ku mirepriti dhjetra vizitor artist , intelektual, si dhe turist nga vende të ndryshme të botës.

Read More
Projekte, Së shpejti

Përvoja jonë e parë Tandem

Përvoja jonë e parë Tandem! Sabina Šabić drejtoreshë e Laboratorit Artistik / Art Lab (BIH) është partneri ynë  me të cilin do të zhvillojmë këtë projekt. Interesi ynë i përbashkët për kulturën dhe ndryshimin shoqëror e bëri të mundur këtë partneritet dhe ne erdhëm me idenë e sjelljes në jetë së një projekti krejtësisht të ndryshëm.

Projekti Dream Dreams është një projekt i cili synon të risjell në jet ninullat si një pjesë e rrezikuar e trashëgimisë së paprekshme dhe promovon përdorimin e tyre nga prindërit dhe fëmijët në një rutinë të shtratit. Ne po i bëjmë ata të ruajn dhe përdorin ato përmes kanaleve bashkëkohore në internet dhe ata ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e tyre dhe në lidhjen familjare përmes  ninullave .








Read More
Kryesore, Kultura, Së shpejti, Të kaluara, Teatri

Shfaqja “Perendimi i Vertete”

Perendimi i vertete eshte historia e dy vellezerve qe takohen pas 5 vjetesh ne shtepne e nenes se tyre qe ka shkuar me pushime ne Alaske. Austin, vellai i vogel eshte skenarist dhe po punon mbi nje skenar me shume rendesi per karrieren e tij , nderkohe qe vellai i madh Lee i prish qetesine. Perplasja e jeteve ekstremisht te ndryshme , xhelozia, inatet e vjetera mes njeri-tjetrit do te sjellin nje konflikt te ashper ne skene dhe shume interesant.

Per me shume , ju ftojme te ndiqni shfaqjen ne Tirane Ekspres , diten e merkure ,ora 21:00

 

Read More
Artivizem
Së shpejti

ARTIVIZËM

Më 10 Maj 2019 tek Tirana Ekspres (The alternative art space of Tirana), u realizua ekspozita finale e projektit ARTIVIZËM. Në këtë ekspozitë u projektua dokumentimi i punëve artistike të artistëve bashkohorë Alketa Ramaj, Romeo Kodra, Ergin Zaloshnja, Sokol Peçi, Ani Muraku, Jorgjia Kallo, Ajet Rira.

Programi

– Hapja e ekspozitës (fjalët përshëndetëse)
– Prezantimi i punëve artistike të realizuara
– Shpallja e “MANIFESTI PER ARTIVIZMIN”
– Bashkëbisedim me artistët pjesemarrës

“Qëllimi i ARTIVIZËM është të komunikojë me anë të çdo formë të mundshme të shprehjes artistike si video, street art, postera, instalacione, performanca, disa qëndrime kritike që kanë artistët bashkohorë shqiptarë për perceptimin e pjesëtarëve të komuniteteve mbi ambjentet ku jetojnë, me qëllim që ti kthejnë ata në aktorë të ushtrimit të presionit qytetar ndaj autoriteteve lokale. ARTIVIZËM synon ta përdor artin si mjet të mirëfilltë protestë politike, pa bërë politikë, për të sjell një ndryshim rrënjësor social-kulturor që shkon në kah të dëshirave dhe pritshmërive të komunitetit”. ( Andi Tepelena, drejtues i projektit)

Read More
Kultura, Së shpejti, Teatri

“5 Djelmoshat”

“5 djelmoshat” eshte shfaqja me e re e cila po shfaqet per publikun e kryeqytetit ne Teatrin Kombetar. Kjo eshte veper e autores sllovene Simona Semiovic, pjese edhe e panairit dramaturgjik “My name is Balkan”, organizuar nga artistja Ema Andrea, shtatorin e kaluar.

Shfaqja vjen me regji te Helidon Fino dhe me lojen e aktoreve te njohur: Neritan Licaj, Gentian Hazizi, Dritan Borici, Laert Vasili dhe Genti Decka. Fokusi kryesor i saj eshte bota e femijeve, menyra se si ata e perceptojne shoqerine dhe marredheniet njerezore, sjellje kjo nga optika e te rriturve.
Filozofia dhe psikologjia qe vepra permban eshte sa e veshtire aq edhe delikate, duke qene se femijet perfaqesojne familjen e familja eshte qeliza kryesore e vete kombit.Kjo tematike eshte trajtuar edhe nga filozofi ekzistencialist frances Zhan Pol Sarter ne vepren e vet “Fjalet”, nje veper me nota autobiografike, ne te cilen Sartri sheh vetem femije. Shkruar ne moshen 59 vjecare, ky liber eshte nje retrospektive e 10 viteve te tij te para. Dhe ky liber tregon shume per filozofin e madh.

Komedia satirike “5 djelmoshat” eshte reflektive dhe e nevojshme per shoqerine sepse jep nje leksion te forte per ate qe “duhet” dhe ate qe “nuk duhet”.Nje nga aktoret kryesor Neritan Licaj (ne rolin e Krostoforit) shprehet: “Ky eshte nje nga rolet e mi te me te veshtire sepse eshte e veshtire te kthehesh ne moshen e 11 vjecarit, ne sinqeritetin, mentalitetin dhe pafajesine e tij. Veshtiresia tjeter qendron te sjellesh figuren e nenes dhe pertej kesaj personazhi i cili vuan nga bulizmi, eshte i papranuar ne shoqeri dhe ben gjithcka per tu ndjere pjese e saj. Kristofori vret veten ne moshen 23 vjecare sepse ai do te jetoje, por nuk jeton dot.“

Aktoret jane gjithe kohes ne skene dhe u duhet te luajne disa role, shfaqja nuk ndjek vetem nje vije lineare, por eshte shume dinamike dhe e gjalle. Eshte nje pasqyre ne te cilen te gjithe e gjejne veten, duke pasur parasysh qe autorja eshte ballkanase dhe linja e mendimit te popullit ballkanas eshte pothuajse e njejte.

Homofobia, te mos qenit i pranuar ne shoqeri, marredhenia prind – femije, marredhenia ndermjet bashkeshorteve dhe shume te tjera tregohen me se miri tek.“

 

Read More
Mjedisi, Së shpejti

HANI Ishëm -Eco Centre and Guesthouse

Hani Ishemcover4HANI ISHËM

Hani Ishëm ka shumë bukuri natyrore dhe kulturore edhe pse nuk gjendet në hartat turistike të Shqipërisë. Natyra është pothuajse e virgjër edhe pse, në përgjithësi ka mungesë të vetëdijes në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Produktet bujqësore janë të kufizuara në sasi duke marrë parasysh faktin se vendasit i prodhojnë ato vetë. Peshkimi në të vërtetë po dëmton habitatet e detit, sepse ato përdorin dinamit.

 Turizmi i zhvilluar deri më tani është kryesisht abuziv dhe nuk është në gjendje të ruajë / mbrojë kulturën dhe mjedisin e traditës. Zona është ende e pazhvilluar dhe i mungojnë mundësitë e punësimit veçanërisht për të rinjtë, të cilët shpesh zgjedhin të largohen nga zona për një jetë më të mirë në Tiranë ose jashtë saj. Zona është përballur me luftime me infrastrukturën dhe shërbime të papërshtatshme për zhvillimin e turizmit. Ka pak mundësi investimi dhe punësimi. Banorët janë dekurajuar dhe atyre u mungon perspektiva e biznesit.

 Zhvillimi i turizmit mund të krijojë drejtpërsëdrejti mundësi punësimi dhe të ardhura për familjet e përfshira . Tirana Ekspres ka 2 vjet që punon në komunën e  ishemit . Në prill 2013 u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me komunën e Ishemit . Në të njëjtin muaj, festivali Ishem u organizua për herë të parë – një festival muzikor tradicional i cili synon të bëhet një festë vjetore. Në vitin 2013, Tirana Ekspres me mbështetjen e ADA (Agjensia Austriake e Zhvillimit) krijoi Qendrën Eko e cila shërben si një qendër koordinimi i projekteve në lidhje me zhvillimin e Ishemit.

Qëllimi i këtij projekti është të shpjegojë krijimin dhe aktivitetet fillestare të Eco Camp “Atlantid Beach”. Qëllimi afatgjatë i aktiviteteve që zhvillohen në Atlantid, është të zhvillojë një model të qëndrueshëm të turizmit në Ishëm. Duke përfshirë vendasit në projekte, ky model aspiron të rrisë punësimin në zonë. Nëse burimet natyrore do të administrohen me efikasitet dhe ato do të vazhdojnë të zbatojnë metodat tradicionale për të përmirësuar situatën financiare, kjo zonë do të jetë një plan zhvillimi i qëndrueshëm.

Zbatuesit: Tirana Ekspres në partneritet me komunën Ishëm

Grupi i synuar: Turistë vendas dhe të huaj

Tirana Ekspres do të ndërtojë një plazh ekologjik “Eco- Camp Atlantid Beach”. Qëllimi i Eco Camp është të krijojë shërbime turistike në plazhin Atlantid, i pozicionuar në brigjet e komunës Ishëm. Arkitektura e eko kampit do të jetë modeste dhe funksionale.

Shërbimet e ofruara do të përfshijnë: bar, restorant, akomodim në tenda dhe vend kampingu për karvanët / automjetet. Tendat do të strehojnë deri në 60 persona. Restoranti do të sigurojë ushqim për të paktën 45 persona dhe ushqimi gjithmonë do të përgatitet i freskët, nga produktet lokale. Kjo do të mundësojë mobilizimin e prodhuesve vendas. Menyja do të përfshijë receta të thjeshta dhe ushqim tradicional nga zona. Do të ketë edhe ushqim vegjetarian, në mënyrë që të përshtatet me çdo kërkesë të turistëve.

Për më tepër, Eco-Camp do të ofrojë disa aktivitete shtesë:

  • Koncerte
  • Klasat e yogës
  • Shëtitjet përgjatë bregdetit dhe kalasë së Skënderbeut
  • Zhytja për të parë rrënojat e qytetërimit të vjetër ilir.
  • Peshkimi etj. 

Zhvillimi i Eco-Camp përpiqet të përsërisë modelin e vitit të kaluar. Përmes integrimit të banorëve në këtë projekt ne përpiqemi të krijojmë një ndikim ekonomik, duke rritur punësimin dhe ofertën për më shumë produkte vendore. Ky program do të përmirësojë perceptimin e vendasve për potencialin dhe vetë-punësimin. Futja e vendeve të reja të punës do të shtyjë zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme veçanërisht për punësimin e të rinjve që paraqet një luftë të madhe .

 

Read More
Kryesore, Kultura, Mjedisi, Muzika, Së shpejti, Të kaluara

FIRSTWAVE to SOUNDWAVE

11377265_852536934796115_4904620028380548662_n

 

 

Miq,ne dëshirojmë t’ju mirëpresim në hapjen e sezonit të Kampit tonë të bukur të Beach ATLANTID! Fundjava e 27 dhe 28 Qershorit është e rezervuar për Kepi i Rodonit dhe duhet të shënohet e kuqe në kalendarin tuaj! Hapja mban një ngjarje shumë të veçantë për ju: FIRSTWAVE to SOUNDWAVE. Valët do të shkojnë nga Kepi i Rodonit në Plazhin e Drymades. Kjo është një ngjarje paraprake në Festivalin Zyrtar Soundwave.

 

Programi:

 

27 Qershor

Fillimi: 19:00

MiniMim (Pepper On)

Këmbë (Ks)

Dj Cuc (Tr)

 

28 qershor

Festa në plazh

Tatu (Pepper On)

Uran B. (Ks)

Plazhi ofron ushqim dhe kampe, muzikë dhe pije, paddeling, qetësim, njerëz të shkëlqyeshëm dhe një plazh të mrekullueshëm!

 

Read More