Vjosa n’Fest Edicioni i Dytë

Posted in Së shpejti on 25 March 2023 by Tirana Ekspres 

Projekti i titulluar "Vjosa n'Fest" synon të promovojë nismat e turizmit natyror dhe kulturor nëpërmjet aventurës, artizanatit dhe kulinarisë, si një strategji për ruajtjen e biodiversitetit përgjatë luginës së Vjosës, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

TIRANA EKSPRES prej disa vitesh kontribuon  në  përmirsimin e turizmit, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe natyrore të vendit tonë. TE synon që nëpërmjet këtij festivali në edicionin e dytë të tij, synon t’i japë jetë duke promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore përgjatë luginës së VJOSES. Do të realizohen tre ditë të plota festival, me aktivitete maratonë në disa qëndra të ndryshme të qytetit të Permetit. Vjosa n’Fest do të mbahet më datë 28, 29 dhe 30 Prill duke pritur kështu celjen e sezonit turistik, datën 1 Maj.

Shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar” e ka bërë prioritet mbrojtjen e mjedisit. Për rrjedhojë, turizmi është kthyer në një synim unifikues, me potencialin për të pozicionuar zonën si një destinacion turistik konkurues, me vlerë në tregun kombëtar, rajonal dhe global.

 Aktivitetet kryesore që do të mbahen përgjatë Festivalit janë: 

 - Koncerte Muzikore folk, live, DJ. 

 - Panair i artizanatit dhe kulinarisë. 

 - Hapësira e fëmijëve me lojërat popullore, krijimin e balonave dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese.

 - Sporte dhe aktivitete outdoor si rafting në lumin Vjosë,

 - Guida ditore, trekking kulturor në kishën e shekullit XVIII të Leusës, hiking në Ujërat Termale të Bënjës, ecje në     parkun kombëtar Bredhi i Hotovës, trekking në Grykën e Këlcyrës.

 - Paratrike/Fluturim Parashutë, paramotorr/ fluturim parashute me motorr.

HotAir Baloons, Balona e madhe me gaz, do të pozicionohet në qëndrën e qytetit dhe do tu japë mundësinë të pranishmëve të shijojnë bukurinë e qytetit të Përmetit, gjatë ngritjes dhe uljes së komanduar.  Hipizëm për të apasionuarit pas kuajve. Mountain Bike Fest. Climbing të "Guri i Qytetit" simboli i identitetit të qytetit të Përmetit. 

Ju mirëpresim në këtë edicion të dytë të këtij festivali!


Tags


Related Posts

Ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave”

Ekspozita “Tirana e Artit të tre karantinave”

Ftesë

Ftesë

Përvoja jonë e parë Tandem

Përvoja jonë e parë Tandem

Shfaqja “Perendimi i Vertete”

Shfaqja “Perendimi i Vertete”