Helado Infinito

Posted in Kryesore, Muzika on 10 July 2019 by Rea Leka 

Helado Infinito është një duo i kompozuar nga Loreta Neira (Kili) dhe Victor Borgert (Argjentinë) në mars të vitit 2016. Projekti filloi në La Plata (ARG) por u rrit si një udhëtim  përreth Meksikës, vend ku Helado Infinito regjistroi në një itinerant dhe në mënyrë të pavarur të gjitha këngët e tyre që tani janë pjesë e “Canciones Dispersas”, albumit të tyre të parë.

Pasi qendruan një vit të tërë në Meksikë, Victor dhe Loreta shkuan në Evropë dhe ata luajtën në Berlin, Kopenhaguen, Bratislava, Malmö, Liubliana, Paris, Caen, London, Vjenë, Zagreb dhe Budapest. Pas kësaj, në vitin 2017, Helado Infinito u kthye në Amerikën e Jugut dhe ata prezantuan “Canciones Dispersas” në Argjentinë, Kili dhe Uruguaj. Tani CD e tyre është në shitje edhe në Japoni, për shkak të interesit të një etikete lokale të quajtur Latina.

Helado Infinito përzihet pop me muzikën popullore, hip-hop dhe elektronike në këngë që flasin për ekzistencializmin, dashurinë, udhëtimet dhe marrëdhëniet. Jemi shumë të lumtur që i kemi këta njerëz në hapësirën tonë në 17 korrik në orën 21:00.


Tags


Related Posts

Panairi Hollandez

Panairi Hollandez

Gjurmët e Tiranës

Gjurmët e Tiranës

Shfaqja “Perendimi i Vertete”

Shfaqja “Perendimi i Vertete”

Kultura e Poshterimit

Kultura e Poshterimit