Kryesore, Të kaluara, Workshop

MOZILLA WEEKEND

Mozilla Weekmozilla weekendend, ose pak më në shqip, Fundjava e Mozilla-s, është një event që do tëorganizohet në fundjavën e 8-9 shkurtit për herë të parë në Shqipëri.

Eventi do të organizohet nga Komuniteti i Mozilla Albania dhe gjithashtu  nga hackerspace Open Labs si dhe një sërë partnerësh të tjerë mbështetës. Kjo do të jetë hera e parë e organizimit të një eventi të tillë kaq të madh në Shqipëri. Ndërkohë që më përparë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të promovuar Mozilla-n dhe produkte të Mozilla-s, një fundjavë e tërë e dedikuar vetëm për të në një shkallë kaq të gjerë nuk ka ndodhur më parë. Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë. Gjithashtu ka si qëllim të sjellë njerëz të interesuar në komunitet dhe t’u tregojë atyre për Mozilla-n, në mënyrë që të rritet komuniteti lokal i Mozillianëve.

Aktiviteti do të zgjasë për dy ditë, për 6 orë në ditë, duke filluar që në orën 10:00 të datës 8 shkurt e deri pasditen e datës 9 shkurt. E shtuna paradite do të fillojë me fjalimin e hapjes dhe prezantimin e komunitetit Mozilla në Shqipëri, të gjitha pozicionet e tij, e më pas do të fillojë maratona e prezantimit të produkteve të Mozilla-s si Persona, Lighbeam, Thunderbird, the addons, Firefox OS, e shumë të tjera. Por nuk do të jetë thjesht një event ku të pranishmit thjesht do të dëgjojnë. Aktivitetet përfshijnë edhe trajnime të shkurtra (në formën e prezantimit) dhe shpallje të konkurseve të vogla. Para mbylljes do të zhvillohet dhe një workshop i shkurtër mbi ndërtimni e aplikacioneve për Firefox OS në HTML5 dhe mbyllja do të ketë gjithashtu edhe ndarje të çmimeve.

Prezantuesit nuk do të jenë vetëm shqiptarë por gjithashtu edhe të ftuar nga jashtë Shqipërisë, ndër kontribuesit dhe Representativët më të mëdhenj të Mozilla-s në Europë. Ata do të prezantojnë Mozilla-n dhe projektet e produktet e saj dhe gjithashtu do të jenë trajnerë në workshopet që do të kryhen. Pjesëmarrës mund të jetë çdokush që është i interesuar; të gjithë janë të mirëpritur dhe çdokush do ta gjejë veten në më shumë se një prej seancave të Mozilla Weekend. Eventi do të organizohet në Tirana Ekspres dhe regjistrimi është falas por duhet të regjistroheni në Eventbrite. mozilla-albania.org/mozweekend

Read More
Artet vizuale, Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

SHIKO DHE MOS HARRO – REMEMBRANCE OF ROMA GENOCIDE

Te henen, 27 Janar 2014: Dita Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit!

18:00 Mireseardhja dhe hapja e ekspozites “ Shiko dhe Mos Harro”!

18:30 Shfaqja e filmit dokumentar “People Uncounted” (shikoni trailerin ketu: http://youtu.be/e7slCGDaSWY)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit Roma Active Albania ka kënaqësine t’iu ftoj në aktivitetin “Shiko dhe Mos harro” një ekspozitë në perkujtim të Gjenocidit Rome dënuar nga nazistët gjatë Lufta e Dytë Botërore. Në gusht të vitit 2013 450 të rinj Romë dhe jo-Romë nga e gjithë Evropa u mblodhën për të përkujtuar ditën e likuidimit të “Zigeunerlager” në Aushvic në vitin 1944. Gjatë katër ditëve ata ishin pjesë e ëorkshopeve dhe disktimeve të ndryshme për të mësuar më shumë në lidhje me këtë pjesë gjerësisht të panjohur të Holokaustit dhe për të punuar në një kulturë aktive të përkujtimit ,për të luftuar antigypsyism, racizmin, gjuhën e urrejtjes dhe ekstremizmit në Evropë RAA do të ndajë këtë përvojë me ju dhe për të nxitur njohjen e gjenocidit rome në një publik më të gjerë në Shqipëri. Pas hapjes së ekspozitës do të ketë një shfaqje të filmit dokumentar “People Uncounted” që të jap më shumë njohuri për temën e Gjenocidit Rome në përgjithësi.

holocaust comemmoration

Read More
Kryesore, Kultura, Muzika, Të kaluara

MUZIKE DHOME – Ansambli folklorik i Arumuneve te Kavajes

arumun chamber musicTe enjten, 23 Janar, ora 19.00 @ Tirana Ekspres: Muzike dhome me “Ansambli folklorik i Arumuneve te Kavajes”!
Kete te enjte rikthehet muzika e dhomes, por kete here disi ndryshe me te ftuar Ansamblin folklorit te Arumuneve te Kavajes, qe do performojne kenge dhe valle karakteristike te Arumuneve.

hyrja : 200 leke.
P.S.: cmimi prej 200 lekesh eshte kontribut per artistet te cilet kane shpenzime te cilat duhen te mbulohen.
Ju mirepresim!

Read More
Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

ITALIAN NEOREALISM – MOVIE NIGHTS NE JANAR 2014

roma felliniITALIAN NEOREALISM

Të Martat e Janarit të vitit të ri 2014, Movie Night, do të na presin me prezantimin e Neorealizmit Italian.

Te marten, 28/01/2014, ora 19.30: “Roma” (Komedi, 127min, 1972) nga Federico Fellini

Neorealismi i përket një epoke midis masakrave dhe progreseve, të shekullit të luftrave dhe të totalitarizmave. Lind nga një situatë e dërrmuar prej luftës së dytë botërore, ku kultura ka dështuar. Kinemaja Neorealiste rikthen ose mendon t’i rikthejë artit një rol për të shpëtuar njeriun, taman aty kur ky ka prekur pikën më të errët të civilizimit të tij. Neorealizmi, për Roberto Rossellini-n (një regjizor kyç i kësaj lëvizje), është një mjet për të përballuar jetën e vërtetë dhe për t’iu afruar sa më shumë gjërave të vërteta.

Gjejni gjithë programin këtu:

ITALIAN NEOREALISM January 2014

Read More
Kryesore, Të kaluara, Workshop

YOGA SESSIONS

yoga3KUJDES! KETO JAVE TE DIELEN, 26 JANAR! ora 11.00 dhe 15.00!

Hatha dhe Kundalini CDO te Shtune ne oren 11.00 dhe 15.00 @ Tirana Ekspres!
Duke filluar nga 4 Janar, 2014.

Yoga krijon balance dhe harmoni ne trup, mendje, gjendjen emocionale dhe shpirterore.
Eshte nje udhetim sa  fizik ashtu dhe shpirteror.  Ushtrimet  Asana , stimulojne nepermejt rrugeve te shtylles kurizore clirimin e cakrave ne trup per zgjimin e energjise se kundalinit, per ta  shperndare  kete energji ne te gjithe trupin.

Alda studiuar dhe praktikuar ne Kanada dhe Indi.

Ju lutemi, sillni tapetet e yoges!

Read More
Kryesore, Kultura, Muzika, Të kaluara

EPIC NIGHT

Kjo e mërkurë, 01/01/2014, ora 19.30: Tirana Ekspres po hap fazën e saj për muzikantët e rinj që të eksperimentojnë dhe interpretojnë live. Këtë herë është hera e parë që Ledja Beko (vokale), Amando Bardhoshi (vokal), Xhon (kitarë), Mateo Basha (kitarë) dhe Silvester Shoshi (violinë) për të realizuar muzikë epike.

Read More
Kryesore, Mjedisi

ECO CENTRE ISHEM

Eco Center në Ishem është pika koordinuese për projektet e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit rajonal të Tiranës Ekspres. Ishem Eco Center ynë është një projekt i ri mjedisor i qëndrueshëm 2013/14 i organizuar nga Tirana Ekspres. Qëllimi i projektit Ishem Eco House është përballja dhe trajtimi i dëmit të shkaktuar ndaj Rodon Cape nga mbeturinat dhe abuzimet njerëzore. Ekzistojnë tre faza që ne po kërkojmë të zhvillojmë me punën e ruajtjes së Rodon Cape. 1) Dokumentoni dhe përshkruani llojin e dëmit që ekziston përgjatë Kepit të Rodonit. 2) Hartoni një strategji / propozim financimi për ruajtjen dhe mbrojtjen e Rodon Cape. 3) Zbatimi dhe mirëmbajtja e strategjisë së ruajtjes. Vullnetarët që punojnë për projektin do të strehohen në Qendrën tonë Ishem Eco. Shtëpia aktualisht ka një kuzhinë ,dhome gjumi dhe dush / tualet. Hapësira e kopshtit është  me pamje të jashtëzakonshme të luginës dhe vijës bregdetare, të rrethuar me vreshta rrushi, pemë shege dhe pemishte portokalli. Gjatë kohës së lirë të vullnetarëve në shtëpinë Eco, ju mund të eksploroni disa prej shtigjeve në këmbë, të shkoni në një nga plazhet e izoluara ose të përzieni me vendasit.

Read More