Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

MOVIE NIGHT – APRIL LOVE #4

amourTe marten, dt. 29 Prill ora 19.30: Amour (by Michael Haneke, 127 min)

Historia e nje cifti te vjeter, Anne dhe Georges, te cilet jane mesues muzike te dale ne pension dhe jetojne ne Paris. Anne peson nje goditje e cila paralizon njeren pjese te trupit te saj. Lidhja dashurore e ciftit testohet ne nje menyre te eger.

Trailer : https://www.youtube.com/watch?v=F7D-Y3T0XFA

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara

MULTILANGUAGES CAFE

Multilanguages cafe-NEW!!! CDO TE MERKUREN 16.00-18.00 @ Tirana Ekspres/ Stacioni No. 1 !!!

Multilanguages cafe (kafe ne shume gjuhe) eshte projekti me i ri i Tirana Ekspres.
Tirana Ekspres si ambjenti i vetem alternativ ne Tirane ne promovimin e artisteve te rinj dhe kultures ne teresi por jo vetem dhe si nje Organizate gjitheperfshirse per inkurajimin dhe mbeshtetjen e komuniteteve per te ndermarre nisma konkrete ne ndryshimin e cilesise se jetes ne pergjithesi, tashme lancon nje program te rri, alternativ po aq sa dhe te dobishem per te rinjte shqiptare.
Multilanguages cafe eshte nje nisme qe bazohet ne praktiken e drejtperdrejte te nje ose me shume gjuheve ne te njejten kohe, ajo fokusohet ne te mesuarin informal dhe ka si baze diskutimet, debatet, role play apo shkembimet nderinstitucionale dhe pse jo dhe nderkombetare.
Kjo praktike bazohet ne formatin e Universiteteve Europiane per studentet e gjuheve te huaja ku cdo individ eshte i lire te kontibuoje, te marri apo te japi aq sa ai/ajo deshiron per te permiresuar nivelin personal te nje gjuhe te huaj.
Cdo person eshte i mirepritur te bashkangjitet ne cilendo prej tavolineve te gjuheve:
Anglisht
Gjermanisht
Spanjisht
Frengjisht
Italisht
Shqip
Apo apsolutisht te ndjehet i lire te shprehi deshiren per nje gjuhe tjeter qe deshiron te praktikoje gjate orarit te vene ne dispozicion.

Perfitimet nga ky program jane te shumta por nder te tjera po permendim :
• Permiresimi i afteive komunikuese ne nje/disa gjuhe te huaja te ndryshme nga gjuha e nenes
• Ndryshimin e mentalitetit dhe thyerje te paragjykimeve te ndryshme sociale dhe gjuhesore ne vecanti
• Te punuarit me teknika alternative bashkohore te ndryshme nga ato teorike e akademike
• Nxitje dhe motivim per individet qe ne te ardhmen te zhvillojne ide dhe programe personale
• Permiresimi ne cilesi dhe sasi te njohurive
• Mundesi potencialish produktive per te qene pjese e rrjeteve te rreja sociale dhe per te shprehur vetveten
• Te punuarit ne grup dhe mundesine per te krijuar mardhenia te mira interpersonale
• Promovimin e shumllojshmerise kulturore, etnike, linguistike apo fetare ne diversitetin shoqeror
• Promovim te vlerave dhe tradites per te pasur nje shoqeri me pranuese dhe me te hapur ndaj ndryshueshmerise

Qellimi i programit eshte, tu vije ne ndihme te gjithe atyre qe deshirojne te praktikojne nje gjuhe te huaj, si alternativa me e mire e te mesuarit ne baze te edukimit informal, ose te mesuarit nepermjet te berit vete(learning by doing). Ky program do te ofrohet nga Tirana Ekspres per cdo te merkure.

Per cdo informacion te nevojshem apo per cdo paqartesi ose per pyetje te metejshme cdo kush eshte i mirepritur te kontaktoje me ne personalish emaili im eshte [email protected] gjithashtu Bruno dhe Andri jane cdo dite tek Tirana Ekspres (perballe Parlamentit ne te njejten godine me FRD)

Jeni te mirepritur te praktikojme sebashku, deshira jone eshte te permiresohemi sebashku.

Read More
Kryesore, Kultura, Muzika, Të kaluara

CONCERT FOLK JAZZ QUARTET

folk jazz 2Perseri ne Tirana Ekspres vijne me disa pjese te reja Albanian Folk Jazz Quartet – Live concert.
Te premten,  dt. 11 Prill 2014, ora 21.30

Te premten mbrema, ritmet dhe muzika e bukur Shqipetare do na shoqeroje gjate mbremjes me performancen e disa artisteve te cilet e sjellin ne nje forme ndryshe: Jazz.

Violine.
Kitarre.
Fizarmonike.
Bateri.

Studente te Akademise se Arteve dhe te diplomuar prej saj. Instrumentiste shume te mire, te cilet i kane kushtuar vite jete muzikes, kete here do performojne ne Tirana Ekspres !!

Hyrja : 200 leke.
P.s : cmimi prej 200 lekesh eshte kontribut per artistet te cilet kane shpenzime te cilat duhen te mbulohen.
ju mirepresim, Tirana Ekspres

Read More
Kryesore, Kultura, Të kaluara, Teatri

TEATRI E ENDRRAVE

teatri e endrraveShfaqja “Teatri e Endrrave” te enjten dt. 24 Prill ora 19.00 @ Tirana Ekspres!

Dy fjalë për “Teatrin e Ëndrrave”

Përpara një viti me 23 maj 2013, në sallën Shakespeare të Teatrit Metropol u shfaq në skenë vepra dramatike “Lotët e Ekzistencës”. Shfaqia u realizua në mbështetje të nje kauze bamirsie, të mblidheshin fonde për një vogëlushe 3 vjeç e cila vuante nga një sëmundje e rrallë në tru. Përveç kauzës, e veçanta e shfaqies ishin edhe kasti i aktorve ku midis tyre aktronin persona me aftësi të kufizuar. Me këtë shfaqie lindi edhe “Teatri i Ëndrrave”, ku nje grup vullnetarësh që kanë pasion artin, pavarsisht pengesave të tyre fizike ata ngrihen edhe mbi to, dhe ngjiten në skenë për të realizuar shfaqie teatrale të veçanta dhe të arritura artistikisht.

“Teatri i Ëndrrave”  duke u bazuar vetëm në një parim për të gjithë pjestarët vullnetar të saj:
Pa dallim gjinije, kulture, feje, ngjyre, klase shoqërore & sociale – e vetmja e vërtetë e rëndesishme është  pasioni për artin dhe guximin për të ndiekur ëndrrat; u krijua si projekt nga comunity theater – “Akademia e Ëndrrave”.

Kush është  “Akademia e Ëndrrave”?

“Akademia e Ëndrrave” është nje Comunity Theater qëllimi i të cillit është të jetë shtëpia e të gjithë vullnetarve, pasioni i të cilëve është arti. Të jetë “arena” ku të gjithë  mund të ngjiten mbi të dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.

Çdo individ që ka pasion artin dhe dëshiron të meret me art, por nuk ka mundësi; duhet vetëm te trokasë në Akademine e Ëndrrave dhe NE do të jemi aty per t’iu dëgjuar dhe per t’iu ndimuar që ëndrra juaj të realizohet.

Çdo individ që dëshiron të merret me vullnetarizëm në fushën e artit (si teatër, ekspozita, koncerte, etj), mjafton të trokasë tek NE dhe ti bashkohet nismës – Art Për Të Gjithë…

dhe në kuadrin e kësaj nisme lindi projekti “Teatri i Ëndrrave”:

Ky projekt me anë të përfshirjes përmes artit, ka si qëllim integrimin e personave me aftesi të kufizuar në shoqërinë sociale dhe atë kulturore nëpërmjet terapis së teatrit. Ajo që ne duam të arrijmë është promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të personave me aftësi të kufizuar, si dhe lobim për ekzekutimin e të drejtave të tyre për tu përfshirë në mënyrë aktive në jetën sociale dhe kulturore. Në vendin tonë aftësia e kufizuar shikohet ende me syrin negativ dhe jo në raste të rralla janë edhe vetë familjarët e këtyre personave të cilët ende e trajtojnë prapambetjen mendore si nje sëmundje e cila duhet fshehur nga mjedisi social. Synimi i projektit nuk është vetiak, ne nuk duam të ngrem një emër. Ajo që ne duam është të ngrem një familje të përbashkët, të tregojmë që ne vlejmë, fakti që kemi një aftësi të veçantë nuk na bën të identifikohemi ndryshe nga të tjerët. Duam të arrijmë atë që na përket. Të tregojmë që pas kësaj fytyre që disa e quajnë të shëmtuar ekziston një shpirt i cili ka vlera, por që për ti promovuar ato duhet mbështetje.

Gati 1 vit nga shfaqia e parë, “Teatri i Ëndrrave” rikthehet por kësaj radhe më i plotë se kurrë. Skenari është ripërpunuar (tashmë janë 13 personazhe nga 6 personazhe që ishin në shfaqien e parë) duke u bërë me i plotë dhe gjithpërfshirës. Kasti i aktorve është edhe më i larmishëm, pasi përbëhet nga perfaqësues të çdo komuniteti që jeton në Shqipëri, është një miksim i personave me aftësi të kufizuar, personave të verbër, personave nga komuniteti rom dhe aktorve amator.

Vepra dramatike “Lotët e Ekzsitencës” është nje miksim i dramës me poezitë, të shoqëruar nën tingujt e kitares. Vepra është e shkruajtur në varg lirik dhe për një orë e gjysëm premtojmë që do shijoni tekste dhe vargje të mbushur me melodicitet dhe ngarkesa emocionale. Gjithashtu mesazhi i veprës është i fortë, pasi do të bërtitet thirrja për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve me sëmundje të rënda patologjike  dhe racizmit. Vepra përbëhet nga 2 akte, dhe është vendosur: në aktin e parë në gojën e një adoloshenti që vuan nga leucemia dhe në aktin në gojën e një adoloshenti me ngjyrë.

Në javën e fundit të prillit do të ngjitemi në skenën e teatrit të Tiranës për të vazhduar më pas me një turne në qytete të tjera të Shqiperisë, sepse duam që zëri jonë të përcillet anë e mbanë Shqipërisë.

Shfaqie të tillë kërkojnë kontributin e gjith-kujt,  prandaj në fund duam ti bëjmë apel çdo individi dhe institucioni (qeveritar dhe jo qeveritar), që ti bashkohen këtij projekti. Sepse kemi nevojë për çdo “forcë, entuziasëm & humanizëm” për të përmbushur një mision të tillë.

BASHKOHUNI dhe JU me NE, të realizojmë një ËNDËRR

Edvin Dusha

Read More
Filma, Kryesore, Kultura, Të kaluara

MOVIE NIGHTS – APRIL LOVE #3

concequences of loveTe marten dt. 22 Prill, ora 19.30: The consequences of love (by Paolo Sorrentino, 100 min)

Titta di Girolamo eshte nje njeri jo shume I shoqerueshem I cili jeton ne nje hotel te Luganos ( Zvicer ) per rreth 10 vite. Ai injoron cdo person dhe duket sikur nuk ka ndjenja. Jeta e tij ndryshon pothuajse totalisht kur ai fillon te ndjeje terheqje per nje bariste qe punon ne hotel.

Trailer: http://www.youtube.com/watch?v=uDE9J0zPd00

Read More